HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


1. Fatiha

1:1.          Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

1:2.          Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave

1:3.          Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

1:4.          Sunduesit të ditës së Gjykimit

1:5.          Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë

1:6.          Udhëzona në rrugën e drejtë,

1:7.          në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!