HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


36. Ja Sin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

36:1.        Ja, Sinë!

36:2.        Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.

36:3.        S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.

36:4.        Je në një rrugë të drejtë.

36:5.        (Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

36:6.        Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.

36:7.        Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.

36:8.        Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.

36:9.        Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.

36:10.      Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

36:11.      Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.

36:12.      Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).

36:13.      Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.

36:14.      Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.

36:15.      Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.

36:16.      Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.

36:17.      Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë.

36:18.      Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.

36:19.      Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”

36:20.      Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”

36:21.      Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!

36:22.      E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.

36:23.      A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë.

36:24.      Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.

36:25.      Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”

36:26.      Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,

36:27.      për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”

36:28.      Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,

36:29.      përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).

36:30.      O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.

36:31.      A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.

36:32.      Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.

36:33.      Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.

36:34.      Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).

36:35.      Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.

36:36.      I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.

36:37.      Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.

36:38.      Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.

36:39.      Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).

36:40.      As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.

36:41.      Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.

36:42.      Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.

36:43.      E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.

36:44.      Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.

36:45.      E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).

36:46.      Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.

36:47.      Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.

36:48.      Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”

36:49.      (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.

36:50.      E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.

36:51.      Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.

36:52.      E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.

36:53.      Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.

36:54.      Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.

36:55.      Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

36:56.      Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.

36:57.      Aty kanë pemë dhe çka të duan.

36:58.      Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues!

36:59.      E tash, ju kriminelë, ndahuni!

36:60.      O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?

36:61.      (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!

36:62.      Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?

36:63.      Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.

36:64.      Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!

36:65.      Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.

36:66.      E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?

36:67.      Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.

36:68.      E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?

36:69.      Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë.

36:70.      Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

36:71.      A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.

36:72.      Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.

36:73.      Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?

36:74.      Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

36:75.      Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

36:76.      E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.

36:77.      A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.

36:78.      Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?

36:79.      Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.

36:80.      Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.

36:81.      A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.

36:82.      Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.

36:83.      I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetë te Ai ktheheni.