HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


37. Saffat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

37:1.        Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.

37:2.        Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.

37:3.        Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.

37:4.        Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.

37:5.        Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).

37:6.        Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dunjasë) me bukurinë e yjeve.

37:7.        Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.

37:8.        Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.

37:9.        Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

37:10.      Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

37:11.      Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

37:12.      Por ti je i habitur, e ata tallen.

37:13.      E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.

37:14.      E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.

37:15.      Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.

37:16.      A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?

37:17.      A edhe të parët tanë të herëshëm?

37:18.      thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”

37:19.      Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.

37:20.      E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”

37:21.      Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.

37:22.      Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.

37:23.      (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!

37:24.      Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.

37:25.      Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?

37:26.      E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.

37:27.      E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.

37:28.      (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).

37:29.      Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.

37:30.      Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).

37:31.      E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).

37:32.      Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.

37:33.      Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.

37:34.      Kështu Ne veprojmë me kriminelët.

37:35.      Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.

37:36.      Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”

37:37.      Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.

37:38.      Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.

37:39.      Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.

37:40.      Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,

37:41.      Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,

37:42.      Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,

37:43.      Në Xhennete të begatshme,

37:44.      Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,

37:45.      Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,

37:46.      E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,

37:47.      Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,

37:48.      E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,

37:49.      Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).

37:50.      I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,

37:51.      Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,

37:52.      thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se

37:53.      Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”

37:54.      Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”

37:55.      Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.

37:56.      Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.

37:57.      Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,

37:58.      Dhe ne nuk do të vdesim më,

37:59.      Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”

37:60.      Vërtet, ky është ai suksesi i madh,

37:61.      Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!

37:62.      A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?

37:63.      Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.

37:64.      Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.

37:65.      Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.

37:66.      E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.

37:67.      Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.

37:68.      Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.

37:69.      Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.

37:70.      Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).

37:71.      Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.

37:72.      Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.

37:73.      E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.

37:74.      Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.

37:75.      Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.

37:76.      Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.

37:77.      E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

37:78.      Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.

37:79.      Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).

37:80.      Ne kështu i shpërblejmë të mirët.

37:81.      Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.

37:82.      E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).

37:83.      Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

37:84.      Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

37:85.      Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”

37:86.      A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?

37:87.      çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?

37:88.      Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,

37:89.      E tha: “Unë jam i sëmurë!”

37:90.      Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.

37:91.      Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”

37:92.      çka keni pra, që nuk po flitni?

37:93.      Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).

37:94.      Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).

37:95.      Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”

37:96.      E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.

37:97.      Ata thanë: “Ndërtojani atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!

37:98.      Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.

37:99.      Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”

37:100.   Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!

37:101.   Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).

37:102.   Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”

37:103.   E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).

37:104.   Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”

37:105.   Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!

37:106.   Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.

37:107.   Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.

37:108.   Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.

37:109.   Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!

37:110.   Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

37:111.   Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

37:112.   Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.

37:113.   Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.

37:114.   Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.

37:115.   I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.

37:116.   Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.

37:117.   Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.

37:118.   Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.

37:119.   Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.

37:120.   (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.

37:121.   Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

37:122.   Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.

37:123.   Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.

37:124.   Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”

37:125.   A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?

37:126.   All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”

37:127.   Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.

37:128.   Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.

37:129.   Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.

37:130.   “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).

37:131.   Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

37:132.   S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.

37:133.   Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.

37:134.   Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.

37:135.   Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.

37:136.   Pastaj të tjerët i rrënuam.

37:137.   E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)

37:138.   e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?

37:139.   Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.

37:140.   kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).

37:141.   E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).

37:142.   Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.

37:143.   E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.

37:144.   Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.

37:145.   E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.

37:146.   Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.

37:147.   Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.

37:148.   E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.

37:149.   E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”

37:150.   Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!

37:151.   Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

37:152.   “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).

37:153.   A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?

37:154.   Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?

37:155.   A nuk jeni duke menduar?

37:156.   A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

37:157.   Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!

37:158.   Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.

37:159.   All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.

37:160.   Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).

37:161.   E, as ju dhe as ata që i adhuroni,

37:162.   Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),

37:163.   Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.

37:164.   E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.

37:165.   Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),

37:166.   Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).

37:167.   Po edhe pse ata ishin që thoshin:

37:168.   Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,

37:169.   Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.

37:170.   Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.

37:171.   E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

37:172.   se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.

37:173.   dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.

37:174.   Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.

37:175.   E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).

37:176.   A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?

37:177.   E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.

37:178.   E ti largohu për një kohë prej tyre,

37:179.   Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.

37:180.   I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.

37:181.   Qoftë paqja mbi të dërguarit.

37:182.   Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!