HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


51. Dharijat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

51:1.        Për erërat që ngrehin dheun dhe e shpërndajnë.

51:2.        Për retë që e bartin shiun e rëndë.

51:3.        Për anijet që lundrojnë lehtë.

51:4.        Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.

51:5.        S’ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt.

51:6.        Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) dotë ndodhë pa tjetër.

51:7.        Për qiellin plot rrugë.

51:8.        Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,

51:9.        Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.

51:10.      Mallkuar qofshin gënjeshtarët!

51:11.      Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).

51:12.      E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”

51:13.      Dita kur ata digjen në zjarr.

51:14.      Përjetoni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.

51:15.      Të devotshmit janë në kopshte e burime.

51:16.      Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dunja) ishin mirëbërës.

51:17.      Ata qenë të cilët pak flinin natën.

51:18.      Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.

51:19.      Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).

51:20.      Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

51:21.      Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?

51:22.      E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.

51:23.      Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.

51:24.      A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?

51:25.      Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”

51:26.      Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe sollii një viç të majmë të pjekur.

51:27.      Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”

51:28.      Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.

51:29.      E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”

51:30.      Ata (engjëjt) thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi”.

51:31.      Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”

51:32.      Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”

51:33.      Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!

51:34.      (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).

51:35.      Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).

51:36.      Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.

51:37.      Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.

51:38.      (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.

51:39.      E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”

51:40.      E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.

51:41.      Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,

51:42.      e cila nuk la send pa e shëndruar në mbeturinë.

51:43.      Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.

51:44.      E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu me rrufeja krismë, e ata e shihnin.

51:45.      Dhe nuk mundën as të ngrtiten e as t’i kndërvihen.

51:46.      Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.

51:47.      Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.

51:48.      Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.

51:49.      Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).

51:50.      Pra, ikni e mbështetnu te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.

51:51.      E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.

51:52.      Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”

51:53.      A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.

51:54.      Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.

51:55.      Vazhdo me kshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.

51:56.      Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.

51:57.      Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.

51:58.      All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.

51:59.      S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.

51:60.      Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!