| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
52:1. Pasha Turin.
52:2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
52:3. Në lëkurë të shtrirë.
52:4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
52:5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
52:6. Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
52:7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë.
52:8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
52:9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
52:10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
52:11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.
52:12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
52:13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.
52:14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
52:15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dunja).
52:16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.
52:17. Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
52:18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.
52:19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.
52:20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
52:21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
52:22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
52:23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
52:24. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
52:25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dunja).
52:26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
52:27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
52:28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”.
52:29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
52:30. E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.
52:31. Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.
52:32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?
52:33. A mos ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.
52:34. Pra, nëse ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.
52:35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
52:36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
52:37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
52:38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
52:39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
52:40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
52:41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
52:42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
52:43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
52:44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”
52:45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi asgjë e as do të ndihmohen.
52:47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.
52:48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!
52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më. |