| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
55:1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
55:2. Ai ia mësoi Kur’anin
55:3. E krijoi njeriun.
55:4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
55:5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:6. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
55:8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
55:10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:16. E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:17. Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
55:18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
55:19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
55:20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
55:21. E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
55:23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
55:25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:26. Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
55:27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
55:28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:29. (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
55:30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:31. Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
55:32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
55:33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
55:34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:37. E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
55:38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
55:42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
55:45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.
55:47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
55:49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
55:51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:52. Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
55:53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:54. Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
55:55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
55:57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë).
55:59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
55:61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
55:63. Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
55:64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
55:65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
55:67. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
55:69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:70. Aty janë ato (gra) të ndershme e të bekuara.
55:71. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:72. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
55:73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
55:75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
55:77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni/
55:78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar! |