| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
56:1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
56:2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
56:3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
56:4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
56:5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
56:6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
56:7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
56:8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
56:9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
56:10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
56:11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
56:12. Janë në Xhennetet e begatshme.
56:13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhëmb koka, as nuk dehen.
56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:23. Si të ishim inxhi të ruajtura.
56:24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
56:25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
56:26. Vetëm thënie: selam pas selami.
56:27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
56:28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
56:29. Të bananeve me fruta palë-palë.
56:30. Nën hije të përhershme.
56:31. Pranë ujit rrjedhës.
56:32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
56:33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
56:34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
56:35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
56:36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
56:37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
56:38. (Ato janë) Për ata të djathtët.
56:39. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
56:40. Janë shumë nga më të vonshmit.
56:41. E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
56:42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56:43. Dhe në errësirë nga tymi.
56:44. As e freskët e as e këndshme.
56:45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56:46. Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
56:47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56:48. A edhe prindërit tanë të hershëm?
56:49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
56:50. Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!
56:51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56:52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
56:53. Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
56:54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56:55. Do të pini si deveja e etshme!”
56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56:58. A më tregoni për farën që e derdhni,
56:59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56:60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56:61. Që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56:62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56:63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56:66. S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56:67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56:68. A e shihni ujin që po e pini?
56:69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56:71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56:72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56:73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
56:74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
56:75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
56:76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.
56:78. Është në një libër të ruajtur.
56:79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
56:80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
56:81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56:82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:84. E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).
56:85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56:86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
56:87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56:88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
56:89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
56:90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
56:91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56:92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:93. Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56:94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
56:95. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
56:96. Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar |