| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
68:1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
68:2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
68:3. Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
68:4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!
68:5. Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.
68:6. Se cili prej jush është i çmendur?
68:7. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
68:8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
68:9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.
68:10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
68:11. që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.
68:12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,
68:13. që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
68:14. (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
68:15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
68:16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
68:17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
68:18. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshall -llahu!”
68:19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
68:20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
68:21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
68:22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!
68:23. Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush).
68:24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
68:26. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
68:27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
68:28. Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?”
68:29. Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
68:30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
68:31. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
68:32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:35. A do ti bëjmë krminelët të barabartë me muslimanët?
68:36. Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?
68:37. A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?
68:38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:39. Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?
68:40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
68:41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?
68:42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.
68:43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
68:44. Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
68:45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
68:46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
68:47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
68:48. Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
68:49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
68:50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
68:51. E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
68:52. Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve). |