| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
70:1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
70:3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:6. Atyre u duket ai larg,
70:7. Kurse Neve ai na duket afër.
70:8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
70:9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
70:10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
70:11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
70:12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
70:13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
70:14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
70:15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
70:16. Është që heq kapakët e kokës.
70:17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).
70:18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
70:19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
70:20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
70:21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
70:22. Përveç atyre që falen,
70:23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
70:24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
70:25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
70:26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
70:27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
70:29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
70:32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
70:33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
70:34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
70:35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
70:36. Ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
70:37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
70:38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin e begatshëm?
70:39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
70:40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
70:41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
70:42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
70:43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
70:44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar. |