| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
71:1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”
71:2. Ai tha: “O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.
71:3. Adhurojeni All-llahun, keni frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
71:4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.
71:5. Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
71:6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
71:7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
71:8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
71:9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.
71:10. Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:13. Ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
71:18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.
71:21. Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
71:22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.
71:23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
71:24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
71:25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
71:26. E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
71:27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
71:28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”. |