| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
74:1. O ti i mbuluar!
74:2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
74:3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
74:4. Dhe rrobat tua pastroji!
74:5. Dhe të keqës së ndyrë largohu!
74:6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
74:7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
74:8. E, kur të fryhet në Sur,
74:9. Atëherë ajo është ditë e vështirë.
74:10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
74:11. Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
74:12. Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
74:13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
74:14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
74:15. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër.
74:16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
74:17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
74:18. Pse ai shumë mendonte, radhite e përgatiste (për Kur’anin).
74:19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
74:20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
74:21. Ai sërish thellohej në mendime.
74:22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
74:23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
74:24. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
74:25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
74:26. E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
74:27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
74:28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
74:29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
74:30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “Ka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:32. Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
74:33. Edhe natën kur tërhiqet!
74:34. Edhe agimin kur agon!
74:35. S’ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:36. Është vërejtje për njerëz!
74:37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:38. Secili njeri është pengë i veprës së vet.
74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:40. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
74:42. “Çka u solli juve në Sekar?”
74:43. Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
74:44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
74:45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
74:46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
74:47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”
74:48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
74:49. Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’ait)?
74:50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
74:51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
74:52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
74:53. E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
74:54. Dhe jo! Se ai (Kur’ani) është këshillë e lartë.
74:55. E kush do, këshillohet me të.
74:56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh! |