HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


76. Insan

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

76:1.        Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.

76:2.        Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.

76:3.        Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.

76:4.        Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë, pranga e zjarr.

76:5.        S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).

76:6.        Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë kutë duan.

76:7.        Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.

76:8.        Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.

76:9.        Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

76:10.      Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.

76:11.      Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.

76:12.      Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.

76:13.      Aty janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

76:14.      Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.

76:15.      Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.

76:16.      Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).

76:17.      Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).

76:18.      (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).

76:19.      Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të derdhur.

76:20.      Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.

76:21.      Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër.

76:22.      Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.

76:23.      Ne të shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë).

76:24.      Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.

76:25.      Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.

76:26.      Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.

76:27.      Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.

76:28.      Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.

76:29.      Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.

76:30.      Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.

76:31.      Ai vetë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.