HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


78. Nebe’

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

78:1.        Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?

78:2.        Për lajmin e madh e tronditës.

78:3.        Në të cilin ata janë në kundërshti.

78:4.        Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!

78:5.        Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!

78:6.        A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),

78:7.        Ndërsa kodrat shtylla?

78:8.        Dhe Ne u krijuam juve në çifte.

78:9.        Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.

78:10.      Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).

78:11.      Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.

78:12.      Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.

78:13.      Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.

78:14.      Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.

78:15.      Që me të të rrisim drithëra e bimë.

78:16.      Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.

78:17.      S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.

78:18.      Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.

78:19.      Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.

78:20.      Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).

78:21.      E Xhehennemi është në pritë (në pusi).

78:22.      Është vendstrehim i arrogantëve.

78:23.      Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).

78:24.      Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.

78:25.      Përveç ujë të valë e kalbësirë.

78:26.      Si ndëshkim i merituar.

78:27.      Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.

78:28.      Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.

78:29.      Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.

78:30.      E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.

78:31.      S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.

78:32.      Kopshte e vreshta rrushi.

78:33.      Edhe vasha të një moshe.

78:34.      Edhe gota të mbushura plot verë.

78:35.      Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.

78:36.      Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.

78:37.      Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.

78:38.      Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.

78:39.      Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.

78:40.      Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha