HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


79. Nazi’at

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

79:1.        Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!

79:2.        Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!

79:3.        Dhe ata që notojnë me shpejtësi!

79:4.        Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!

79:5.        Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!

79:6.        Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.

79:7.        Që pas saj pason tjetra.

79:8.        Atë ditë zemrat janë të tronditura.

79:9.        Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).

79:10.      Ata (idhujtarët në dunja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”

79:11.      A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”

79:12.      Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”

79:13.      Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).

79:14.      Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.

79:15.      A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?

79:16.      Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).

79:17.      Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.

79:18.      Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”

79:19.      Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!

79:20.      Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.

79:21.      Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.

79:22.      Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.

79:23.      I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.

79:24.      E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”

79:25.      Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.

79:26.      Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.

79:27.      A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!

79:28.      Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.

79:29.      Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

79:30.      E pastaj tokën e sheshoi.

79:31.      Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.

79:32.      Kurse kodrat ia përforcoi.

79:33.      Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.

79:34.      E kur të vijë vala e madhe (kijameti),

79:35.      Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.

79:36.      E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.

79:37.      E për sa u përket atij që ka tepruar.

79:38.      Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,

79:39.      Xhehennemi do të jetë vendi i tij.

79:40.      E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,

79:41.      Xhenneti është vendi i tij.

79:42.      Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”

79:43.      Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë?

79:44.      Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.

79:45.      Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.

79:46.      Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.