HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


81. Tekwir

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

81:1.        Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),

81:2.        Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),

81:3.        Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),

81:4.        Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,

81:5.        Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).

81:6.        Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar,

81:7.        Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.

81:8.        Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,

81:9.        Për çfarë mëkati ato janë mbytur,

81:10.      Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,

81:11.      Dhe kur qielli të jetë hequr,

81:12.      Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,

81:13.      Dhe kur Xhenneti të jetë afruar,

81:14.      Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).

81:15.      Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),

81:16.      Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë),

81:17.      Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.

81:18.      Pasha agimin kur ia shkrep!

81:19.      S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).

81:20.      Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.

81:21.      Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.

81:22.      Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!

81:23.      Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.

81:24.      Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).

81:25.      Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!

81:26.      Pra, ku jeni, kah shkoni?

81:27.      Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!

81:28.      Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.

81:29.      Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!