| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
82:1. E kur të çahet qielli.
82:2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
82:3. Dhe kur të përzihen detet.
82:4. Dhe kur të trazohen varret.
82:5. Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
82:6. O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
82:7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
82:8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
82:9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
82:10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
82:11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
82:12. Ata e dinë se çka punoni.
82:13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
82:14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
82:15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
82:16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
82:17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
82:18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
82:19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut! |