HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


84. Inshikak

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

84:1.        Kur të pëlcet qielli.

84:2.        T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.

84:3.        Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.

84:4.        E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,

84:5.        Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.

84:6.        O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.

84:7.        E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,

84:8.        Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,

84:9.        Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.

84:10.      E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,

84:11.      Ai do t’i ndjellë vetës shkatërrim,

84:12.      Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.

84:13.      Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,

84:14.      Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.

84:15.      Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.

84:16.      Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,

84:17.      Dhe në natën dhe çka ajo tubon,

84:18.      Dhe në hënën kur ajo është e plotë.

84:19.      Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.

84:20.      E, çka kanë ata që nuk besojnë?

84:21.      Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?

84:22.      Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?

84:23.      E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!

84:24.      Lajmëroji, pra me një dënim të dhëmbshëm.

84:25.      Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!