HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


86. Tarik

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

86:1.        Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!

86:2.        E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?

86:3.        Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).

86:4.        Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.

86:5.        Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?

86:6.        Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,

86:7.        E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.

86:8.        E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.

86:9.        Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.

86:10.      E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.

86:11.      Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.

86:12.      Edhe kohën që çahet për bimë.

86:13.      Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.

86:14.      Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!

86:15.      Ata vërtet bëjnë kurtha.

86:16.      Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!

86:17.      E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.