HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


87. A’la

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

87:1.        Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!

87:2.        I cili krijoi dhe përsosi,

87:3.        Dhe i cili përcaktoi e orientoi,

87:4.        Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;

87:5.        E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.

87:6.        Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).

87:7.        Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.

87:8.        Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.

87:9.        E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.

87:10.      Do të këshillohet ai që ka frikë,

87:11.      E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,

87:12.      I cili do të hyjë në zjarrin e madh.

87:13.      Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.

87:14.      Ka shpëtuar ai që është pastruar.

87:15.      Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.

87:16.      Po ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,

87:17.      E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.

87:18.      Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:

87:19.      Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.