| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
88:1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
88:2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
88:3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
88:5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
88:6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
88:7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,
88:10. Në Xhennet të shkallës së lartë,
88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,
88:13. Aty kanë shtretër të lartë,
88:15. Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,
88:16. Edhe qilima të shtruar.
88:17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
88:18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!
88:19. Edhe kodrat se si janë venduar!
88:20. Edhe tokën se si është shtruar!
88:21. E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,
88:22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
88:23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,
88:24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.
88:25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
88:26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre. |