HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


89. Fexhr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

89:1.        Pasha agimin!

89:2.        Pasha dhjetë netët!

89:3.        Pasha çiftin dhe pasha tekun!

89:4.        Pasha natën që shkon!

89:5.        A janë këto betime për të mençurin?

89:6.        A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?

89:7.        Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?

89:8.        Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!

89:9.        Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),

89:10.      Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!

89:11.      Të cilët e tepruan me krime në tokë.

89:12.      Dhe në të shtuan shkatërrimin.

89:13.      E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.

89:14.      Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).

89:15.      E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”

89:16.      Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”

89:17.      Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,

89:18.      Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,

89:19.      Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).

89:20.      Dhe pasurinë e doni së tepërmi.

89:21.      Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!

89:22.      Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!

89:23.      Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?

89:24.      E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”

89:25.      Atë ditë askush nuk mund të dënojë sikur Ai.

89:26.      Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.

89:27.      O ti shpirt i bindur plotësisht!

89:28.      Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!

89:29.      Hyn në turmën e robërve të Mi!

89:30.      Dhe hyn në Xhennetin Tim!