HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


90. Beled

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

90:1.        Betohem në këtë qytet!

90:2.        E ti je që gjendesh në këtë qytet!

90:3.        Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!

90:4.        Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.

90:5.        A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?

90:6.        E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”

90:7.        A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?

90:8.        A nuk i dhamë Ne atij dy sy?

90:9.        Edhe gjuhë e dy buzë?

90:10.      Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

90:11.      E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit).

90:12.      E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?

90:13.      Është lirimi i një skllavi,

90:14.      Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:

90:15.      Ndonjë jetimi që është i afërt,

90:16.      Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.

90:17.      E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).

90:18.      Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.

90:19.      Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.

90:20.      Kundër tyre është zjarri i mbyllur.