| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
91:1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
91:2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
91:3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
91:4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
91:5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
91:6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
91:7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
91:8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
91:9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
91:10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
91:11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
91:12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
91:13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Keni kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.
91:14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
91:15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi). |