| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
92:1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
92:2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
92:3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
92:4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
92:5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
92:6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
92:7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
92:8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
92:9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
92:10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
92:11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
92:12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
92:13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
92:14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
92:15. Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri.
92:16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
92:17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
92:18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
92:19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
92:20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
92:21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi! |