HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


93. Duha

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

93:1.        Pasha paraditën!

93:2.        Pasha natën kur shtrinë errësirën!

93:3.        Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.

93:4.        Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.

93:5.        E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.

93:6.        A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).

93:7.        Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.

93:8.        Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.

93:9.        Pra, mos e përul jetimin!

93:10.      As lypësin mos e përzë!

93:11.      E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!