| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
94:2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
94:3. E cila shtypte shpinën tënde.
94:4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
94:5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
94:6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
94:7. E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
94:8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin! |