HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


95. Tin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

95:1.        Pasha fikun dhe ullirin!

95:2.        Dhe (kodrën) Turi Sina-en!

95:3.        Dhe këtë qytet të sigurisë!

95:4.        Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.

95:5.        Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.

95:6.        Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.

95:7.        E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?

95:8.        A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?