HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
Kur'ani Fisnik

KUR'ANI FISNIK

 


96. ‘Alek

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

96:1.        Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).

96:2.        Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

96:3.        Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

96:4.        Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.

96:5.        Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

96:6.        Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,

96:7.        Për shkak se e ndien veten të pavarur.

96:8.        Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

96:9.        A më tregon atë që pengon,

96:10.      një rob kur ai falet?

96:11.      Ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

96:12.      Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

96:13.      A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?

96:14.      A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

96:15.      Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

96:16.      Floku rrenacak, mëkatarë.

96:17.      E ai le t’i thërret ata të vetët.

96:18.      Ne do t’i thërrasim zebanitë.

96:19.      Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.