|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
97:1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
97:2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
97:3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. |