|
Kinematë
po e shfaqin momentalisht një film që ka tërhequr interesimin
e mbarë botës "Dita pas të nesërmes."
Dita pas të Nesërmes bazohet në një "katastrofë
globale," një çështje për të cilën
diskutohet shpesh dhe është temë e shumë skenareve.
Ja një përmbledhje e shkurtër e temës së këtij
filmi
Hulumtimi i ngrohjes globale nga ana e klimatologut Xhek Holl (Denis
Kueid) tregon se Toka së shpejti do të përjetojë një
klimë të re. Holli është dëshmitar i ndarjes
së një akullnaje me madhësi të Rod Ajlendit prej masës
së akullit të Antarktikut. Pas kësaj, fillojnë të
arrijnë raporte të çuditshme në lidhje me klimën
nga mbarë bota. Kokrra breshëri me madhësi të grejpfrutit
bien mbi Tokio, një stuhi me shpejtësi të paparë fillon
të fryej në Havaje, bie borë në Nju Delhi dhe tornadot
shpërthejnë në Los Anxhelos. Prof. Repsoni, kolegu i Hollit,
telefonon nga Skotlanda për t'u vërtetuar nëse ajo nga
e cila më së shumti druhej është bërë realitet.
Ai thot se ndryshimi i fundit i klimës është bërë
në të vërtetë një ndryshim në shkallë
botërore. Akulli që po shkrihet po e shton sasinë e ujit
në oqeane më shumë se që duhet dhe klima botërore
po ndryshon. Ngrohja globale po e shpie planetin drejt një Epoke
të re të Akullt. Ky ndryshim do të ndodhë si rezultat
i një stuhie masive të vetme. Çdokush përveç
Xhek Hollit, i cili përpiqet të arrijë tek djali i tij
në Nju Jork, fillon të largohet në drejtim të jugut
prej të ftohtit vdekjeprurës që sjellë me vete klima
e re ...
Më shumë se vetëm një skenar, ky film, i cili merret
me parashikimet e një klimatologu që befas bëhen realitet,
në të vërtetë përshkruan një katastrofë
të mundshme të mjedisit. Shkrirja e masave të akullit;
kokrrat e breshërit më të mëdha se ato normale; ndryshime
më të mëdha se "normale" në barazpeshën
e klimës; thatësia ekstreme; të rreshurat e mëdha
apo të ftohtët e papritur; ndodhi të ndryshme natyrore
të vëzhguara në botë ... Dita pas të Nesërmes
përshkruan një çrregullim të tmerrshëm të
barazpeshës së natyrës dhe efektet e tij të tmerrshme
në jetën njerëzore, të përcjellura me efekte
speciale madhështore.
Njeriu do të priste që çdo njeri i arsyeshëm dhe
i ndërgjegjshëm të mendonte deri diku për "barazpeshën
ekzistuese të përkryer të natyrës."
Zoti e krijoi Tokën në të cilën jetojmë dhe
tërë gjithësinë që të jenë të
përshtatshme në mënyrë ideale për jetën.
Kur kjo barazpeshë, e mbajtur me një përpikëri të
mrekullueshme, të çrregullohet atëherë jeta në
Tokë do të shkojë drejt katastrofës, pikërisht
siç përshkruhet në këtë film. Le t'i përkujtojmë
tani disa shembuj të këtij ekuilibri madhështor.
Toka: Planeti Madhështor
Për dallim nga të gjithë fqinjët e saj në Sistemin
Diellor, Toka është një planet që është
përplot jetë. Ekziston një barazpeshë jashtëzakonisht
e harmonishme e jetës në qiell, në tokë dhe në
det. Me miliona lloje të kafshëve, bimëve, insekteve apo
formave të jetës në det, të gjitha me strukturat,
ngjyrërat dhe veçoritë e tyre të ndryshme, jetojnë
bashk në këtë planet shumë të veçantë.
Mbijetesa e jetës së krijuar në Tokë është
një mrekulli e madhe. Kjo vazhdimësi sigurohet me anë të
kushteve shumë të posaçme që i janë përshtatur
jetës. Ndryshimi më i vogël i këtyre kushteve do të
mund të shpiente drejt katastrofave të tmerrshme në Tokë.
Megjithatë, asnjë katastrofë e tillë nuk ndodhë
në mungesë të ndonjë ndërhyrje të jashtme.
Planeti i kaltër është krijuar në mënyrë
të mrekullueshme, me një përpikëri që është
në gjendje të përkrahë të gjitha gjallesat në
të, me një numër të pafund të veçorive
të posaçme.
Largësia e Tokës nga Dielli
Po të ishte Toka poaq larg nga Dielli sa Venera apo Saturni, atëherë
nuk do të mund të ekzistonte një barazpeshë e temperaturës
për ta bërë jetën të mundshme. Sfera e temperaturës
që mundëson jetën është shumë e ngushtë
në kuadër të sferës gjigante të temperaturës
në tërë gjithësinë. Toka jonë ndodhet pikërisht
brenda këtij spektri të ngushtë.
Shpërndarja e posaçme e nxehtësisë
në Tokë
Temperatura ideale e Tokës, shpërndarja e balancuar e nxehtësisë
në mbarë planetin, është e një rëndësie
jetike. Janë ndërmarrur masa paraprake speciale të ndryshme
për të mbajtur këtë barazpeshë. Këndi prej
23º 27' i animit të Tokës ndalon ndryshimet e tepërta
të temperaturës në mes të Poleve dhe Ekuatorit. Po
të mos ishte ky anim, ndryshimi i temperaturës në mes të
Poleve dhe Ekuatorit do të ngritej në masë të konsiderueshme
dhe ekzistenca e një atmosfere të aftë për të
mbështetur jetën do të bëhej e pamundshme. Format
e tokës poashtu e ndihmojnë shpërndarjen e balancuar të
temperaturës. Ekziston një ndryshim i temperaturës prej
rreth 100º C në mes të Ekuatorit dhe Poleve. Po t'i shkaktohej
një Toke një ndryshim i tillë i temperaturës pa parregullsi
të konsiderueshme të sipërfaqes, atëherë stuhitë
që do të fryenin me shpejtësi deri në 1,000 km në
orë do të sillnin shkatërrim në Tokë. Megjithatë,
e vërteta është se sipërfaqja jo e rrafshët e
Tokës ndalon rrymat e fuqishme të ajrit që do të mund
të shkaktoheshin nga një ndryshim i tillë i temperaturës.
Toka është e mbrojtur në mënyrë
të veçantë
Atmosfera e cila e rrethon Tokën kryen një funksion jetik për
mbijetesën e jetës. Ajo shkrin dhe asgjëson meteorët,
të mëdhenjë dhe të vegjël, që i afrohen
planetit dhe i ndalon ata të bien në tokë dhe t'u shkaktojnë
dëm gjallesave.
Veç kësaj, atmosfera i filtron rrezet e dëmshme që
vijnë nga hapësira. Aspekti më mahnitës i kësaj
veçorie të atmosferës është mënyra se
si ajo i lejon të depërtojnë vetëm rrezet e padëmshme,
me fjalë të tjera dritën e dukshme, rrezet infra të
kuqe dhe radio valët,. Të gjitha këto rreze janë të
domosdoshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë
të cilave u lejohet të depërtojnë në nivele të
veçanta kanë një rëndësie të madhe për
bimët për zhvillimin e fotosintezës dhe në këtë
mënyrë për mbijetesën e të gjitha gjallesave.
Mirëpo veçoritë mbrojtëse të atmosferës
nuk kufizohen me këto. Duke iu falënderuar atmosferës Toka
është e mbrojtur nga acari me një mesatare prej -270º
C i hapësirës.
Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbronë Tokën
nga dëmi. "Brezat e Van Allenit," një shtresë
që buron nga fusha magnetike e Tokës, veprojnë si një
mburojë për të mbrojtur planetin tonë nga rrezet e
dëmshme. Këto rreze, vazhdimisht të emetuara nga Dielli
dhe planetet tjera, janë vdekjeprurëse për qeniet njerëzore.
Në veçanti, shpërthimet e energjisë në Diell,
të njohura si "shpërthimet diellore," do të ishin
aq të fuqishme sa për të asgjësuar gjithë jetën
në Tokë po të mos ishin Brezat e Van Allenit. Në Kur'an
Zoti tërheq vëmendjen ndaj kësaj veçorie mbrojtëse
të qiellit:
Ne e bëmë qiellin çati të mbrojtur
dhe të sigurt, e prapseprap ata zbrapsen prej Argumenteve Tona. (Kur'an,
21:32)
Masa në shi
Një tjetër shembull i ekuilibrit të përkryer në
tokë është "masa në shi." Matjet tregojnë
se 16 milion ton ujë avullon nga Toka çdo sekond. Domethënë
505 trilion ton në vit. Kjo është poashtu sasia e shiut
qe bie në Tokë. Me fjalë të tjera, uji është
në një cikël të vazhdueshëm "në një
masë të veçantë," dhe në ekuilibër
konstant. Jeta në Tokë ia ka borxh vazhdimësinë e
saj këtij cikli të ujit. Madje edhe nëse njerëzimi
do të përdorte të gjitha burimet e tij teknike që
i ka në dispozicion kurrë s'do të mund ta përsëriste
këtë cikël në mënyrë artificiale.
Madje edhe ndryshimi më i vogël i kësaj sasie shpejtë
do të shpiente drejt një mungese të ekuilibrit ekologjik
dhe drejt fundit të jetës. Mirëpo, asgjë e këtill
nuk ndodhë kurrë; shiu vazhdon të bie në sasi të
njëjta çdo vit, siç shpallet në Kur'an:
Ai lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i
japim me të jetë një vendi të vdekur. Kështu
edhe ju do të ringjalleni. (Kur'an, 43:11)
Astronomi i mirënjohur Amerikan Hju Ros bën këtë
përmbledhje të disa prej barazpeshave tjera në Tokë:
Gravitacioni i sipërfaqes së tokës;
- Po të ishte më i fuqishëm: atmosfera do të përmbante
tepër shumë amoniak dhe metan
- Po të ishte më i dobët: atmosfera e planetit do të
humbiste tepër shumë ujë
Trashësia e korës së tokës:
- Po të ishte më e trashë: sasi shumë e madhe e oksigjen
do të bartej nga atmosfera në kore
- Po të ishte më e hollë: aktiviteti vullkanik dhe tektonik
do të ishte shumë i madh
Koha e rrotullimit;
-Po të ishte më e gjatë: ndryshimet ditore të temperaturës
do të ishin shumë të mëdha
-Po të ishte më e shkurtër: shpejtësitë atmosferike
të erës do të ishin shumë të mëdha
Niveli i ozonit në atmosferë;
- Po të ishte më i lartë: temperatura e sipërfaqes
së tokës do të ishte shumë e ulët
- Po të ishte më i vogël: temperaturat e sipërfaqes
së tokës do të ishin shumë të larta; do të
kishte rrezatim të tepërt ultravjollcë në sipërfaqe
Aktiviteti sizmik;
- Po të ishte më i madh: shumë forma të jetës
do të asgjësoheshin
- Po të ishte më i vogël: lëndët ushqyese në
fund të oqeaneve (nga derdhja e lumenjëve) nuk do t'u ricikloheshin
kontinenteve përmes ngritjes tektonike. (1)
Kjo barazpeshë madhështore dhe të gjitha gjallesat në
Tokë janë dëshmi e ekzistencës së Zotit dhe e
artit të Tij të krijimit. Çrregullimi më i vogël
i kësaj barazpeshe nënkupton një reaksion zingjiror të
katastrofave, siç përshkruhet në filma. Çdo person
i arsyeshëm i shqetësuar për "Ditën pas të
Nesërmes" duhet të ndalet dhe të mendoj për këtë
ekuilibër të mrekullueshëm.
Prej njerëzve kërkohet të mendojnë për këtë
në një ajet Kur'anor:
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në
tokë vendosi kodra që të mos lëviz ajo poshtë
juve dhe shpërndau në të gjallesa të çdo lloji.
Dhe nga qielli Ne e zbresim shiun dhe bëjmë që të
mbijnë në të nga të gjitha llojet më të
dobishme. Kjo është vepër e krijimit të Allahut. (Kur'an,
31: 10-11)
Referencat:
1. Hju Ros, Gjurma e Zotit: Zbulimet e vonshme shkencore
zbulojnë Identitetin e pagabueshëm të Krijuesit, Oranga,
California, Promise Publishing, 1991, f 129-132
|