|
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në
botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore
për vitin 1973 tregojnë se popullsia Muslimane në botë
numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë.
Sot, çdo i katërti person është Musliman. Është
e mundshme që popullsia Muslimane do të vazhdojë të
rritet dhe që Islami do të bëhet feja më e përhapur
në botë. Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme
nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë
në vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje
të njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një
dukuri që ka marr vrull, posaçërisht pas sulmit në
Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 Shtator 2001
(që më tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, për të
cilin i erdh keq çdokujt, në veçanti Muslimanëve,
papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (në veçanti
të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim
po flasin shumë për atë se çfarë feje është
Islami, ç'thot Kur'ani, çfarë përgjegjësi
rezultojnë me të qenit Musliman dhe si duhet Muslimanët
t'i udhëheqin/drejtojnë punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar
në mënyrë të natyrshme një rritje të numrit
të njerëzve që kthehen në Islam në mbarë
botën. Pra, parashikimi rëndom i dëgjuar pas 9/11 se "ky
sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore"
në një mënyrë, ka filluar të realizohet. Procesi
i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtërore, të cilin bota
është duke e përjetuar për një kohë të
gjatë, është shëndrruar në një kthim në
Islam.
Natyra e mrekullueshme e asaj që po ndodhë mund të shihet
kur njeriu i kupton këto zhvillime që kanë lidhje me këtë
tendencë, për të cilën kemi filluar të lexojmë
në gazeta apo të dëgjojmë në raportet televizive.
Këto zhvillime, përgjithësisht të raportuara si vetëm
një element i rendit të ditës, janë në të
vërtetë tregues shumë të rëndësishëm
se vlerat morale Islamike kanë filluar të përhapen shumë
shpejtë në mbarë botën. Si edhe në pjesët
e tjera të botës, Islami është duke përjetuar
një rritje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim
ka tërhequr më shumë vëmendjen në vitet e fundit,
siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të
botuar për "vendin e Muslimanëve në Evropë"
dhe "dialogu në mes të shoqërisë Evropiane dhe
Muslimanëve." Bashkë me këto raporte akademike, mjetet
e informimit kanë bartur raporte të shpeshta për Islamin
dhe Muslimanët. Zanafilla e këtij interesimi qëndron në
rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë Muslimane
në Evropë dhe në arsyen se kjo rritje nuk mund t'i përshkruhet
vetëm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim të
rëndësishëm në rritjen e popullsisë Muslimane,
aq shumë hulumtues e kanë adresuar këtë çështje
për një arsye krejt tjetër: shkallën e lartë
të konvertimit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e
titulluar "Islami është religjioni që përhapet
më së shpejti në Evropë," u muar me një
raport të nxjerrur nga shërbimi i brendshëm sekret Francez.
Raporti përmendi se numri i atyre që konvertohen në Islam
në vendet Perëndimore ishte rritur edhe më shumë,
në veçanti menjëherë pas sulmeve të 9/11. Për
shembull, numri i të konvertuarve në Islam në Francë
u rrit për rreth 30 dhe 40,000 vetëm vitin e kaluar.
Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit
Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit,
është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat
e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të
Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në
të cili muar pjesë gadi i tërë kleri Katolik, ishte
pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore
e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë.
The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal
pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët
që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte
që t'i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit;
individë të tjerë më objektiv dhe më të
arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë
në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për
çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një
seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka
më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit
se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë
dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë
në të vërtetën. (1)
Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur
pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte
mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte
se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës
u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se
ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë:
3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4
- 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë
nëpër tërë Evropën, në veçanti në
Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të
popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)
Vetëdija Fetare e Muslimanëve po rritet në
Evropë
Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar poashtu se përderisa
numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, ka
një thellim të vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve.
Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde
në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara
në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë
faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë.
Kjo vetëdije është vënë re shumë më
tepër në mesin e studentëve të universitetit. (3)
Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të
huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit
Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të
bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e
Islamit.
Islami është pjesë e pandashme e Evropës
Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne
poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është
njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami
është në të vërtetë një pjesë
e pandashme e Evropës.
Evropa dhe bota Islamike kanë pasur marrëdhënie të
ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së
pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe
më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit
(1389), shkaktuan një marrëdhënie reciproke të qëndrueshme
në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe
sociologë sot pohojnë se Islami ishte shkaku kryesor i lëvizjes
së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit
të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë
kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë
dhe shumë fusha tjera, Muslimanët posedonin një thesar
të pafund të dijes dhe mundësi të mëdha zhvillimi.
Bashkimi mbi një Bazë të Përbashkët:
"Monoteizëm"
Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu në rritjen e fundit të
dialogut ndërfetar. Këto dialogje fillojnë duke pohuar
se tri religjionet monoteiste kanë një fillim të përbashkët
dhe mund të bashkohen në një pikë të përbashkët.
Dialogje të tilla kanë qenë mjaft të suksesshme dhe
kanë shkaktuar një afrim të rëndësishëm,
posaçërisht në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve.
Në Kur'an, Zoti na bën me dije se Muslimanët i ftojnë
Ithtarët e Librit (të Krishterët dhe Çifutët)
të bashkohen në një bazë të përbashkët:
Thuaju (o i Dërguar): "O ithtarë të
librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë
që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe
mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të
mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë
njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë
se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë
(besuam një Zot)!" (Kur'an, 3:64)
Të tri religjionet monoteiste kanë besime të përbashkëta
dhe të njëjtat vlera morale. Besimi në Ekzistencën
dhe Njësinë e Zotit, në engjuj, në Profetë, në
Ditën e Fundit, në Parajsën dhe Ferrin janë parimet
e tyre themelore të besimit. Veç kësaj, vetflijimi, nënshtrimi,
dashuria, toleranca, respekti, mëshira, ndershmëria, shmangja
nga keqbërja dhe padrejtësisë dhe të vepruarit në
pajtim me ndërgjegjen janë të gjitha cilësi morale
përgjithësisht të pranuara. Prandaj, pasiqë këto
tri religjione janë në të njëjtin nivel, ato duhet
të punojnë së bashku për ta çrrënjosur
mosmarrëveshjen, konfliktin dhe dhimbjen që shkaktojnë
ideologjitë jofetare. Kur të gjykohet nga ky këndvështrim,
dialogu ndërfetar fiton shumë më tepër rëndësi.
Seminaret dhe konferencat që bashkojnë përfaqësuesit
e këtyre feve dhe mesazhet e paqës dhe vëllazërisë
që rezultojnë prej tyre, kanë vazhduar rregullisht që
nga mesi i viteve të 1990-ta.
Lajme të gëzuara për një epokë
të shenjtë
Kur bashkohen gjithë këto fakte, bëhet e qartë se
ekziston një lëvizje e fuqishme drejt Islamit në shumë
vende dhe se Islami është duke u bërë gjithnjë
e më shumë tema më e rëndësishme e interesimit
në botë. Këto zhvillime tregojnë se bota është
duke lëvizur drejt një epoke krejtësisht të re, epokë
në të cilën, me vullnetin e Zotit, Islami do të fitojë
në rëndësi dhe mësimet morale të Kur'anit do
të përhapen si një valë që rritet. Është
e rëndësishme të kuptohet se ky zhvillim tejet i rëndësishëm
u shpall në Kur'an 14 shekuj më parë:
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë
dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë
dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu)
është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me
udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për
ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë,
edhe pse e urrejtën idhujtarët. (Kur'an, 9:32-33)
Përhapja e parimeve morale të Islamit është njëri
prej premtimeve të Zotit dhënë besimtarëve. Veç
këtyre vargjeve, shumë thënie të Profetit tonë,
paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pohojnë se
mësimet morale të Kur'anit do të mbizotërojnë.
Në ditët e fundit para fundit të botës, njerëzimi
do të përjetojë një periudhë në të
cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, hilja, luftërat,
mosmarrëveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë
të përhapura në mbarë botën. Pastaj do të
vie Epoka e Artë, në të cilën këto mësime
morale do të fillojnë të përhapen midis njerëzve
si një valë që rritet dhe përfundimisht do të
mbizotërojnë në mbarë botën. Disa prej këtyre
thënieve, si edhe komentimet e mësuara mirë për to,
janë dhënë më poshtë:
Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli)
im do të jetojë një jetë aq të rehatshme dhe
të lumtur që kurrë më parë nuk e kishin jetuar.
(Toka) do të jap frutet e saj dhe s'do të mbajë asgjë
dhe pasuria në atë kohë do të jetë e bollshme.
(Sunan Ibn-i Majah)
Banorët e qiejve dhe të tokës
do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë
gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë
shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do
t'u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët
do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen
prap në jetë. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437)
Toka do të shëndrrohet në një
tabaka të argjentë të bimësisë që rritet
(Sunan Ibn-i Majah)
Toka do të jetë përplot barazi dhe drejtësi sikurse
që ishte më parë përplot shtypje dhe tirani. (Abu
Davud)
Nuk do të ketë padrejtësi
apo tirani. (ad-Dani)
Drejtësia do të mbizotërojë
deri në atë masë sa që çdo pronë e marrur
me forcë do t'i kthehet pronarit të saj; gjithashtu, gjëja
e një personi tjetër edhe nëse ajo gjendet në gojën
e dikujt, do t'i kthehet pronarit të saj... Siguria do të
përhapet gjithandej në Tokë dhe madje femrat do të
jenë në gjendje ta kryejnë haxhin e tyre pa shoqërimin
e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar, faqe
23)
Bazuar në këto thënie, Epoka e Artë do të jetë
një epokë në të cilën do të mbizotërojnë
drejtësia, bollëku, begatia, mirëqenia, siguria, paqja
dhe vëllazëria midis njerëzve, dhe epokë në të
cilën njerëzit do të përjetojnë dashurinë,
vetflijimin, tolerancën, dhembshurinë, mëshirën dhe
besnikërinë. Në thëniet e tij, Profeti jonë,
paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thot se kjo periudhë
e bekuar do të përjetohet përmes ndërhyrjes së
Mahdit i cili do të vie në fundin e kohës për ta shpëtuar
botën nga kaosi, padrejtësia dhe shkatërrimi moral. Ai
do t'i çrrënjos ideologjitë e pafe dhe do t'i jap fund
padrejtësisë që mbisundon. Për më tepër,
ai do ta bëj religjionin siç ishte në ditët e Profetit
tonë (paqja qoftë mbi të), do të bëj që
mësimet morale të Kur'anit të mbizotërojnë midis
njerëzve dhe do të vendos paqë dhe mirëqenie në
mbarë botën.
Ngritja e Islamit që po përjetohet sot në botë, si
edhe roli i Turqisë në epokën e re janë shenja të
rëndësishme se epoka e paralajmëruar në Kur'an dhe
në thëniet e Profetit tonë është shumë afër.
Është dëshirë e thekshme e jona që Zoti do t'na
lejojë të jemi dëshmitarë të kësaj kohe
të bekuar.
Referencat:
1. " Muslimanët e Evropës brengosin Peshkopët,"
National Catholic Reporter, 22 Tetor 1999
2. "Muslimanët në Evropë," The Economist, 18
Tetor 2001.
3. Time, 24 Dhjetor 2001.
|