|
"Rrugëzgjidhja për ndalimin e konflikteve,
dhunës gjithnjë e në rritje dhe pabarazisë ekonomike
nuk gjendet te ndalimi i fesë; krejt e kundërta: ajo duhet kërkuar
tek përpjekjet për përhapjen e virtyteve fetare."
Franca dhe disa vende të tjera u përfshinë në një
debat të madh kur dy nxënëse u përjashtuan nga shkolla
për shkak të mbajtjes së shamisë. Franca e zgjeroi
ndalesën e shamive nëpër shkollat e saj, duke propozuar
një ligj i cili ndalonte mbajtjen e veshjeve apo simboleve që
haptazi shprehin identitetin fetar. Përveç shamive, ligji
ndaloi edhe kryqet e të krishterëve dhe kësulat (jermulkat)
e çifutëve. Ky ligj shkaktoi një valë reagimesh.
Vendet myslimane, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe Gjermania
e dënuan ligjin dhe theksuan se vënia në zbatim e këtij
ligji në Francë do të shkaktonte tensione dhe kundër-reagime.
Gjithashtu ato pohuan se ligji binte në kundërshtim me lirinë
fetare dhe të drejtat bazë të njeriut. Por deri më
tani këto reagime nuk kanë çuar në tërheqjen
e vendimit të qeverisë franceze.
Ajo ç'ka ndodhi në Francë nuk duhet të interpretohet
vetëm si një ndalesë e simboleve fetare; frika e francezëve
ndaj fesë dhe virtyteve fetare daton shumë kohë më
parë. Ata të cilët kanë djeni për zhvillimin
e kulturës shoqërore dhe lidhjeve kishë - shtet do ta kuptojnë
se iniciativa dhe debate të tilla janë të mirënjohura
nga shoqëria franceze. Për më shumë, kjo frikë
nuk kufizohet vetëm tek Islami dhe Judaizmi; kujtimet e vrasjeve
të katolikëve gjatë Revolucionit Francez nuk janë
fshirë akoma nga memoria e ndërgjegjes botërore. Modeli
i sotëm në marrëdhëniet kishë - shtet në
Francë është vendosur me anë të dhunës,
armiqësive, mërive dhe masakrave. Lufta për zvogëlimin
e influencës së Kishës Katolike në shoqërinë
franceze filloi në shekullin e 18-të. Mund të thuhet se
në këtë periudhë shoqëria franceze nisi të
distancohet prej vlerave shpirtërore dhe fetare dhe të influencohet
nga filozofia materialiste.
Periudha e Iluminizmit: Si u distancuan shoqërite
evropiane nga vlerat fetare
Periudha në të cilën idetë materialiste dhe evolucioniste
filluan të pranoheshin gjerësisht në shoqërinë
evropiane, gjë që influencoi edhe në distancimin e kësaj
të fundit nga feja, njihet si Iluminizmi. Sigurisht që ata të
cilët zgjodhën këtë fjalë (ata të cilët
e përshkruan këtë ndryshim idesh si një lëvizje
pozitive drejt progresit të njohurive njerëzore) ishin udhëheqësit
e këtij devijimi. Ata e përshkruan periudhën e mëparshme
si "Mesjeta e Errët" duke fajësuar fenë për
të, dhe pretenduar se Evropa u iluminua apo ndriçua kur u
shekullarizua dhe u distancua nga feja. Kjo pikëpamje tendencioze
dhe e gabuar vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një
mekanizëm bazë propagandimi i atyre që janë kundra
fesë.
Megjithatë, faktet tregojnë se Mesjeta Kristiane ishte "e
errët" me bestytni dhe fanatizma dhe shumica e këtyre janë
ndrequr në Epokën post-Mesjetare të Evropës. Por edhe
vetë Iluminizmi nuk ka sjellë rezultate pozitive në perëndim.
Arritja më e rëndësishme e Iluminizmit, që ndodhi
në Francë, ishte Revolucioni Francez, i cili e ktheu vendin
në një det me gjak. Për shumicën e intelektualëve
francezë Iluminizmi nënkuptonte indoktrinimin e njerëzve
me urrejtje ndaj çdo vlere fetare dhe shpirtërore. Këtë
pikëpamje ndajnë gati të gjithë mendimtarët që
jetuan në shekullin e 18-të. Revolucioni Francez u zhvillua
i bazuar mbi idetë e Iluminizmit, i cili mbizotëronte në
Francë; ai ishte një nga revolucionet më barbare, të
pamëshirshme dhe mizore të botës moderne. Gjëja e
parë që do të bënin jakobinët pas ardhjes në
pushtet pas revolucionit, do të ishte futja në përdorim
e gijotinës; prej së cilës mijëra njerëzve do
t'iu pritej koka për shkak se do të akuzoheshin se ishin të
pasur apo fetarë. Njëri prej udhëheqësve të revolucionit
i quajtur Fushe (nofka e tij do të ishte Kasapi i Lionit) do të
dërgonte në Lion një komitet të drejtuar prej tre
vetash, për të shkatërruar aristokracinë fetare dhe
atë që zotëronte toka. Në një letër që
do ti dëgonte Robespierit, drejtuesit të senatit, ai do të
shkruante se gijotina po vazhdonte vrasjet me ritme shumë të
ngadalta dhe se nuk ishte i kënaqur me përparimin e avashtë
te revolucionit. Për këtë ai kërkonte leje për
kryerjen e një sparstrimi sa më të shpejtë dhe masiv.
Në ditën që do ta merrte këtë leje, mijëra
njerëz me duar të lidhura mbas shpine do të vriteshin pa
mëshirë nga armët e revolucionit.
Në ditët tona, letërsia e influencuar nga Iluminizmi e
vlerëson Revolucionin Francez; megjithëse, revolucioni i kushtoi
shumë Francës dhe kontriuboi në shfaqjen e konflikteve
sociale të cilat do të zgjatnin deri në shekullin e 21-të.
Analizimi i Revolucionit Francez dhe Iluminizmit nga mendimtari i famshëm
britanik, Edmond Burke, është shumë domethënës.
Në librin e tij të famshëm të botuar në 1970,
"Reflektim ndaj Revolucionit Francez", ai e kritikon idenë
Iluminizmit dhe frytin e tij, Revolucionin Francez. Ai është
i mendimit se, lëvizja shkatërroi vlerat bazë që mbanin
të bashkuar shoqërinë; vlera të tilla si feja, morali
dhe struktura familjare, ku me zhdukjen e tyre do të shtrohej rruga
drejt terrorrit dhe anarkisë. Së fundi, ai e konsideron Iluminizmin,
si "një lëvizje shkatërruese të intelektit njerëzor."
Drejtuesit e lëvizjes iluministe ishin masonët. Njerëz
si Volteri, Dideroi, Monteskuiu, dhe disa mendimtarë të tjerë
anti-fetarë, të cilët përgatitën rrugën
për revolucionin, ishin të gjithë masonë. Masonët
ishin të lidhur ngushtë me jakobinët, të cilët
ishin drejtuesit e revolucionit. Kjo ka bërë që disa historianë
të jenë të mendimit se është e vështirë
të bësh dallim midis jakobinizmit dhe masonizmit te kësaj
periudhe në Francë.
Gjatë Revolucionit Francez, armiqësia ndaj fesë u rrit
në mënyrë të ndjeshme. Shumë klerikë u çuan
përpara gijotinës, shkatërruan kisha, dhe përveç
kësaj, kishte prej atyre që donin që të zhduknin Krishtërimin
dhe ta zëvendësonin me një fe simbolike, pagane të
shtrembërt të quajtur "Feja e Arsyes". Çmenduria
e revolucionit francez nuk do të linte jashtë gijotinës
edhe vetë drejtuesit e revolucionit, të cilëve do t'i priteshin
kokat në të njëjtën gijotinë me të cilën
kishin dënuar shumë njerëz më parë. Në ditët
e sotme mes shumë francezëve ka akoma dyshime nëse revolucioni
ishte një gjë e mirë apo jo.
Ndjenjat anti-fetare të Revolucionit Francez u përhapën
në të gjithë Evropën, dhe si rezultat i kësaj
shekulli i 19-të do të kthehej në një nga periudhat
më të vrazhda dhe më agresive të propagandës
anti-fetare.
Lufta kundër fesë në Francë
Rroli që kanë patur masonët gjatë revolucionit është
pranuar nga agjenti sekret, Konti Kaliostro. Ai është arrestuar
nga inkuzitorët në 1789, dhe ka bërë disa pohime të
rëndësishme kur u morr në pyetje. Ai ka deklaruar se masonët
në të gjithë Evropën kishin planifikuar një zinxhir
revolucionesh, dhe deklaroi se qëllimi kryesor i tyre ishte të
shkatërronin Papatin ose të merrnin drejtimin e tij.
Por misioni i masonizmit nuk ndaloi me revolucionin në Francë.
Kaosi që u formua si shkak i revolucionit do të përfundonte
vetëm me ardhjen në pushtet të Napoleonit. Por paqja napoleonike
nuk do të zgjaste shumë; pasi ambicjet e Napoloenit për
të drejtuar të gjithë Evropën do të ndihmonin
në dhënien fund mbretërimit të tij. Pas tij Franca
do të bëhej pre e konflikteve mes monarkistëve dhe revolucionarëve.
Në vitet 1830, 1848 dhe 1871 vendi do të përfshihej nga
tre revolucione të tjerë. Në vitin 1848 u krijua "Republika
e Dytë"; ndërsa në 1871 u krijua "Republika e
Tretë". Në 1881, Katolicizmi pushoi së qënuri
fe zyrtare e Francës dhe në 1988 u hoq përfundimisht nga
sistemi arsimor mësimi fetar.
Masonët ishin aktivë gjatë gjithë kësaj periudhe
trazirash. Qëllimi kryesor i tyre ishte të dobësonin Kishën
dhe institucionet fetare të saj, të shkatërronin vlerat
e fesë dhe influencën e ligjeve të saj tek shoqëria
dhe të hiqnin arsimin fetar. Masonët e konsideruan anti-klerikalizmin
si qëndrën e aktiviteteve të tyre sociale dhe politike.
Enciklopedia katolike jep disa informacione shumë të rëndësishëm
për këtë mision anti-fetar të lozhës së
Orientit të Madh, siç njihej rryma kryesore e masonizmit francez:
Nga dokumentat zyrtare të masonizmit francez, të gjetura kryesisht
në "Buletinin" dhe "Compte-rendu"(të dhënat)
e Orientit të Madh, mësohet se të gjithë ligjet anti-klerikale
që kalonin në parlamentin francez dekretoheshin më parë
nga degët masonike dhe zbatoheshin nën drejtimin e Orientit
të Madh, qëllimi i të cilit në Francë është
pranuar se ka qenë të kontrollonte gjithçka dhe gjithkënd.
"Unë thashë në mbledhjen e 1898 -ës," thotë
delegati Mase, i cili ishte oratori zyrtar i Kuvendit të vitit 1903,
"se është detyrë e lartë e frank-masonerisë
të ndërhyjë çdo ditë e më shumë në
luftërat politike dhe laike." "Suksesi (në luftën
anti-klerike) është në masë të madhe si shkak
i frankmasonerisë; pasi janë fryma, programi dhe metodat e saj
ato që kanë triumfuar." "Se nëse sot është
formuar një bllok politik, kjo është për shkak të
frankmasonerisë dhe disiplinës së mësuar në degët
e saj"
"ne duhet të jemi syhapur dhe mbi të
gjitha kemi besim të përbashkët, nëse duam të
përfundojmë punën tonë, për sa kohë që
ajo nuk është përfunduar. Këtë punë ju e
dini
lufta kundra njerëzve të fesë po vazhdon. Republika
duhet të çlirohet nga kongregacionet fetare, duke i hequr
qafe me një goditje të fortë. Sistemi i masave gjysmake
është i rrezikshëm kudo; dhe kundërshtari duhet shpartalluar
me një goditje të vetme."
Enciklopedia e Krishterë vazhdon të dhënat e luftës
së masonizmit francez kundër fesë:
Në të vërtetë të gjitha reformat anti-fetare
masonike që janë zbatuar në Francë që prej vitit
1877, siç janë shekullarizimi i arsimimit, masat kundër
shkollave private të krishtera dhe shoqatave bamirëse, shtypja
e urdhërave fetarë dhe plaçkitja e Kishës, arritën
kulmin e tyre të hapët me riorganizimet anti-kristiane dhe anti-fetare
të shoqërisë njerëzore, që janë shtrirë
tashmë jo vetëm në Francë por në gjithë
botën. Prandaj masonismi francez, si flamurtar i të gjithë
masonerisë botërorë, pretendon të përurojë
epokën e artë të republikës botërore masonike,
duke përfshirë në vëllazërinë masonike të
gjithë njerëzit dhe vendet e botës. "Triumfi i Galileasve
(të krishterëve)," ka thënë në 20 shtator
1902 presidenti i Orientit të Madh, senatori Delpeh, "ka zgjatur
20 shekuj. Por tani ai do të vdesë....Kisha Katolike Romane,
e bazuar në një mit galileas, filloi të rrëzohet me
shpejtësi në ditën kur u themelua shoqata masonike."
Me fjalën galileas masonët nënkuptojnë Isain të
njohur si Jezus, pasi sipas Ungjillit, ai u lind në qytetin palestinez
të Galileut. Prandaj urrejtja e masonëve për kishën
është një shprehje e urrejtjes që ata kanë për
Jezusin dhe të gjitha fetë monoteiste. Me themelimin në
shekullin e 19-të të kulturave materialiste, darviniste dhe
humaniste ata besuan se e kishin shkatërruar fenë dhe e kishin
kthyer Evropën në paganizmin para Krishtit.
Në vitin 1902 kur fjalët e mësipërme janë thënë,
në Francë u miratuan një seri ligjesh të cilat e zgjeruan
lirinë e veprimit kundër fesë. Kështu janë mbyllur
tre mijë shkolla fetare dhe është ndaluar dhënia e
mësimeve fetare nëpër shkolla. Shumë klerikë
janë arrestuar dhe disa u dëbuan nga vendi, ndërsa pas
kësaj njerëzit e fesë filluan të konsideroheshin si
qytetarë të dorës së dytë. Për këtë
arsye në vitin 1904, Vatikani i ndërpreu mardhëniet diplomatike
me Francën. Megjithatë ky veprim nuk e ndryshoi qëndrimin
e Francës. Dhe do të duhej humbja e jetëve të disa
qindra mijëra francezëve në Luftën e Parë Botërore
kundra ushtrisë gjermane, që arroganca e shtetit të zbutej
dhe të fillonte një rivlerësim në vlerat shpirtërore
në vend.
Siç edhe Enciklopedia Katolike pohon, lufta kundër fesë,
që nga ditët e Revolucionit Francez e deri në shekullin
e 20-të, është kryer nëpërmjet "reformave
anti-fetare të miratuara në parlamentin francez" të
cilat "dekretoheshin më parë nga degët masonike nën
mbikqyrjen e Orientit të Madh." Ky fakt mund të lexohet
lehtësisht edhe nëpër shkrimet e masonëve. Për
shembull, një citat nga një botim turk i "Një fjalim
të bërë nga vëlla Gambeta në 8 korrik të
1875 në degën e Klemente Amitie" thotë:
Ndërkohë që frika e reagimit kërcënonte Francën,
dhe doktrina fetare dhe idetë e prapambetura filluan sulmin ndaj
parimeve dhe ligjeve të shoqërisë moderne, në gjirin
e organizatave të zellshme dhe largpamëse si ato masonike të
përkushtuara ndaj parimeve të vëllazërisë, ne
gjejmë forcën dhe shpëtimin për luftën ndaj pretendimeve
ekstravagante të Kishës, ekzagjerimeve qesharake dhe teprimeve
të zakonshme të saj
ne duhet të bëjmë kujdes
dhe të vazhdojmë luftën. Në mënyrë që
të mbrojmë idetë e rregullit dhe progresit njerëzor.
Për këtë arsye, le të rezistojmë në mënyrë
që mburojat tona të mos thyhen kurrë.
Letërsia masonike, idetë e saja i paraqet në mënyrë
të vazhdueshme si "largëpamëse" kur akuzon njerëzit
e fesë si të "prapambetur." Megjithatë, kjo është
thjesht një lojë fjalësh. Nocioni "frika e reagimit",
përmendur në citatin e mësipërm, është diçka
që e kundërshtojnë gjithashtu edhe klerikët e sinqertë,
por që masonët e përdorin për të vënë
në shenjestër fenë në përpjekjen e tyre për
t'i distancuar njerëzit prej saj. Përveç kësaj,
ne duhet të vëmë në dukje se filozofia materialisto-humaniste
e përkrahur nga masonët në të vërtetë është
bestytni, me një sistem të prapambetur ideshë, që
të kujtojnë idetë e qytetërimit pagan të Egjiptit
dhe Greqisë së lashtë.
Kështu që, përdorimi i termave si "largpamësi'
dhe 'prapambetje" nga ana e masonëve nuk ka bazë në
realitet. Në të vërtetë, këto terma janë
të pabazë pasi konflikti midis masonëve dhe klerikëve
apo njerëzve fetarë nuk është asgjë më shumë
se vazhdimi i konfliktit midis dy ideve që kanë ekzistuar që
në fillimet e historisë njerzore. Feja është ajo që
deklaron të parën prej këtyre ideve: se njerëzimi
është krijuar nga Zoti dhe se qëniet njerëzore duhet
ta adhurojnë Atë. Kjo është e vërteta. Ndërsa
ideja e kundërt, është se qeniet njerëzore nuk janë
krijuar, por se ato bëjnë jetë të kotë dhe të
pa qëllimtë, është ideja e propozuar nga ata që
e mohojnë ekzistencën e Zotit. Nëse filozofia e masonëve
studiohet me kujdes mund të shihet shumë qartë sesa i pabazë
është përdorimi nga ana e tyre i termave të tillë
si "prapambetje" dhe "largpamësi".
Duke përdorur idenë e "progresit", masonët kërkojnë
të shkatërrojnë fenë. Enciklopedia Katolike thotë:
Pikat vijuese konsiderohen të jenë mjetet kryesore (të
masonizmit):
(1) Të shkatërrojë Kishën plotësisht duke e
goditur haptazi atë, ose me anë të një sistemi hipokrit
dhe hileqar të ndarjes së shtetit ngas Kisha. Të shkatërrojë
gjithë influencën e Kishës dhe fesë, duke e quajtur
çështjen e besimit "klerikalizëm," dhe, me
aq sa të mundet, ta shkatërrojë Kishën dhe gjithë
të vërtetën, me fjalë të tjera, fenë mbinjerëzore,
e cila është më shumë sesa një kult i paqartë
i atdheut dhe njerëzimit;
(2) Të shekullarizojë, me anë të një sistemi
të ngjashëm hipokrit dhe hileqar "josektarian," të
gjithë jetën publike dhe private, dhe mbi të gjitha, mësimdhënien
dhe edukimin e popullit. "Josektarianizmi", siç kuptohej
nga grupi i Orientit të Madh, është anti-katoliçizëm
dhe anti-kristianizëm, ateizëm pozitivist, ose sektarianizëm
agnostik i tërhequr nga josektarianizmi. Liria e mendimit dhe e vetëdijes
së fëmijëve duhet të zhvillohet sistematikisht tek
ata në shkollë dhe të ruhet, sa të jetë e mundur,
nga të gjitha influencat shqetësuese, jo vetëm të
Kishës dhe priftërinjve, por edhe nga influenca e prindërve
të tyre, dhe nëse është e nevojshme, duke përdorur
edhe mënyra detyruese morale dhe fizike. Orienti i Madh e konsideron
këtë rrugë të domosdoshme dhe të sigurtë
për themelimin perfundimtar të republikës botërore
sociale
.
Nga sa mund të shihet qartë më sipër, masonizmi ka
vënë në përdorim një program, të quajtur
"çlirimi i shoqërisë," qëllimi i të
cilit është të ç'rrënjosë fenë. Ky
program vazhdon të jetë i gjallë edhe në ditët
tona. Por programi në fjalë nuk duhet të ngatërrohet
me idetë që kërkojnë t'i sigurojë njerëzve
mundësinë për të praktikuar të lirë fenë
e tyre, pa patur parasysh përkatësinë e tyre fetare. Por
në të kundërt, modeli i parashikuar nga masonizmi është
një sistem që kërkon shpëlarjen e trurit të masave,
duke synuar të fshijnë një herë e mirë fenë
nga shoqëria dhe mendja e individëve dhe nëse është
e mundur të persekutojë besimtarët e saj.
Morali fetar është zgjidhja e të gjitha
vështirësive - Problemi themelor është mungesa e fesë
Politika e Francës për të çrrënjosur fenë
nga identiteti i saj filloi në shekullin e 18-të dhe ka vazhduar
për tre shekuj. Pasojat e saj kanë qenë kthimi i vendit
në një shtet që ka frikë fenë, moralin fetar
dhe njerëzit fetarë (besimtarët). Në vitet e fundit,
myslimanët dhe pjesëtarët e organizatave të ndryshme
fetare që ekzistojnë në vend janë sulmuar si rezultat
i këtij proçesi. Megjithatë, fobitë e Francës
nga feja janë të pabaza. Dhe për më tepër njerëzimi
nuk duhet të ketë kurrë frikë nga feja, por në
të kundërt, nga mungesa e saj. Morali fetar i sjell shoqërisë
paqe, mirëqënie, drejtësi dhe tolerancë. Në një
shoqëri ku ndjenja e fesë është e fortë, nuk
mund të ketë dhunë, degjenerim apo frikë. Për
këtë arsye, frika e Francës nga feja është e
panevojshme. Në shoqëritë ku mbretëron lufta, konflikti,
dhuna dhe padrejtësia nuk ka moral fetar.
Në një shoqëri që është larguar nga feja,
është e paevitueshme që shumica e njerëzve të
jenë egoist, të padrejtë dhe pa moralin e mirëbërjes.
Vetëm vlerat e fesë sigurojnë përsosjen e moraleve
të shoqërive dhe individëve. Ata që besojnë te
Zoti sillen me përgjegjësi, derisa ata jetojnë për
të arritur kënaqësinë e Zotit dhe e dinë se do
të japin llogari për atë që veprojnë. Duke pasur
frikë Zotin, në mënyrë të kujdesshme ata i shmangin
veprat, qëndrimet dhe sjelljet e këqija të cilat nuk pëlqehen
nga Zoti. Një shoqëri që dominohet nga njerëz të
tillë kthehet në një shoqëri që nuk vuan nga
problemet sociale.
Mirëpo, një mosbesimtar, që nuk ka mundur ta kuptojë
se në fund ai do të shpërblehet ose ndëshkohet për
veprat e tij nuk ka për ti vënë kufi veprimeve të
mbrapshta. Pavarësisht nga fakti që shumë njerëz i
shmangin disa sjelle të papërshtatshme për shoqërinë
ku jetojnë, ata nuk hezitojnë për të bërë
disa të tjera kur nxiten, inkurajohen ose u jepet mundësia.
Në shoqëritë ku nuk ka fe, njerëzit janë të
predispozuar të bëjnë çfarëdo lloj veprimi
imoral. Për shembull, një besimtar nuk do të merrte kurrë
rryshfet, luante kumar, kishte zili, ose të gënjente pasi ai
do ta dinte se do të japi llogari për këto vepra në
botën tjetër. Ndërkohë, një i pafe është
i prirur t'i bëjë të gjitha këto. Nuk mjafton që
dikush të thotë, "unë nuk jam besimtar por nuk marr
rryshfet, apo unë nuk jam besimtar por nuk luaj kumar, pasi një
njeri që nuk i frikësohet Zotit dhe që nuk beson se do
të japë llogari për në botën tjetër mund
të bëjë secilën nga këto vepra kur ndryshojnë
situatat dhe kushtet. Një person që thotë, "unë
nuk jam besimtar dhe nuk bëj mëkate" mund të bëjë
të tilla kur gjendet në një vend ku mëkatimi konsiderohet
si diçka normale. Apo një person që nuk i frikësohet
Zoti dhe thotë se nuk merr ryshfete mund të thotë, "im
bir është sëmurë, prandaj duhet të marr rryshfet".
Ndërsa një besimtar nuk ka vese të tilla, sepse ai ka
frikë Zotin dhe nuk harron se Zoti i di qëllimet si edhe mendimet
e tij.
Një person që është larg fesë mund të thotë
"unë nuk jam besimtar por jam zemërbutë. Unë
nuk kërkoj as hakmarrje e as nuk kam urrejtje," por një
ditë një ngjarje e papritur mund ta bëjë të humbasi
kontrollin dhe shfaqë sjelljet më të pamenduara prej tij.
Ai mund të përpiqet të vrasë ose dëmtojë
dikë, sepse morali që ai ka është i atillë që
ndryshon në varësi të ambjentit dhe kushteve të vendit
ku ai jeton.
Mirëpo dikush që beson tek Zoti dhe në botën tjetër,
nuk devijon nga parimet morale të pëlqyeshme, sido qofshin kushtet
apo ambjenti. Morali i tij nuk është i ndryshueshëm por
i qëndrueshëm. Zoti e përmend moralin e lartë të
besimtarëve në ajetet e tij:
"Ata janë, të cilët e zbatojnë
besën dhënë Zotit dhe nuk e thyejnë zotimin. Që
mbajnë lidhjen për të cilën Zoti ka urdhëruar
të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria
e rëndë e përgjegjësisë. Që janë të
duruar (ndaj të këqijave), për të fituar kënaqësinë
e Zotit të tyre dhe që e falin namazin, dhe nga ajo me çka
Ne i kemi furnizuar ata japin fshehtas dhe haptas dhe të keqen e
largojnë me të mirë. Të tillët do të kenë
përfundim më të mirë. (Kuran, 13: 20-22)
Në një ambient të pafe, koncepti i parë që do
të eleminohet është ai i familjes. Vlera të tilla
si besnikëria, besueshmëria, bindja, dashuria, dhe respekti
të cilat e mbajnë familjen, braktisen plotësisht. Duhet
patur parasysh se familja është themeli i shoqërisë
dhe nëse rrënohet familja, e njëjta gjë ndodh edhe
me shoqërinë. Edhe shteti nuk ka më arsye pse të ekzistojë,
përderisa janë shuar vlerat morale që e përforcojnë
shtetin.
Përveç kësaj, në shoqëritë e pafe, nuk
ka më arsye pse të respektosh, duash, apo të ndjesh dhembshuri
për dikë. Kjo e çon shoqërinë në anarki.
I pasuri ka zili të varfërin, dhe i varfëri ka zili të
pasurin. Invalidët dhe të varfërit urrehen. Rritet agresioni
ndaj kombeve të ndryshëm. Punonjësit bëhen agresiv
ndaj punëdhënësve dhe punëdhënësit ndaj
punonjësve, baballarët i kundërvihen bijve të tyre
dhe e kundërta.
Arsyeja për gjakderdhjet e vazhdueshme që raportohen nëpër
gazeta është mospatja e fesë. Në këto faqe, çdo
ditë shikohen lajme për njerëz të cilët në
mënyrë të shkujdesur vrasin njëri-tjetrin për
arsye të parëndësishme.
Mirëpo, një njeri që e di se në botën tjetër
do të japë llogari, nuk i'a drejton kujt armën në
kokë dhe ta qëllojë atë. Ai e di se Zoti e ka ndaluar
njeriun të bëj krime, dhe frika që ai ka nga Zoti bën
që ai të shmangë ndërshkimin në botën tjetër.
Zoti, në Kur'an, i urdhëron njerëzit të mënjanojnë
prishjen në tokë:
"Mos bëni çrregullime në tokë
pas rregullimit të saj. Luteni Atë duke pasur frikë (dënimin)
dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e
Zotit është pranë të mirëve" (Kur'an 7:
56)
Ekzistenca e vlerave të fesë sjell dashurinë që ndihet
për Zotin. Kjo dashuri te njerëzit ka një ndikim pozitiv
dhe inkurajues të jashtëzakonshëm. Për të fituar
kënaqësinë e Zotit, besimtarët sillen në mënyrën
më të moralshme, më të dashur dhe më të
respektueshme me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, mëshira,
toleranca dhe dhëmbshuria përhapen në shoqëri.
Duke pasur frikë Zotin, njerëzit mënjanojnë me përpikmëri
kryerjen e veprave dhe veseve të ulëta. Në këtë
mënyrë, çdo lloj mëkati, që më parë
nuk mund të ndalohej, tani ndalohet në mënyrë të
papritur. Fryma dhe ngrohtësia e fesë mbush atmosferën.
Është një fakt i pranuar se në shoqëritë
ku nuk ka fe njerëzit bëhen të pabindur dhe shkaktojnë
anarki dhe i kundërvihen shtetit. Ndërkohë për dikë
që jeton me vlerat e fesë, ligjet e shtetit janë supreme.
Nëse kërkohet, ai do të vinte jetën në rrezik
për këto vlera. Pasi për një njeri të tillë,
interesat e vendit të tij gjithmonë do të vijnë para
interesave të veta. Ata ngrihen për vlerat shpirtërore
dhe bëjnë gjthçka që kanë mundësi për
ti mbrojtur ato vlera.
Në këto kushte të favorshme, qeverisja e vendit padyshim
që bëhet më e lehtë. Shteti bëhet një vend
i sigurtë dhe i begatë. Drejtuesit e vendit i trajtojnë
qytetarët me drejtësi dhe dhembshuri, dhe në këtë
mënyrë përfundojnë praktikat e padrejta. Si kompensim,
drejtuesit respektohen nga qytetarët. Shtete të tilla i kanë
themelet të patundëshme.
Me mungesën e moralit Islam, babai bëhet armiku i të birit,
dhe e kundërta, vëllezërit grinden, punëdhënësit
i shtypin punonjësit. Fabrikat dhe firmat ndalin punën për
shkak të anarkisë dhe të pasurit shrytëzojnë
fuqinë punëtore të të varfërve. Në biznesin
e përditshëm njerëzit mundohen të mashtrojnë
njëri-tjetrin. Trazirat, konfliktet dhe anarkia bëhen një
mënyrë jetesë për pjesëtarët e shoqërisë.
Arsyeja për të gjitha këto është se njerëzit
nuk kanë frikë Zotin. Njerëzit, të cilët nuk
e kanë frikë Zotin ndjehen të lirë të bëjnë
padrejtësi, dhe nuk hezitojnë të drejtohen drejt ekstremiteteve,
si drejt dhunës dhe mizorisë, madje dhe drejt vrasjeve. Veç
kësaj, pa ndjerë një brejtje të ndërgjegjes,
ata guxojnë të shprehin publikisht moskeqardhjen e tyre. Në
të kundërt, dikush që është i bindur se ai mund
të dënohet përjetësisht në ferr, në botën
tjetër, nuk do të kryente kurrë vepra të tilla. Morali
i Kur'anit i bën veprime tilla të pamundura. Çdo gjë
trajtohet me lehtësi, qetësi, dhe në mënyrën
më të mirë. Nuk ndodhin gabime gjyqësore dhe, ndërkohë,
rajonet e policisë dhe gjykatat zor se gjejnë një çështje
për të shqyrtuar.
Gjendja shpirtërore e qetë dhe e rehatshme në të
gjitha fushat e jetës i sjell mirëqenie gjithë shoqërisë.
Kërkimet shkencore lulëzojnë, dhe zor se kalon ndonjë
ditë pa ndonjë zbulim të ri apo ndonjë arritje teknologjike,
dhe rezultatet përdoren për të mirën e të gjithëve.
Kultura lulëzon dhe udhëheqësit promovojnë mirëqenie
publike. Ky lulëzim ekziston për shkak se mendja e njeriut është
liruar nga presioni. Pasi mendja e dikujt është qetësuar,
ai arrin të mendojë më mirë dhe kjo gjendje e mendjes
e zmadhon fushën e reflektimit. Të jetosh në standarte
të mira morali sjell mirëqenie te njerëzit; ata janë
të suksesshëm në biznesin dhe tregëtinë e tyre.
Bujqësia dhe industria lulëzojnë. Në të gjitha
fushat ku ka iniciativë, ka progres të vërtetë.
Zgjidhja është e qartë: kthejuni Zotit, Krijuesit të
të gjitha krijesave, dhe do të arrihet lumturia dhe qetësia
e vërtetë, duke iu kthuer fesë Zoti do të na ndihmojë.
Zoti na ka informuar se shpëtimi në këtë botë
është ti kthehemi fesë dhe Ai ka dhënë lajme
të gëzueshme se shërbëtorët e Tij të sinqertë
nuk do të frikësohen, me kusht që ata do të jenë
të bindur ndaj Tij.
"Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe
bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do të jenë
zotërues në tokë ashtu si i pat bërë zotërues
ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu
për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai
do t'iu dhurojë siguri. Ata le të më adhurojnë Mua
e të mos më shoqërojnë gjë. E kush edhe pas kësaj
mohon, të tillët janë ata më të prishurit."
(Kur'an 24: 55)
Prandaj, për të gjitha arsyet që dhamë më sipër,
shoqëria franceze duhet të kërkojë një zgjidhje
pa mungesën e fesë por me praktikën e moralit fetar. Rrugëzgjidhja
për ndalimin e konflikteve, dhunës gjithnjë e në rritje
dhe pabarazisë ekonomike nuk gjendet te ndalimi i fesë; krejt
e kundërta: ajo duhet kërkuar tek përpjekjet për përhapjen
e virtyteve fetare. Kur një komb i frikësohet Zotit, vepron
me ndërgjegje dhe shfaq dhembshuri, mëshirë dhe tolerancë,
nuk ka dyshim se ai komb do të çrrënjosë me lehtësi
dhunën dhe degjenerimin nga shoqëria e vet.
|