|
Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet
për Teorinë e Evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë
vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën
e tyre, por një mendim i tillë është krejt i gabuar,
sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, Teoria
e Evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar
në realitet, që ka pushtuar mendjet e një numri shumë
të madh njerëzish. Kjo filozofi është "materializmi",
e cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për
arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë.
Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç
materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje,
qoftë kjo organike apo inorganike. Materializmi kërkon të
anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti
dhe shoqëria dhe të krijojë një shoqëri pa shpirt,
të pandjeshme, në të cilën mbizotërojnë
pikëpamjet antinjerëzore. Shumica e njerëzve pranojnë
çdo gjë që dëgjojnë nga shkencë-tarët
si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë
ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime
të ndryshme filozofike dhe ideologjike.
Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë
në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën
maskën e shkencës. P.sh. megjithëse ata e dinë se
ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç
çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë
se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers
dhe në organizmat e gjallë është 'rezultat i rastësisë'.
Është e lehtë t'i imponohesh njeriut të thjeshtë
me anë të kësaj të ashtuquajture shkencë që
në të vërtetë është mashtrim. Vizato një
pikturë, si të ta hajë mendja, që paraqet kalimin
nga toka në ujë, shpik fjalë latine për kafshën
në ujë dhe "pasardhësin" e tij në tokë,
sajo formën kalimtare, përpuno një gënjeshtër
si psh: "Eustenopteroni" u transformua në fillim në
"Ripitistian Krosoptergian", pastaj u shndërrua në
"Ictiostegan" gjatë një procesi të gjatë
evolutiv; dhe ja ku u sajua një argument evolutiv. Pastaj vendosi
këto fjalë në gojën e një shkencëtari me
syze me xhama të trashë dhe bluze të bardhë dhe do
të bindësh lehtësisht shumë njerëz. Ndërsa
media, e cila është dhënë me mish e me shpirt pas
përkrahjes së evolucionit, do t'ia shpërndajë lajmin
"e mirë" mbarë botës me shumë entuziazëm.
Teoria e Çarls Darvinit nuk mbështetet në asnjë
zbulim shkencor objektiv. Ashtu siç tregohet edhe në kapitullin
me titull "Vështirësitë e Teorisë" në
librin e tij "Origjina e Specieve", teoria linte hapësira
të mëdha përballë një sërë pyetjeve
shumë të rëndësishme.
Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin
teorisë do të kapërceheshin me zhvillimin e shkencës
dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atë edhe më tepër,
gjë të cilën e deklaron shpesh në libër. Por
shkenca përparonte plotësisht në kah të kundërt
me shpresat e Darvinit dhe në vend që ajo t'i përkrahte
hipotezat themelore të teorisë, i shtoi akoma dhe më tepër
pikëpyetjet rreth kësaj teorie.
Disfata e Teorisë së Evolucionit përballë shkencës
mund të përmblidhet në 3 çështje kryesore:
1 - ORIGJINA E JETES NE TOKE
Darvini, në librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinën e
jetës, sepse koncepti primitiv në periudhën kur jetoi ai,
supozonte se qeliza zotëronte një konstrukt shumë të
thjeshtë. Sipas teorisë së "lindjes së rastësishme"
që besohej qysh në mesjetë, lëndët inorganike,
duke u bashkuar, mund të formojnë një qelizë. Por
kjo gjë është e pamundur. Në kohën e Darvinit
ishte shumë i përhapur mendi-mi se buburrecat formoheshin nga
tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të
provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente
nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me
pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në
anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas
një farë kohe të formoheshin minj. Por vetëm 5 vjet
pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez,
Lui Pastër e çrrënjosi plotësisht këtë
besim, duke cituar:
"Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë
jetë, u varrosën plotësisht në histori."
2 - MEKANIZMAT E EVOLUCIONIT
Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm në librin
e tij, ku pretendon se disa arinj për të gjetur ushqim në
thellësi të detit janë shndërruar në balena.
Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes së ligjeve
të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca
e gjenetikës në shekullin XX, u shemb plotësisht legjenda
e përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat
pasardhës, prej nje lloji tjetër. Kështu, u vërtetua
përfundimisht se kjo hipotezë ishte një mekanizëm
joefektiv, por evolucionistët, për të gjetur një zgjidhje,
nxorën në dritë në fund të viteve 30' "Teorinë
Sintetike Moderne", apo siç njihet ndryshe Neo-darvinizmin,
i cili i konsideroi mutacionet, si "shkaqe të ndryshimeve
të dobishme". Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në
botë u shfaqën si rezultat i mutacio-neve, apo gabimeve gjenetike,
në organet e ndërlikuara të këtyre gjallesave të
gjalla si veshët, sytë, mushkëritë apo krahët.
Me këtë ata shpjegonin zhvilli-min e mushkërive
te peshqit ku më pas, sipas tyre, u shndërruan në zvarranikë,
apo formimin e krahëve te zvarranikët, të cilët me
vonë evoluan në zogj. Por kjo nuk mund të jetë e vërtetë
dhe për vetë faktin se ADN-ja zotëron një sistem shumë
të ndërlikuar. Çdo ndikim spontan mbi këtë
molekulë, mund të shkaktojë vetëm dëme. Gjenetisti
amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si më poshtë:
"Mutacionet janë të vogla, të rastësishme
dhe të dëmshme. Shfaqen shumë rrallë dhe mundësia
më e madhe është që ato të mos kenë efekt.
Këto karakteristika tregojnë se mutacionet nuk mund të
sjellin zhvillime evolutive. Një ndryshim i rastësishëm
në një organizëm tepër të ndërlikuar është
ose i paefektshëm ose i dëmshëm. Një ndryshim i rastësishëm
që mund të ndodhë në një orë dore nuk do
ta zhvillonte atë. Mundësia më e madhe është
që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e, në rastin
më të mirë, i paefektshëm. Një tërmet
nuk e zhvillon një qytet, por vetëm e shkatërron
".
3 - TE DHENAT FOSILE
Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë se
skenari që pretendohet nga Teoria e Evolucionit nuk është
përjetuar kurrë. Sipas teorisë, të gjitha gjallesat
kanë evoluar nga njëra-tjetra. Një specie, e cila ekzistonte
më parë, me kalimin e kohës, kthehej në një urë
kalimi për formimin e një specieje tjetër dhe në këtë
mënyrë janë shfaqur të gjitha speciet e tjera. Sipas
teorisë, ky transformim u krye gjatë një periudhe të
gjatë prej qindra miliona vjetësh.
Brenda këtij intervali të gjatë transformimi, duhet të
jenë formuar dhe të kenë jetuar miliarda "specie
kalimtare". P.sh., në të kaluarën duhet të
kenë ekzistuar qenie gjysmë-peshk gjysmë-zvarranik, apo
gjysmë-zog gjysmë-zvarranik. Meqë ajo ishte një periudhë
transformimi, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara
dhe me një sërë defektesh. Evolucionistët, këto
qenie imagjinare që besojnë të kenë jetuar në
të kaluarën, i quajnë "forma kalimtare".
Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa
të tilla në të kaluarën, atëherë larmia
dhe numri i tyre do të ishte shumë herë më i madh
se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kështu që mbetjet
e këtyre qenieve të çuditshme do të haseshin në
të dhënat fosile. Darvini, në librin e tij, këtë
fakt e shpjegon kështu:
"Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë
forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të
njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar... Si rrjedhim, provat
për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të
gjenden vetëm në mbetjet fosile."
Nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, edhe pse janë bërë
shumë kërkime intensive mbi fosilet, kurrë nuk janë
gjendur forma kalimtare, qoftë edhe një e vetme. Të gjitha
zbulimet e bëra nga gërmimet dhe kërkimet e ndryshme, në
kundërshtim me shpresat e evolucionistëve, tregojnë se
gjallesat janë shfaqur njëkohësisht, të përsosura
dhe pa mangësira. Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse
ishte një evolucionist, u detyrua ta pohonte këtë realitet:
"Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me
hollësi të dhënat fosile në nivelin klasor apo të
llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual,
por shpërthim të papritur të një lloji për llogari
të një tjetri."
Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë
të formuara plotësisht e përsosmërisht. Me fjalë
të tjera "origjina e specieve", në kundërshtim
me atë që mendonte Darvini, është KRIJIMI dhe jo
evoluimi.
Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë
përrallën e evoluimit të njeriut nga majmuni. Përkundrazi,
të dhënat fosile tregojnë se mes njerëzve dhe majmunëve
ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Të përballur
me këtë fakt, evolucionistët i lidhën shpresat pas
disa vizatimeve dhe maketeve imagjinare. Mbetjeve fosileve, ata u mvishnin
maskat që dëshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysmë-majmun
e gjysmë-njeri.
Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë
për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj
dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Ajo predikon
se lënda pa jetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën.
Ajo pranon që miliona specie të gjalla, si zogjtë, peshqit,
xhirafat, tigrat, insektet, pemët, lulet, balenat apo qeniet njerëzore
u shfaqën nga fenomene fizike që vepruan brenda lëndës
natyrale, si shiu apo rrufetë. Ky besim është në kundërshtim
të plotë si me logjikën ashtu edhe me shkencën. Por
darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë dogmë
me qëllim që "mos të lejojnë daljen në skenë
të një Qenieje Hyjnore."
"O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju
krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni
të devotshëm (të shpëtuar)." {Kuran 2:21}
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me një paragjykim
materialist, do ta kuptojë këtë të vërtetë
të qartë; të gjitha krijesat janë rezultat i krijimit
të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë
superiore. Krijuesi është Zoti, i Cili krijoi të gjithë
universin, e projektoi atë në mënyrën më të
përkryer dhe krijoi dhe i dha formë të gjitha gjallesave.
Ky artikull është marrë nga libri
GJUNJËZIMI I EVOLUCIONIT
me autor
HARUN JAHJA
Botuar nga
Alb-Books
|