|
Palestina e në veçanti Jerusalemi, në
zemrën e saj, që nga fillimi i historisë së Islamit,
ka qenë e shenjtë për Myslimanët. Shikimi i Palestinës
nga ana e Myslimanëve si vend hyjnor ua ka bërë atyre të
mundur që rajonit t'i sjellin paqe dhe harmoni. Në këtë
artikull, ne do të njihemi me disa shembuj historik.
Ekzistojnë dy arsye themelore pse Jerusalemi është vend
i shenjtë për Myslimanet: Ai ishte drejtimi i parë nga
i cili Myslimanët ktheheshin për tu falur. Veç kësaj,
e çka mund të shihet edhe si një ndër mrekullitë
më të mëdha të Profetit Muhamed, ngjitja e tij në
qiell, ishte nga Meshxhid al-Haram deri tek Mesxhid al-Aksa, me fjalë
të tjera nga Meka në Jerusalem. Ky fakt është shpallur
në Kuran në këtë mënyrë:
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij
që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës
prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjerë në Mesxhidi Aksa (Bejti
Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë
këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet
Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi ( i fjalëve të
Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhamedit). (Sure al-Isra:
1)
Në tregimet Kuranore rreth Profetit, në ajetet të cilat
flasin lidhur me tokën e Palestinës iu referohen si 'toka të
bekuara' dhe 'toka të shenjta.' Në ajetin e lartshënuar
rreth ngritjes në qiell, Mesxhidi al-Aska është përshkruar
si një tokë 'rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar.'
Në suren Al-Enbija, ku është rrëfyer për migrimin
e profetëve Ibrahim dhe Lut, ku territori i njëjtë është
përshkruar si 'një tokë që Ne e kemi bekuar.' I tërë
toka e Palestinës, ku shumë Profet nga fisi Izraelit kanë
jetuar dhe luftuar në rrugën e Zotit dhe ku kanë rënë
dëshmorë apo vdekur dhe varrosur, është i shenjët
për Myslimanët.
Si pasojë, Myslimanët kanë sjellë "lumturi",
si psh. paqe dhe siguri në Jerusalem dhe Palestinë për
më shumë 1,400 vjet.
Paqja dhe drejtësia që i solli Palestinës
kalifi Omer
Jeruzalemi ishte kryeqyteti i çifutëve deri në vitin
71 p.e.s. Në atë vit Ushtria Romake u lëshua në një
sulm të gjerë mbi çifutët dhe i përzuri ata
nga zona pas një egërsie të paparë. Pasi nisi koha
e diasporës çifute, Jerusalemi dhe zona për rreth e tij
po shndërroheshin në një vend të braktisur.
Sidoqoftë, Jeruzalemi u bë përsëri qendër interesash
me pranimin e Krishterimit në kohën e perandorit romak Kostandinit.
Të krishterët romakë ngritën kisha në Jerusalem.
Ndalimet ndaj çifutëve për tu vendosur në atë
zonë u hoqën. Palestina mbeti territor romak (bizantin) deri
në shekullin e 7-të. Persët e pushtuan rajonin për
një kohë të shkurtër, por më pas bizantinët
e rimorën atë.
Një pikë e rëndësishme kthese në historinë
e Palestinës ndodhi në vitin 637, kur ajo u mor nën kontroll
nga ushtritë e Islamit. Kjo nënkuptonte lindjen e një periudhe
paqeje dhe harmonie në Palestinën, e që kishte qenë
për shekuj skena e luftërave, shpërnguljeve, grabitjes
dhe masakrave dhe që kishte njohur vrazhdësinë gjithnjë
me ndryshimet e shpeshta të qeverisjeve. Ardhja e Islamit përbënte
nisjen e një epoke të re, kur njerëzit e besimeve të
ndryshme në Palestinë, do të mund të jetonin në
paqe e harmoni.
Palestina u mor nga Omeri, kalifi i dytë pas vetë Profetit.
Hyrja e Omerit në Jerusalem, tolerance e jashtëzakonshme, pjekuria
dhe urtësia që ai tregoi ndaj njerëzve të besimeve
të ndryshme, paraqisnin fillimin e epokës së bukur që
po niste. Historiania Britanike dhe specialistja e çështjeve
të Lindjes së Mesme, Karen Armstrong, në librin e saj "Lufta
e Shenjtë" marrjen e Jerusalemit nga Omeri, e përshkruan
kështu:
Kalifi Omer hyri në Jerusalem hipur mbi një deve të bardhë,
i shoqëruar nga një magjistrat (zyrtar) i qytetit, patriarku
grek Sofroni. Kalifi kërkoi të dërgohej menjëherë
në Malin e Tempullit dhe u përul në lutje në vendin
ku shoku i tij, Profeti Muhamed kishte kryer Udhëtimin e tij të
Natës. Patriarku pa i tmerruar: kjo, mendoi ai, duhej të ishte
përbaltja e shkretisë që profeti Daniel kishte parathënë
se do të hynte në tempull; ky duhet të jetë Antikrishti
që do të lajmërojë afrimin e Ditëve të Fundit.
Pastaj Omeri kërkoi të shihte faltoret e krishtera dhe ndërsa
ishte në Kishën e Varrit të Shenjtë, koha për
lutjet myslimane ishte afruar. Patriarku e ftoi atë me mirësjellje
që të falej aty ku ishte, por Omeri kundërshtoi me të
njëjtën mirësjellje. Nëse ai
do të përulej për t'u falur në kishë, shpjegoi
ai, myslimanët do të dëshironin të nderonin kujtimin
e kësaj ngjarjeje duke ngritur aty një xhami dhe kjo do të
thoshte se ata do të duhej ta prishnin Varrin e Shenjtë.
Në vend të kësaj, Omeri shkoi të lutej pak më
larg se kisha dhe në drejtim të kundërt me Varrin e Shenjtë
ku edhe sot gjendet një xhami e vogël, kushtuar kalifit Omer.
Xhamia tjetër e madhe e Omerit u ngrit në Malin e Tempullit
për të shënuar çlirimin mysliman, bashkë me
xhaminë Aksa, e cila përkujton Udhëtimin e Natës të
Muhamedit. Për vite të tëra, të
krishterët kishin përdorur anën e tempullit të shkatërruar
çifut për të mbledhur mbeturinat e qytetit. Kalifi ndihmoi
me duart e veta myslimanët që të pastronin plehrat
dhe myslimanët aty ngritën dy faltore për të vendosur
Islamin në qytetin e tretë më të shenjtë në
botën islame. (1)
Me pakë fjalë, myslimanët i sollën 'qytetërimin'
Jerusalemit dhe të gjithë Palestinës. Në vend të
besimeve të egra që nuk tregonin respekt për vlerat e shenjta
të njerëzve të tjerë dhe që i vrisnin ata vetëm
për shkak të ndryshimeve në bindjet fetare, aty mbretëroi
drejtësia, toleranca dhe kultura e moderuar e Islamit. Pas marrjes
së Palestinës nga Omeri, myslimanët, të krishterët
dhe çifutët jetuan së bashku në paqe e harmoni në
atë vend. Myslimanët kurrë nuk përdoren dhunën
për ti detyruar njerëzit të ndërrojnë fenë,
ndonëse disa jomyslimanë e pranuan këtë fe me vullnetin
e tyre të lirë.
Paqja dhe harmonia në Palestinë vazhdoi po aq kohë sa
edhe Myslimanët qeverisën me rajonin. Sidoqoftë, në
fund të shekullit të XI, një pushtues nga jashtë hyri
në rajon dhe toka e qytetëruar e Jerusalemit barbarisht dhe
pamëshirshëm u plaçkit, në mënyrë të
paparë kurrë më parë. Këta barbarë ishin
Kryqtarët.
Një dëshmi historike e tolerancës Myslimane ndaj të
Krishterëve: Kubja Myslimane e Gurit pranë Kishës së
Krishterët.
Egërsia e kryqtarëve
Kryqtarët plaçkitën Jerusalemin dhe i mbytën të
gjithë banorët e tij jo-Krishterë.
Ndërsa anëtarët e të tre besimeve po jetonin në
paqe dhe harmoni në Palestinë, të krishterët e Evropës
vendosën të organizonin 'kryqëzatat'. Duke iu përgjigjur
thirrjes së papës Urban II, më 25 Nëntor 1095 në
Këshillin e Klermontit, më shumë se 100,000 njerëz
nga e gjithë Evropa u nisën për në Palestinë,
që të 'Çlironin vendin e shenjtë nga Myslimanët'
dhe të gjenin pasuritë përrallore të Lindjes. Pas
një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm dhe
pas grabitjesh e masakrash të mëdha ndaj Myslimanëve, ata
arritën në Jerusalem në vitin 1099. Qyteti ra pas një
rrethimi prej afër pesë javësh, dhe kryqtarët hynë
në të. Ata ushtruan një egërsi çfarë rrallëherë
bota e ka parë. Të gjithë myslimanët dhe çifutët
në qytet u shkuan në shpatë. Sipas fjalëve të
një historiani, 'Ata i mbytën të gjithë Saraçenët
dhe Turqit që i gjetën...ishin ata meshkuj ose femra.' [2]
Një nga Kryqtarët, Rajmond Aguiles, mburrej me dhunën që
ka ushtruar ai:
Kishte pamje të mrekullueshme. Disa nga burrat tanë (e kjo ishte
më mëshiruesja) u prinin kokat armiqve të tyre; të
tjerët i gjuanin ata me shigjeta, kështu ata rrëzoheshin
nga kështjellat; të tjerët i torturoni ata më gjatë
duke i hedhur në zjarre. Grumbuj kokësh, duarsh, dhe këmbesh
shiheshin nëpër rrugët e qytetit. Nevojitej që të
zgjidhje rrugën mbi trupa burrash dhe kuajsh. Por këto ishin
vetëm disa çështje të vogla kur të krahasohet
me atë se çfarë kishte ndodhur në Tempullin e Solomonit,
vendi ku zakonisht bëhen shërbimet fetare...në tempull
dhe oborrin e Solomonit, burrat u lanë në gjak deri në
gjunjët e tyre dhe kapistra frenash. (3)
Brenda dy ditësh, kryqtarët vranë rreth 40,000 Myslimanë
në mënyrë barbare siç u përshkrua pakë
më parë. (4) Paqja dhe harmonia që kishin mbretëruar
në Palestinë qysh nga koha e Omerit, përfunduan me një
masakër të tmerrshme. Kryqtarët dhunuan të gjitha
ligjet etike të Krishterimit, një fe e dashurisë dhe mëshirës,
dhe përhapën terrorin kinse në emër të Krishterimit.
Drejtësia e Salahudinit
Ushtritë barbare të kryqtarëve e bënë Jerusalemin
kryeqytet të tyre dhe ngritën Mbretërinë Latine, kufijtë
e së cilës shtriheshin nga Palestina në Antioki. Sidoqoftë,
kryqtarët që sollën egërsinë në Palestinë
nuk mundën të qëndrojnë gjatë. Salahudini i mblodhi
të gjitha mbretëritë myslimane nën flamurin e tij
në një lufte të shenjtë dhe i mundi kryqtarët
në betejën e Hatinit në vitin 1187. Pas betejës, dy
udhëheqësit e ushtrisë kryqtare, Rejnaldi i Shatijonit
dhe mbreti Gij, u sollën para Salahudinit. Salahudini ekzekutoi Rejnaldin
e Shatijonit, që njihej për barbaritë e tmerrshme që
kishte kryer kundër Myslimanëve, ndërsa mbretin Gij e la
të lirë, pasi ai nuk kishte kryer krime të njëjtat.
Palestina edhe një herë u njoh me drejtësinë e vërtetë.
Menjëherë pas betejës së Hatinit dhe në të
njëjtën ditë që Profeti Muhamed ishte marrë nga
Meka për në Jerusalem brenda natës, ditën e ngritjës,
Salahudini hyri në Jerusalem dhe e çliroi atë nga 88
vitet e pushtimit kryqtar. Kur kryqtarët e kishin marrë qytetin
88 vjet më parë, ata kishin vrarë të gjithë myslimanët
në qytet dhe për këtë arsye, ata kishin frikë
se mos Salahudini do të bënte me ta të njëjtën
gjë. Ndërsa ai nuk preku asnjë të krishterë në
qytet. Përveç kësaj, ai thjesht i urdhëroi të
krishterët latinë (katolikë) që të largoheshin
nga aty. Të krishterët ortodoksë, të cilët nuk
ishin kryqtarë, u lejuan të jetojnë në qytet dhe të
kryejnë falet si të dëshironin. Historiania Britanike Karen
Amstrong e përshkruan marrjen e dytë Islamike të Jerusalemit
me këto fjalë:
Më 2 Tetor 1187 Salahudini dhe ushtria e tij hynë në Jerusalem
si mundës dhe për 800 vjetët që do të pasonin,
Jerusalemi do të mbetej një qytet mysliman. Salahudini e mbajti
fjalën dhe e mori qytetin sipas idealeve më të larta islame.
Ai nuk u hakmor për masakrën e vitit 1099, sikurse këshillon
edhe Kurani (16:126) dhe tani që armiqësitë kishin pushuar
ai u dha fund vrasjeve (2:193-194). As edhe një i krishterë
i vetëm nuk u var dhe nuk u plaçkit. Shpërblesat për
lirim ishin tejet të ulëta...
Salahudini u prek e nga kursimet që familjet premtonin të jepnin
si dëmshpërblim për lirimin e robërve të luftës
dhe i liroi shumë prej tyre falas, sikurse nxiste Kurani, megjithëse
të ardhurat në thesar ishin pakësuar deri në një
masë dëshpëruese. Vëllai i tij El-Adili, ishte aq
i pikëlluar nga gjendja e vështirë e robërve, saqë
i kërkoi Salahudinit të blinte njëmijë prej tyre si
skllevër për vete dhe sapo i mori, i liroi ata në çast
që të gjithë...
Kur Imad ad-Din e pa Patriarkun Herakliun duke e lëshuar qytetin
me koçin e mbushur me thesar, ai e nxiti Salahudinin që t'ia
konfiskonte atë. Mirëpo Salahudini e refuzoi. Kurani thotë
se betimet dhe marrëveshjet duhet mbajtur saktësisht dhe ishte
qenësore që Myslimanet ti zbatojnë ligjshmëritë...
Herakliu pagoi dhjetë dinar shpërblesë si edhe gjithë
të tjerët dhe atij iu ofrua shoqërim i posaçëm
për ta ruajtur thesarin e tij gjatë udhëtimit për
në Tir. (5)
Shkurt, Salahudini dhe myslimanët, nën udhëheqjen e tij,
i trajtuan të krishterët me mirësi e drejtësi të
madhe dhe treguan ndaj tyre edhe më shumë dhembshuri nga ç'treguan
vetë udhëheqësit e tyre.
Rikardi Zemërluani, nuk ishte aspak "bujar".
Pas Jerusalemit, kryqtarët vazhduan barbarit e tyre dhe Myslimanet
drejtësinë e tyre në qytetet tjera të Palestinës.
Në vitin 1194, Rikard Zemërluani që portretizohet si hero
i madh në historinë britanike, ekzekutoi poshtërsisht në
kështjellën Akr 3,000 myslimanë, nga të cilët
shumë gra e fëmijë. Megjithëse myslimanët qenë
dëshmitarë të kësaj egërsie, ata kurrë nuk
përdorën të njëjtat metoda. Ata iu përmbajtën
urdhëresës së Zotit, "Mos lejoni
që urrejtja ndaj një populli që ju ndaloi një herë
nga Xhamia e Shenjtë t'ju shtyjë në teprim..."
(Kurani 5:2) dhe nuk ushtruan kurrë dhunë ndaj civilëve
të pafajshëm. Ata nuk përdorën kurrë dhunë
të panevojshme, qoftë edhe ndaj ushtrive kryqtar që arritën
ti mundin.
Egërsia e kryqtarëve dhe drejtësia e myslimanëve
treguan edhe një herë një të vërtetë historike:
Vetëm një qeverisje e ndërtuar me
parimet e Islamit, u lejoi njerëzve të besimeve të ndryshme
të jetojnë së bashku në Palestinë. Ky
fakt vazhdoi të tregohet edhe për 700 vjet pas Salahudinit,
veçanërisht gjatë periudhës osmane.
Qeverisja e drejtë dhe tolerante e Perandorisë
Osmane
Në vitin 1514, sulltan Selimi mori Jerusalemin dhe zonën përreth
tij dhe kështu nisën 400 vitet e qeverisjes osmane në Palestinë.
Sikurse edhe në shtetet e tjera osmane, kjo periudhë do t'i
krijonte mundësinë Palestinës që të gëzonte
paqe, stabilitet dhe të njihte bashkëjetesën harmonike
të besimeve të ndryshme.
Toleranca Islame vazhdoi në Perandorinë Osmane. Kisha, sinagoga
dhe xhamia bashkëjetuan në paqe.
Perandoria Osmane administrohej nën atë që njihej si "sistemi
i kombit (miletit)", ku tipari themelor i saj ishte që
popujt e besimeve të ndryshme lejoheshin të jetonin sipas besimeve
të tyre madje edhe sipas sistemeve të veta ligjore. Të
krishterët dhe çifutët, të përshkruar si 'Ithtarë
të Librit' në Kuran, gjetën tolerancë, siguri e liri
në vendet osmane.
Arsyeja më e rëndësishme për këtë ishte
se megjithëse Perandoria Osmane ishte një shtet Islamik e qeverisur
nga myslimanët, ajo nuk dëshironte t'i detyronte qytetarët
e saj me forcë që të pranonin Islamin. Përkundrazi,
shteti osman synonte të ofronte paqe e siguri për jomyslimanët
dhe t'i qeveriste ata në një mënyrë të tillë
që ata të ndjeheshin të kënaqur me qeverisjen dhe
drejtësinë Islamike.
Shtete të tjera të mëdha të asaj kohe, kishin mënyra
qeverisjeje shumë të ashpra, shtypëse e jo-tolerante. Mbretëria
e Spanjës nuk mund të toleronte ekzistencën e myslimanëve
dhe të çifutëve në gadishullin Spanjoll dhe ushtroi
një dhunë të jashtëzakonshme ndaj këtyre dy bashkësive.
Në shumë vende të tjera evropiane, çifutët
ishin të shtypur vetëm për shkak se ishin çifutë
(për shembull, ata u burgosën nëpër geto) dhe u bënë
shpesh viktima të masakrave masive (pogromeve). Të krishterët
nuk arrinin të shkonin mirë as me njëri-tjetrin vetë:
Luftërat mes protestantëve dhe katolikëve në shekujt
XVI dhe XVII e shndërruan Evropën në një liqe gjaku.
Lufta 30 vjeçare mes viteve 1618 dhe 1648 ishte pasojë e mosmarrëveshjeve
katolike-protestante. Si rezultat i kësaj lufte, Evropa Qendrore
u shndërrua në fushë beteje dhe vetëm në Gjermani,
u vra një e treta e popullsisë 15 milionëshe.
Në kushte të tilla, është e vërtet e rëndësishme
e pamohueshme se qeverisja osmane ishte tejet njerëzore.
Shumë historianë dhe shkencëtarë politikë kanë
tërhequr vëmendjen te ky fakt. Një nga ata është
eksperti i njohur i çështjeve të Lindjes së Mesme
në Universitetin Kolumbian, Eduard Said. Ai e ka prejardhjen nga
një familje e krishterë prej Jerusalemi dhe merret me punë
kërkimore në universitetet amerikane. Në një intervistë
për gazetën izraelite "Ha'aretz" ai rekomandoi "sistemin
kombëtar osman" nëse do të ndërtohet një
paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ajo çfarë
ai tha është:
Një pakicë çifute mund të mbijetojë në
të njëjtën mënyrë që kanë mbijetuar
në botën arabe të gjitha pakicat e tjera... nën Perandorinë
Osmane, me sistemin e miletit, kjo funksionoi fare mirë. Ajo që
kishin ata atëherë duket shumë më njerëzore nga
kjo që kemi tani. (6)
Morali i Kuranit: Burimi i Tolerancës Islamike
Arsyeja themelore për vendosjen e qeverisjes tejet tolerante, të
drejtë dhe humane e perandorisë osmane dhe të shteteve
tjera myslimane është se qeveria e tillë udhëhiqej
sipas Kuranit. Arsyeja për tregimin e drejtësisë dhe të
qytetërimit nga ana e Omerit, Salahudinit, sulltanëve osman
si dhe të shumë sundimtarëve Mysliman (e që sot kjo
pranohet edhe nga bota perëndimore), ishte besimi i plotë i
tyre në urdhrat e Zotit të shpallur në Kuran. Këto
janë disa prej urdhrave të cilat e ndërtuan bazën
e pikëpamjes Islamike të qeverisjes:
Allahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të
zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të
gjykoni me të drejtë mes njerëzve. Sa e mirë është
kjo punë që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si
veproni.(Surja Nisa : 58)
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues
të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është
kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose
kundër të afërmeve, le të jetë ai (për të
cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë
për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë.
Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu plotësisht
di çka punoni. (Surja Nisa: 135)
Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe
të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak
të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu
i do ata që mbajnë drejtësinë. (Surja Mumtehinet:
8)
Është një frazë në politik që thotë
'pushteti korruptohet, ndërsa pushteti i përkryer korruptohet
plotësisht.' Kjo nënkupton se secili që vije nga pushteti
politikë vije disi i korruptuar moralisht nga mundësit që
ky pushtet i sjell me të. Kjo vërtet zbatohet nga shumica e
njerëzve, sepse ata e formojnë moralin e tyre në vijë
me presionin shoqëror. Thënë me fjalë të tjera,
ata i largohen amoralitetit sepse ata i frikësohen mosmiratimit ose
ndëshkimit shoqëror. Sidoqoftë, pushteti atyre u jep fuqi,
dhe e ngrit presionin shoqëror. Si rezultat, ata korruptohen, apo
shumë lehtë bëjnë lëshime sa i përket moralit.
Nëse ata kanë në duart e tyre pushtet të vërtet,
me fjalë të tjera nëse ata qeverisin me kombin, ata mund
ti provojnë të gjitha mjetet për t'i kënaqur dëshirat
e tyre.
Modeli i vetëm i njerëzimit ku 'ligji i korrupsionit' nuk zen
vend është tek ata të cilët me sinqeritet i besuan
Zotit, të cilët e përqafuan fenë pa frikë dhe
me dashuri për Atë, dhe jetuan në përputhshmëri
me atë fe. Për arsye se moralet e tyre nuk u definuan nga shoqëria,
e bile as pushteti më i përkryer mund të ndikoj në
ata. Në Kuran, Zoti Profetin David e solli si një shembull të
këtij sundimtari ideal, me mënyrën se si ai qeverisi edhe
me ata të cilët e vunë në sprovë autoritetin
e tij, dhe në anën tjetër mënyrën se si ai kërkoi
falje nga Zoti me përulje të plotë. (Sure Sad: 24)
Fakti se historia e Islamit është përplot drejtësi,
mëshirë, thjeshtësi (përulje) dhe qeverisës të
pjekur buron nga ky moral të cilin Zoti ia mëson Myslimanëve
në Kuran. Meqenëse një udhëheqës mysliman ia
ka frikën Zotit, mundësia që ai të korruptohet, të
jetë kryelartë apo mizor, nuk mund të jepet. (Natyrisht,
udhëheqës që korruptohen dhe largohen nga morali Islamik,
paraqiten në historinë e islamit, mirëpo numri dhe ndikimi
i tyre është shumë i vogël).
Përfundim
Historia tregon se Islami është i vetmi sistem besimi që
mund të sigurojë një qeverisje të drejtë, tolerante
dhe të mëshirshme në Lindjen e Mesme. Pax Ottomana që
përfundoi me tërheqjen e Perandorisë Osmane nga rajoni,
nuk është zëvendësuar ende. Pas osmanlinjve, Lindja
e Mesme, së pari kaloi në duart e kolonialisteve Evropian dhe
më pas u bë cak i politikave pushtuese dhe agresionit të
Izraelit.
Ekziston vetëm një arsye themelore për konfliktin e tanishëm
në Lindjen e Mesme: fakti se palët nuk duan të bëjnë
paqe. Ajo çfarë Izraeli duhet të bëjë është
që të veproj në përputhje me rezolutën OKB-së
242 dhe të tërhiqet në kufijtë e para 1967, dhe të
njohë dhe garantoj të drejtat e popullit të Palestinës.
Ajo që Palestina (dhe Arabët tjerë) duhej të bënin
është që ti braktisin synimin e tillë siç është
"zbrazja e Izraelit në det" dhe ta pranojnë bashkëjetesën
me çifutët. Gjëja më e rëndësishme për
të gjithë është që qëllimet e tyre mos ti
ndotin me veprime barbare të terrorizimit të civileve.
Shkurt, në mënyrë që të sigurohet paqja në
Lindje e Mesme, të dyja palët duhet të pajtohen të
jenë të matura dhe tolerante dhe të bëjnë përpjekje
të çiltra për të çlirohen nga racizmi çifutë
(Zoinizmi) apo nga shovinizmi Arab. Vizioni që nevojitet për
këtë çështje është i fshehur në virtytet
të cilat morali Islam i ka bekuar në Lindjen e Mesme shekuj
më parë.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shënime:
1- Karen Amstrong, Holy War, MacMillan, London, 1988,
faqe.30-31
2- Geste Francorum, or the Deeds of the Franks and the Other Pilgrims
to Jerusalem, trans. Rosalind Hill, London, 1962, faqe 91
3- August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and
Participants, Pinceton & London, 1921, faqe 261
4- August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and
Participants, Pinceton & London, 1921, faqe 262
5- Karen Amstrong, Holy War, faqe 185
6- 18.8.2000, Ha'aratez Newspaper; MiddleEast.Org, August 2000
|