|
Informacioni... Ky koncept sot ka shumë më tepër kuptim
sec kishte madje edhe gjysëm shekulli më parë. Shkencëtarët
po zhvillojnë teori për të përkufizuar informacionin.
Shkencat shoqërore flasin për "epokën e informacionit".
Informacioni po bëhet një koncept shumë i rëndësishëm
për njerëzimin.
Zbulimi i informacionit në zanafillën e të
dyjave: gjithësisë dhe vetë jetës, është
ajo që e bën këtë koncept kaq të rëndësishëm
në botën moderne. Shkencëtarët sot po e kuptojnë
se gjithësia është e përbërë nga "lënda
(materia), energjia dhe informacioni" dhe kjo teori po zëvendëson
filozofinë materialiste të shekullit të nëntëmbëdhjetë,
e cila e përcaktonte gjithësinë si të përbërë
vetëm nga "lënda dhe energjia".
Pra, çfarë do të thotë e gjithë kjo?
Le ta sqarojmë me një shembull, me atë të
ADN-së. Të gjitha qelizat e gjalla funksionojnë në
bazë të informacionit gjenetik në strukturën helikoidale
dyjare të ADN-së. Trupat tanë gjithashtu janë të
ndërtuar prej triliona qelizash, secila prej tyre me ADN-në
përkatëse, dhe të gjitha karakteristikat e trupave tanë
janë të regjistruar në këtë molekulë gjigande.
Qelizat tona përdorin programet proteinike të regjistruara në
ADN për të prodhuar proteina të reja. Informacioni që
zotëron ADN-ja jonë është aq i shumtë, saqë
po të donim ta shkruanim atë do të mbushte faqet e 900
vëllimeve të një enciklopedie.
Atëherë, nga se përbëhet ADN-ja? Pesëdhjetë
vjet më parë, shkencëtarët do të ishin përgjigjur
se ADN-ja përbëhet nga acide nukleike të quajtura nukleotide
dhe lidhje kimike, që i mbajnë këto nukleotide të
bashkuara. Me fjalë të tjera, ata zakonisht rreshtonin vetëm
përbërësit materialë të ADN-së. Por sot,
shkencëtarët kanë një përgjigje tjetër;
ADN-ja përbëhet nga atome, molekula, lidhje kimike dhe, më
e rëndësishmja, nga informacioni.
Është tamam si një libër. Do ta kishim
shumë gabim po të thonim se një libër përbëhet
vetëm nga letra, boja dhe materiali lidhës, sepse përveç
këtyre materialeve, është informacioni që e bën
atë me të vërtetë një libër. Është
informacioni ai i cili e dallon një volum të Enciklopedisë
Britanike nga një "libër" i formuar nga shkronja të
renditura rastësisht, si psh. ABICLDIXXGGSDLL.
Të dy kanë letër, bojë dhe lidhës,
por njëri ka informacion, kurse tjetri jo. Burimi i informacionit
është autori i librit, i cili zotëron inteligjencë
dhe vetëdije. Mohimi i këtij fakti do te ishte i pavend, sepse
informacioni është vendosur në ADN nga një qenie inteligjente.
Informacioni - Fundi i Pashmangshëm
i Teorisë së Evolucionit dhe i Materializmit
Zbulimi i këtij fakti i ka sjellë një fund të pashmangshëm
filozofisë materialiste dhe Darvinizmit, zbatimit të saj në
shkencat e natyrës, sepse filozofia materialiste pretendon se të
gjitha qeniet e gjalla përbëhen vetëm nga materia dhe se
informacioni gjenetik u shfaq në një farë mënyre "rastësisht".
Kjo është njëlloj si të thuash se një libër
mund të formohet nga një bashkim i rastësishëm i letrës
me bojën.
Materializmi është pasues i teorisë së "thjeshtëzimit",
e cila pretendon se informacioni mund të thjeshtëzohet përfundimisht
në materie. Për këtë arsye materialistët thonë
se nuk është nevoja të kërkosh për ndonjë
burim informacioni përveç materies. Por ky pretendim është
provuar të jetë i gabuar, edhe materialistët madje kanë
filluar ta pranojnë këtë të vërtetë.
Një nga mbrojtësit kryesor të teorisë së evolucionit,
George C. Williams, ka vënë në dukje në një shkrim
të vitit 1995 gabimin e materializmit (thjeshtëzimit), që
është pretendimi se gjithçka përbëhet prej
lëndës:
Biologët evolucionistë s'ia kanë dalë mbanë
të kuptojnë se ata merren me dy fusha që pak a shumë
nuk mund të maten me njëra-tjetrën: atë të informacionit
dhe atë të materies. Këto dy fusha nuk do të bashkohen
kurrë me njëra-tjetrën në ndonjë lloj mënyre
që zakonisht nënkuptohet nga termi "thjeshtëzim"...
Gjenet janë pako me informacione, jo thjesht objekte... Në biologji,
kur flitet për gjenet dhe gjenotipet dhe grupgjenet, flitet për
informacion, jo për realitetin objektiv fizik... Kjo mungesë
e përshkruesve të përbashkët e bën materien dhe
informacionin, dy zona të veçuara të ekzistencës,
të cilat duhet të diskutohen të pavarura nga njëra-tjetra,
me termat e veçanta të secilës.
Stephen C. Meyer, një filozof i shkencës në Universitetin
e Kembrixhit (Cambridge Univer-sity), i cili e kritikon teorinë e
evolucionit dhe materializmin, thotë në një intervistë:
Një nga gjërat që bëj kur jap mësim, për
t'ua përcuar këtë ide studentëve, është
që t'u tregoj dy disqe kompjuteri. Njëri është i mbushur
plot me programe (software), ndërsa tjetri është bosh.
Dhe i pyes: "Për shkak të përmbajtjes së ndryshme
të informacionit, a ka ndonjë ndryshim në peshë ndërmjet
këtyre dy disqeve të kompjuterit?" Dhe natyrisht përgjigja
është JO; nuk ka asnjë ndryshim për shkak të
informacionit që ata mbajnë. Kjo vjen për shkak se informacioni
është një madhësi pa peshë. Informacioni nuk
është dicka materiale.
Atëherë si mund të shpjegohet prejardhja e tij, e parë
nga këndvështrimi materialist? Kjo krijon një vështirësi
themelore për skenaret materialiste të evolucionit.
Në shekullin e 19-të ne mendonim se kishte dy njësi
themelore të shkencës: lënda dhe energjia. Tani në
fillim të shekullit të 21-të ne pranojmë se ka edhe
një njësi themelore të tretë, dhe ky është
informacioni. Ai nuk mund të thjeshtohet në lëndë;
nuk mund të thjeshtohet në energji.
Të gjitha teoritë që u nxorën në shekullin e
20-të për të thjeshtuar informacionin në materie -
si prejardhja e rastësishme e jetës, vetorganizimi i materies,
teoria biologjike e evolucionit që është përpjekur
të shpjegojë informacionin gjenetik të llojeve nëpërmjet
mutacioneve (ndryshimeve të rastësishme) dhe përzgjedhjes
natyrore - kanë dështuar. Profesori Phillip Johnson, një
nga kriti-kët më të njohur të Darvinizmit, ka shkruar:
Dyanshmëria e vërtetë në çdo nivel të
biologjisë, është dyanshmëria e materies dhe informacionit.
Filozofët e shkencës së mendjes nuk arrijnë ta kuptojnë
natyrën e vërtetë të informacionit sepse ata supozojnë
se ajo është prodhuar nga një proces material (sipas këndvështrimit
darvinist) dhe kështu që nuk është dicka thelbësisht
e ndryshme nga materia. Por ky është thjesht një paragjykim
që do të shkundej nga një gjykim i pa-anshëm.
Johnson vazhdon më tej: "Informacioni nuk është materie,
edhe pse është i stampuar në materie. Ai vjen prej diku
tjetër, prej një projektimi inteligjent..." Dr. Werner
Gitt, një drejtues dhe profesor i Institutit Federal Gjerman të
Fizikës dhe Teknologjisë, ka shprehur pothuajse të njëjtin
mendim:
Një sistem kodimi (që regjistron dhe dëshifron informacion)
gjithmonë është i lidhur me një proces të ndërgjegjshëm
jomaterial. Një lëndë materiale nuk mund të prodhojë
ndonjë kod (kombinim) që përmban informacion. Në të
gjitha rastet vihet re se çdo pjesë informacioni e krijuar,
është si pasojë e një procesi të ndërgjegjshëm,
burimi i së cilës mund të gjendet te një ideator,
i cili ushtron vullnetin e tij të lirë, dhe i cili zotëron
inteligjencë... Nuk njihet asnjë ligj në natyrë, asnjë
proces dhe asnjë vijimësi ngjarjesh, të cilat bëjnë
të mundur që informacioni të krijohet vetvetiu në
materie...
Sic e thamë më lart, një libër është i
përbërë prej letrës, bojës dhe prej informacionit
që ai përmban. Burimi i këtij informacioni është
mendja e autorit.
Le të sqarojmë edhe një pikë tjetër të
rëndësi-shme: Kjo mendje ka përparësi ndaj përbërësve
materialë dhe ajo vendos si t'i përdorë ata. Një libër
shfaqet fillimisht në mendjen e atij që do ta shkruajë
atë, pra të shkrimtarit. Autori bën lidhje logjike dhe
krijon fjali. Pastaj, në fazën e dytë, ai u jep këtyre
mendimeve një trajtë materiale. Duke përdorur një
makinë shkrimi ose një kompjuter, ai e shndërron informacionin
që ndodhet brenda mendjes së tij në shkronja. Më vonë
këto shkronja printohen në një shtypshkronjë dhe kështu
libri merr formën e tij të plotë.
Pra, ne mund të arrijmë në këtë përfundim:
"Nëse materia përmban informacion, atëherë kjo
materie ka qënë organizuar që më parë nga një
mendje që e ka patur këtë informacion. Pikënisja pra
është një mendje, dhe pastaj zotëruesi i kësaj
mendjeje e ka kthyer këtë informacion në materie, duke
krijuar kështu nëpërmjet një skicimi.
Mendja që ishte Përpara Materies
Pra, burimi i informacionit në natyrë nuk mund të jetë
vetë lënda, sic thonë materialistët. Burimi i informacionit
nuk është materie, por një Mendje që qëndron
mbi materien. Kjo Mendje ka qenë përpara materies. Ishte kjo
Mendje e cila krijoi, formësoi dhe organizoi të gjithë
materien në univers. Biologjia nuk është e vetmja degë
e shkencës që na çon në këtë përfundim.
Astronomia dhe fizika e shekullit të 20-të gjithashtu kanë
treguar se ekziston një harmoni dhe projektim që të lë
pa mend, duke treguar se ka një Mendje që ka qenë përpara
gjithësisë dhe që e ka krijuar atë.
Shkencëtari izraelit Gerald Schroeder, i cili ka studiuar fizikë
dhe biologji në universitete si Instituti i Teknologjisë në
Masaçuset (Massachusetts Institute of Technology - MIT), dhe autor
i librit "Shkenca e Zotit", bën disa vërejtje
të rëndësishme në lidhje me këtë çështje.
Në librin e tij të ri të titulluar "Ana e Fshehtë
e Zotit: Shkenca Zbulon të Vërtetën Përfundimtare",
ai sqaron përfundimin e arritur nga biologjia molekulare dhe fizika
kuantike si më poshtë:
Një vetëdije unike, një urtësi absolute, mbizotëron
në gjithësi. Zbulimet e shkencës, të cilat hulumtojnë
rreth natyrës kuantike të materies nënatomike, na kanë
bërë të kuptojmë dicka që të lë pa
mend: gjithçka që ekziston është shprehje e kësaj
urtësie. Në laborator ne e përjetojmë atë si
informacion që në fillim u shpreh fizikisht si energji dhe më
pas u shndërrua në formën e lëndës. Çdo
grimcë, çdo qenie, që nga atomi deri te njeriu, duket
se paraqet një nivel të caktuar informacioni dhe urtësie.
Sipas Schroeder-it, rezultatet shkencore të kohës sonë
udhëheqin shkencën dhe teologjinë drejt pikë-takimit
në një të vërtetë të përbashkët.
Kjo është e vërteta e Krijimit. Shkenca tani po e rizbulon
këtë të vërtetë, të cilën fetë
hyjnore ua kanë mësuar njerëzve për miliona vjet.
"Libri i Ruajtur"
Deri tani kemi parë përfundimet e shkencës rreth gjithësisë
dhe zanafillës së qenieve të gjalla. Përfundimi është
se i gjithë universi dhe çdo gjë e gjallë, u krijuan
në saj të një projektimi prej informacionit madhështor
që ekzistonte që më parë.
Ky përfundim i arritur nga shkenca moderne përputhet në
mënyrë të habitshme me një të fshehtë që
është shpallur në Kuran rreth 14 shekuj më parë.
Në Kuran - një libër që është dërguar
si mëshirë e udhëzim për mbarë njerëzimin
- Zoti lajmëroi se Léuhi Mahfúdh, (Libri i Ruajtur)
ka ekzistuar përpara krijimit të gjithësisë dhe për
më tepër, në të kanë qenë të sqaruara
gjithçka rreth krijimit dhe rreth ngjarjeve që do të
ndodhin në gjithësi.
Leuhi Mahfudh është "i ruajtur" (nga arabishtja -
mahfudh), kështu që gjërat e shkruara në të nuk
janë ndryshuar apo dëmtuar. Në Kuran ai është
quajtur "Ummu el-Kitabi" (Nëna e Librit), "Kitabun
Hafidhun" (Libri që Ruan Gjithçka), "Kitabin Meknunin"
(Libri i Ruajtur Mirë) ose thjesht, Libri. Quhet gjithashtu edhe
"Kitabin min Kabli" (Libri i së Ardhmes) meqë ai tregon
edhe për ngjarjet të cilat do të ndodhin në të
ardhmen.
Në shumë vargje, Zoti tregon për veçoritë e
Leuhi Mahfudh. Para së gjithash, nuk ka gjë që të
mos jetë shënuar në këtë libër:
Çelësat e të Fshehtave janë nën
zotërimin e Tij. Asnjë nuk i di ato veç Tij. Ai di për
gjithçka që gjendet në tokë e në det. Asnjë
gjeth nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka farë (që mbin)
në errësirën e tokës, dhe asgjë të njomë
apo të thatë që të mos jetë në një
Libër të Qartë. {Kuran, 6:59}
Një varg thotë se e çdo gjë e gjallë në
botë është e regjistruar në Leuhi Mahfudh:
Nuk ka krijesë që zvarritet mbi tokë ose
krijesë që fluturon me krahë, që nuk janë të
grupuar siç jeni ju vetë. Nuk kemi lënë asgjë
mangut prej Librit. E më pas ato do të kthehen te Zoti i tyre.
{Kuran, 6:38}
Në një varg tjetër thuhet se "në tokë dhe
në qiej", në të gjithë universin, të gjitha
krijesat, përfshirë edhe grimcën më të vogël,
Zoti di gjithëçka për ato dhe ky informacion gjendet
i regjistruar në Leuhi Mahfudh:
Ju nuk merreni me ndonjë çështje ose
këndoni diçka prej Kuranit ose bëni ndonjë veprim
dhe Ne të mos jemi dëshmitarë ndërkohë që
ju jeni të zënë me të. As edhe grimca më e vogël
nuk i shpëton Zotit tënd, qoftë në tokë apo në
qiell. Dhe nuk ka ndonjë gjë më të vogël, apo
më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar
në një Libër të Qartë. {Kuran, 10:61}
Gjithë informacioni lidhur me njerëzimin është në
Leuhi Mahfudh, dhe ai përfshin kodin gjenetik të të gjithë
njerëzve dhe fatet e tyre:
E megjithatë njerëzit u habitën shumë që Zoti
u dërgoi një profet nga mesi i tyre, dhe ata që nuk besuan
thanë:
"Ç'gjë e jashtëzakonshme! Kur ne
të jemi të vdekur dhe të bërë pluhur e hi (do
të kthehemi përsëri në jetë)? Ky kthim do të
ishte i pamundshëm!" Por Ne e dimë me saktësi se si
i tret toka ata. Ne zotërojmë një Libër në të
cilin ruhet gjithçka. {Kuran, 50:2-4}
Vargu i mëposhtëm thotë se fjalët e Zotit në
Leuhi Mahfudh janë pa fund, dhe kjo është sqaruar me anë
të një shembulli:
Sikur të gjitha pemët në tokë të
ishin lapsa, dhe i gjithë deti, dhe shtatë dete të tjerë
përveç tij, të ishin bojë, përsëri fjalët
e Zotit nuk do të mbaronin. Zoti është i Gjithfuqishëm,
i Urtë.
{Kuran, 31:27}
Përfundim
Faktet që shtjelluam më lart tregojnë edhe një herë
se zbulimet e shkencës moderne përforcojnë atë që
feja u mëson njerëzve. Dogma materialiste që i është
imponuar shkencës, me pa të drejtë, në fakt, hidhet
poshtë nga vetë shkenca.
Përfundimet e shkencës moderne rreth informacionit shërbejnë
për të treguar objektivisht se kush ka të drejtë në
një mosmarrveshje që ka zgjatur me mijëra vjet. Kjo mosmarrveshje
ka qenë ndërmjet mendimit materialist dhe fesë. Mendimi
materialist pretendon se materia është pa fillim dhe se asgjë
nuk ka ekzistuar përpara saj. Feja, nga ana tjetër, thotë
se Zoti ka ekzistuar përpara materies, dhe se materia është
krijuar dhe sundohet prej diturisë së pafund të Zotit.
Fakti që kjo e vërtetë, që na kanë mësuar
fetë hyjnore si Judaizmi, Kristianizmi dhe Islami qysh prej fillimit
të historisë - e vërtetuar nga zbulimet shkencore - është
një tregues i epokës post-ateiste që ka filluar. Njerëzimi
po e kupton gjithnjë e më tepër se Zoti ekziston me të
vërtetë dhe se Ai është i Gjithëditur. Kjo u
përkujtohet njerëzve në Kuran në vargun e mëposhtëm:
A nuk e dini se Zoti di gjithçka që ekziston
në qiell e në tokë? Kjo gjendet e shënuar në
një Libër, e kjo është mjaft e lehtë për
Zotin.
{Kuran, 22:70}
|