Kashmir
|
Në botë ekzistojnë shumë probleme
si: uria, varfëria dhe degradimi moral. Musliman të vrare në
Kashmir, Çeçeni, Turkestanin lindor, Bosne, Kosovë;
njerëz të varrosur për së gjalli vetëm përshkak
të besimit dhe racës së tyre; gra të dhunuara; pleq
dhe fëmij të vrarë... Të gjitha këto fakte në
të vertetë janë të njohura në mbarë botën
dhe tema të hapura, të përcjella nga mediat. Mirpo shumica
e njerëzve nuk e merr përgjegjësinë mbi vete për
zgjidhjen e këtyre problemeve, madje as që iu "duhet"
të mëndojnë për këto gjëra. Një pjesë
tjetër e njerëzve, këto probleme, shpesh i sjellin në
ngjarje të ditës. Ata madje mendojnë për ta dhe nuk
ndihen të rehatshem për shkak të këtyre problemeve.
Arsyeja se përse problemet, me të cilat njerëzit ballafaqohen
me mileniume, nuk mund të zgjidhën është sepse zgjidhja
kërkohet në sisteme dhe besime të gabuara. Ndërkaq
zgjidhja është në moralin e Kuranit të cilin Allahu
e ka cakuar për njerëzit. Do të ishte një gabim gjigant
që botën ta pranojmë si normale me të gjitha këto
problme të pazgjidhshme dhe të tregohemi të pafuqishëm
pa marrë masa. Dhe prap do të ishe shumë gabim, që
atmosferen ku këto probleme mund të zgjidheshin, ta shohim si
të huaj dhe të paarritshme. Se Allahu (svt), i cili ka krijuar
të gjithë njerëzit, ka krijuar edhe sistemin në të
cilën mund të jetojnë me ndjenjen e qetësisë,
besimit dhe rehatisë. Allahu (svt) këtë fakt na ka treguar
përmes Kur'anit. Ashtu sic Allahu (svt) thotë në këtë
ajet: ".. Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo
send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët."
(sure Nahl, 89), Kurani është një libër që në
cdo temë iu tregon njerëzve rrugët dhe mjetet. Përmes
moralit, të sqaruar nga Allahu (svt) në Kuran, problemet kudo
në botë do të zgjidheshin, po qese njerëzit do të
pastroheshin nga bestytninë dhe nëse ata do të udhëhiqeshin
në jetë me këtë moral me dashuri dhe me zemër.
Ēeēeni
|
Një pikë tjetër që s'bën
të harrohet: një fshehtësi e të jetuarit me moralin
e Kuranit është se Allahu (svt) si shpërblim ndaj këtij
morali iu jepë një jetë të mirë edhe ne ketë
botë. Si rrjedhim do të kishte zgjidhje për problemet dhe
po ashtu Allahu (svt), që posedon Mëshirën e pafund, njerëzit
që jetojnë me moralin e Kuranit do t'i shpërblejë
me një jetë të bukur dhe të rehatshme. Për ketë
arsye, atëherë do të bëhet e mundur që njerëzit
të mund të jetojnë në një atmosferë të
drejt, të besueshme dhe rehatshme nëse ata mësojnë
moralin e Kuranit, e praktikojnë dhe ndihmojnë që edhe
shoqeria ta praktikoj. Është një përgjegjësi
e madhe, të cilet do ta merrnit mbi vete, që t'ua vëni
në dukje muslimanëve, t'i ftoni njerëzit në Islam
dhe ta përshkruani moralin e Kuranit, përmes së cilit i
fusni mundësit në dorën tuaj.
|