|
Sipas Kuranit, lufta paraqet një "obligim të
padëshiruar" e që duhet vënë në zbatim,
duke mbajtur rreptësishtë parasysh vlerat e veçanta njerëzore
dhe morale dhe që mund të përdoret në ato raste kur
ajo është e pashmangshme.
Në një varg kuranor tregohet se ata të cilët e nisin
luftën janë njerëzit pa besim dhe që Zoti nuk i pëlqen
luftërat:
"...Sa herë që ndezën zjarr
për luftë, Allahu ua fiku atë, e ata përpiqen për
shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët.
" (Kurani 5:64)
Në rastin e një konflikti, besimtarët duhet të luftojnë
vetëm nëse lufta është e nevojshme. Nëse kundërshtarët
sulmojnë, nuk mbetet asnjë zgjidhje tjetër, andaj dhe lufta
është e detyrueshme:
"Po nëse ata ndalen (nga provokimi), Zoti është
Falës, Mëshirues." (Kurani 2:192)
Një hulumtim i hollësishëm i jetës së Profetit
Muhammed (paqja qoftë mbi të) tregon se lufta është
një metodë që përdorej për qëllime mbrojtëse
vetëm në gjendje të pashmangshme.
Shpallja e Kuranit Profetit Muhamed i vazhdoi për një periudhë
prej 23 vjetësh. Gjatë 13 vjetëve të parë të
kësaj periudhe, myslimanët jetonin si pakicë, nën
një qeverisje pagane në Mekë dhe u ballafaquan me shtypje
të shumta. Shumë myslimanë u munduan, u dhunuan, u torturuan,
madje u vranë, shtëpitë dhe pronat e tyre u grabitën.
Pavarësisht nga kjo, myslimanët vazhduan të jetojnë
pa kaluar në dhunë dhe gjithmonë u bënë thirrje
paganëve për paqe.
Kur shtypja e paganëve u bë tërësisht e padurueshme,
myslimanët u shpërngulën në qytetin e Jethribit, i
cili më vonë do të quhej "Medine", ku ata do
të vendosnin qeverisjen e tyre në një mjedis më miqësor
dhe më të lirë. Madje edhe vendosja e sistemit të
tyre politik nuk i shtyu aspak ata që të rrëmbenin armët
kundër paganëve të egër të Mekës. Profeti
Muhamed i urdhëroi njerëzit e tij të përgatiten për
luftë vetëm pasi mori shpalljen e mëposhtme hyjnore:
"Atyre që po sulmohen me luftë, u është
dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është
bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar
atyre (myslimanëve).
(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse
thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan
pa kurrfarë të drejte..." (Surja Haxh: 39:40)
Shkurt, myslimanët u lejuan të bëjnë luftë vetëm
pse ishin shtypur dhe ishin nënshtruar dhunës. Me fjalë
të tjera, Zoti u lejoi të luftojnë vetëm për
tu mbrojtur. Në vargje tjera të Kuranit, myslimanët paralajmërohen
që të mos përdorin provokime apo dhunë të panevojshme:
"Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër
atyre që ju sulmojnë, e mos e teproni! Se Allahu nuk i do ata
që e teprojnë (e fillojnë luftën)." (Surja Bekare:190)
Pas shpalljes së këtyre vargjeve, ndodhën disa luftëra
mes myslimanëve dhe paganëve arabë. Sidoqoftë, në
asnjërën nga këto luftëra myslimanët nuk ishin
pala e cila e nxiti luftën. Për më tepër, Profeti
Muhamed krijoi një mjedis shoqëror të sigurt e paqësor
për myslimanët dhe paganët, duke nënshkruar Marrëveshjen
e Paqes (të Hudejbijes) e cila u plotësi pjesën më
të madhe të kërkesave të paganëve. Pala që
i shkeli kushtet e marrëveshjes dhe nisi luftën e re ishte përsëri
ajo e paganëve. Sidoqoftë, me konvertimet e shumta ne fenë
Islame, ushtria myslimane arriti të krijojë një forcë
të madhe kundër arabëve paganë dhe Profeti Muhamed
e mori Mekën nën kontroll pa gjakderdhje dhe me një shpirt
tolerance. Për më tepër, ai nuk e lëndoi askënd,
ai i fali ata dhe i trajtoi me tolerancën më të madhe.
Paganët, të cilët më vonë do të pranonin
Islamin me vullnetin e tyre të lirë, nuk kishin si të mos
e admironin këtë fisnikëri të karakterit të Profetit.
Parimet islame, që Zoti shpall në Kuran, flasin për këtë
politikë paqësore dhe të matur të Profetit Muhamed.
Në Kuran, Zoti i urdhëron besimtarët që t'i trajtojnë
jomyslimanët me mirësi e drejtësi:
"All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë
dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për
shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja;
All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu
ju ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak
të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe
që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni
me ta..."(Kurani 60:8-9)
Vargjet e mësipërme kuranore qartësojnë se si një
mysliman duhet të sillen ndaj jomyslimanëve. Myslimani duhet
t'i trajtojë të gjithë jomyslimanët me mirësi
dhe duhet ti shmangën miqësisë vetëm me ata që
shfaqin armiqësi ndaj Islamit. Në rast se kjo armiqësi
shkakton sulme të dhunshme ndaj ekzistencës së myslimanëve,
pra, nëse ndaj tyre është ndezur një luftë e
hapur, në këtë rast Myslimanët duhet përgjigjur
atyre me drejtësi dhe duke pasur parasysh përmasat njerëzore
të situatës. Të gjitha format e barbarizmave, dhe veprat
e panevojshme të dhunës dhe të sulmeve të padrejta
janë të ndaluara në Islam. Në një varg tjetër
kuranor, Zoti i paralajmëron myslimanët për këtë
dhe shpjegon se urrejtja e ndjerë ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyjë
besimtarët të bëjnë padrejtësi ndaj tyre.
"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht
të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të
drejtën, dhe të mos tu shtyjë urrejtja ndaj një populli
e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë
se ajo është më afër devotshmërisë. Kine
frikë Allahun se All-llahu di hollësisht për atë që
veproni." (Kurani 5:8)
Kuptimi i konceptit të "Xhihadit"
Një tjetër koncept që për shkak të kontekstit
të diskutimit vlen të sqarohet, është ai i "xhihadit".
Kuptimi i saktë i fjalës "xhihad" është
"përpjekje". Kështu, në Islam "të bësh
xhihad", do të thotë "të mundohesh, të bësh
përpjekje". Ndaj "xhihadi më i madh është
xhihadi që njeriu kryen ndaj vetvetes." Kjo nënkupton përpjekjen
e njeriut për të luftuar dëshirat egoiste. Lufta e hapur
në rrafshin intelektual ndaj anti-fesë, pikëpamjet ateiste,
gjithashtu janë forma të xhihadid në kuptim e plotë
të fjalës.
Përveç këtyre kuptimeve ideologjike dhe shpirtërore,
edhe lufta në kuptimin fizik konsiderohet si "xhihad".
Sidoqoftë, si edhe u sqarua më lartë, kjo duhët të
jetë një luftë që bëhet vetëm e vetëm
për qëllime mbrojtëse. Përdorimi i konceptit të
"xhihadit" për veprat e dhunës kundër njerëzve
të pafajshëm, siç është terrori, do të
ishte i padrejtë dhe shtrembërim tepër i madh.
Dhembshuria, toleranca dhe humanizmi në historinë
islame
Thënë shkurt, doktrina politike e Islamit është jashtëzakonisht
paqedashëse dhe e moderuar. Kjo e vërtetë gjithashtu pohohet
gjerësisht nga historianët dhe teologët jomyslimanë.
Një prej tyre është historiania britanike Karen Armstrong,
ish-murgeshë dhe eksperte me famë e historisë së Lindjes
së Mesme. Në librin e saj "Lufta e shenjtë",
i cili merr në shqyrtim historinë e tri feve me origjinë
hyjnore, ajo parashtron komentet e mëposhtme:
...Fjala "Islam" në gjuhën arabe rrjedh nga e njëjta
rrënjë me fjalën "paqe" dhe Kurani e dënon
luftën si një gjendje anormale e çështjeve, në
kundërshtim me dëshirën e Zotit... "...Sa
herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu ua fiku
atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë.
Allahu nuk i do ngatërrestarët. " (Kurani 5:64)
Islami nuk e arsyeton një luftë tërësisht sulmuese
shfarosjeje, sikur që e bënë Teurati në pesë
librat e Biblës. Një fe më reale se Krishterimi, Islami
pranon se lufta është e pashmangshme dhe nganjëherë,
një detyrë pozitive për t'i dhënë fund shtypjes
dhe vuajtjes. Kurani mëson se lufta duhet të
kufizohet dhe të zhvillohet në një mënyrë sa
më njerëzore të mundshme. Muhamedit i është
dashur të luftojë jo vetëm mekasit, por edhe fiset çifute
në atë zonë si dhe fiset e krishtera në Siri, të
cilët planifikonin ta sulmonin atë në aleancë me çifutët.
Megjithatë, kjo nuk e bëri Muhamedin që t'i denonconte
Ithtarët e Librit. Myslimanët u detyruan të vetëmbrohen,
por ata nuk po zhvillonin një "luftë të shenjtë"
kundër fesë së armiqve të tyre. Kur Muhamedi dërgoi
njeriun e tij, Zejdin, kundër të krishterëve, në krye
të një ushtrie myslimane, ai i porositi ata të
luftojnë në rrugë të Zotit me trimëri, por njerëzisht.
Ata nuk duhej të shqetësonin as priftërinj, murgj e murgesha,
e as njerëzit e dobët e të pandihmë që nuk ishin
në gjendje të luftonin. Nuk duhej bërë masakra ndaj
civilëve, madje nuk duhej prerë as edhe një pemë apo
rrëzuar ndonjë ndërtesë. Kjo ishte krejt ndryshe nga
luftërat e Joshuas. (1)
Pas vdekjes së Profetit, myslimanët vazhduan ti trajtonin anëtarët
e feve tjera me tolerancë dhe respekt. Shtetet Islamike u bënë
shtëpi të sigurta dhe të lira për çifutët
edhe të Krishterët. Pas marrjes së Jerusalemit, Kalifi
Omer i qetësoi të Krishterët të cilët i kishte
kapluar frika e masakrës, dhe u sqaroi se ata ishin të sigurt.
Për më tepër, ai u bëri vizitë kishave të
tyre dhe u deklaroi se mund të vazhdonin të lirë të
praktikonin adhurimin e tyre.
Në vitin 1099, 4 shekujsh pas marrjes së Jerusalemit nga ana
e myslimanëve, kryqtarët e pushtuan sërish Jerusalemin
dhe i vunë shpatën të gjithë banorëve mysliman.
Përsëri, përkundër frikës nga ana e të krishterëve,
Salahudini, gjenerali mysliman i cili e rimori Jerusalemin dhe e shpëtoi
qytetin nga invazioni i vitit 1187, nuk e preku as edhe një civil
të vetëm dhe nuk lejoi asnjë ushtarë që të
plaçkitë. Veç kësaj, ai i lejoi pushtuesit e krishterë
që të marrin të gjithë mallin e tyre dhe të largohen
nga qyteti në siguri.
Një portret i tolerancës ndaj të
krishterëve në tokat Islamike
Periudhat e Turqve Selxhukë dhe Perandorisë Osmane janë
shënuar gjithashtu edhe me tolerancën dhe drejtësinë
e Islamit. Siç edhe është e ditur, çifutët
që ishin dëbuar nga Spanja katolike gjetën paqen që
e kërkonin pikërisht në tokat e perandorisë osmane,
ku u strehuan në vitin 1492. Sulltan Mehmedi, sundimtari i Stambollit,
lejoi edhe lirinë e fesë së çifutëve dhe të
krishterëve. Lidhur me tolerancën dhe drejtësinë e
ushtruar nga myslimanët, historiani A. Miquel thotë si më
poshtë:
Të Krishterët u qeverisën nga një shtet shumi mirë
i administruar e që një gjë e tillë nuk ekzistonte
në sovranitetin bizantin apo latin. Ata asnjëherë nuk ishin
nënshtruar shtypjes sistematike. Përkundrazi, Perandoria, dhe
për më tepër Stambolli, u bë strehë për
çifutët më të torturuar spanjoll. Ata asnjëherë
nuk u detyruan ta pranojnë Islamin. (2)
Profesori i fesë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare
në Universitetin e Xhorxhtaunit, Xhon L. Espozito, e komenton njëjtë:
Për shumicën e popullsisë jomyslimane në territoret
Bizantine dhe Persiane, tanimë të nështruar qevërisësve
të huaj, qeverisja Islamike përbënte një ndryshim
qeverisësish, më shumë fleksibile dhe tolerant. Shumica
e kësaj popullsie tani gëzonin autonomi më të madhe
dhe paguanin taksa më të ula...Fetarisht, Islami u vërtetua
si fe më tolerante, duke u ofruar çifutëve dhe të
krishterëve vendas, një liri më të madhe fetare. (3)
Siç edhe u sqarua në këto fjalë, historia asnjëherë
nuk i dëshmoi Myslimanët si "shkaktues të ngatërresave".
Përndryshe, ata i sollën siguri dhe paqe të gjithë
njerëzve pa dallim kombësie e feje, të banuar në territore
të gjëra me të cilat ata qeverisën. (Për më
tepër, shih Drejtësia dhe Toleranca në Kuran, nga Harun
Jahja, 2000)
Shkurt, dhembshuria, paqja dhe toleranca përbëjnë bazat
themelore të vlerave të Kuranit dhe qëllimet e Islamit
që të fshijnë ngatërresat nga faqja e dheut. Urdhërat
e Kuranit dhe praktika e myslimanëve gjatë tërë historisë
janë aq të qarta sa nuk lënë hapësirë për
polemikë.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shënime:
1-Karen Amstrong, Holy War, MacMillian London Limitet,
1988, faqe 25
2- Feridun Emecen, Kemal Beydilli, Mehmet Yp?irli, Mehmet Akif Aydyn,
Ylber Ortayly, Abdülkadir Özcan, Bahaeddin Yediyyldyz, Mübahat
Kütüko?lu, Osmanly Devleti Medeniyeti Tarihi, (The History of
the Ottoman State), Istanbul: 1994, Yslam Tarih, Sanat ve Kültür
Ara?tyrma Merkezi, faqe. 467
3- John L. Esposito, The Islamic Threat: Myth or Reality, Oxford University
Press, New York, 1992, faqe. 39
|