Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Harun Yahya - Artikuj - Idelogjia e Pamëshirshme në Ekonomi: Kapitalizmi dhe Lufta për Ekzistencë

Idelogjia e Pamėshirshme nė Ekonomi:
Kapitalizmi dhe Lufta pėr Ekzistencė

HARUN JAHJA


Termi kapitalizëm d.m.th. sovranitet i kapitalit, një sistem ekonomik i lirë dhe i pakufizuar i bazuar plotësisht në profit dhe ku shoqëria është në konkurenc brenda këtyre kritereve. Tre elementet më të rëndësishme të kapitalizmit janë: individualizmi, konkurenca dhe përfitimi. Individualizmi është i rëndësishëm sepse njerëzit nuk e shohin veten si pjesë të shoqërisë por si “individ” që qëndron në këmbët e veta. “Shoqëria kapitaliste” është arena ku individët konkurojnë në mes veti në kushte shumë të ashpra dhe të pamëshirshme saktësisht siq është përshkruar nga Darwin-i, ku vetëm të fuqishmit mbijetojnë, ndërsa të dobëtit dhe të varfërit shtypen dhe eliminohen.

 Sipas logjikës, kapitalizmi bazohet  në atë që çdo individ – person, compani apo nacionalitet duhet të luftojë për zhvillim dhe përfitim personal. Në këtë luftë, prodhuesit më të mirë mbijetojnë, të dobëtit dhe ata pa shkathtësi eliminohen dhe zhduken. Ajo që i kushtohet vëmendje nuk është qenja njerëzore, por zhvillimi ekonomik dhe të mirat materiale.  Për këtë arsye mentaliteti kapitalist nuk ndjen përgjegjësi apo keqardhje për personin që e shkel me këmbë për t’u ngjitur lart dhe për atë që duhet të jetoj në vështirësi të mëdha. Ky është Darvinizmi, i jetësuar plotësisht në shoqëri përmes rrugës ekonomike.

Me propozimin e tillë ishte e nevojshme që të inkurajohet konkurenca në të gjitha fushat e shoqërisë dhe për deklarimin se ishte e nevojshme që të mos lihen mundësi apo përkrahje për të dobëtit në asnjë fushë, teoricientët e Darvinizmit Social përgatitën mbështetje “filozofikedhe “shkencore.   Pikëpamja e teoricientit kryesor të Darvinizmit Social Herbert Spencer-it, i cili paraqiti principet e Darvinizmit në jetën shoqërore është: nëse dikush është i varfër atëherë është gabimi i tij; dhe askush nuk duhet ndihmuar atë person të përparoj. Nëse dikush është i pasur, edhe nëse ai person e ka fituar pasurin me mjete të pamoralshme, atëherë ajo është aftësi e tij. Për këtë arsye, personi i pasur mbijeton dhe i varfëri zhduket.

Darvinistët Social në shoqëritë kapitaliste si koment “shkencor”përdorën teorin e evolucionit të Darwin-it. Si rezultat i kësaj, njerëzit filluan të humbin konceptet që religjioni i kishte sjellur, si: ndihmën reciproke, bujarin, bashkëpunimin dhe vendin e këtyre vlerave e zuri egoizmi, dinakëria dhe oportunizmi.

Kenneth J. Hsü shkencëtar evolucionist në artikullin e tij Tre Gabimet e Darwin-it i publikon mendimet e kapitalistëve kryesor në Amerikë:

Darvinizmi në Angli dhe në Amerikë përdorej poashtu në mbrojtje të konkurecës individuale. Andrew Carnegie shkroi “ligji i konkurecës, i mirë apo jo, është këtu; nuk mund t’i shmangemi.”  Rockefeller shkoi një hap më tutje kur ai deklaroi që “rritja e bizneseve të mëdha është thjeshtë mbijetesë e më të mirit; kjo është thjeshtë punë e ligjit të natyrës. (1)

Nga kjo që u shpjegua deri këtu shihet që kapitalizmi ka tërhequr njerëzit në adhurim vetëm të paras dhe pushtetit që vjen nga paraja.  Ky princip kapitalist ka ndikim gati në të gjitha shoqëritë e ditëve tona.  Për këtë arsye të varfërit, të dobëtit dhe të gjymtuarit janë të braktisur nga lëmosha, kujdesi apo mbrojtja.

Arsyeja pse sot vendet si Etiopia jetojnë në skamje dhe uri është dominimi i këtij principi kapitalist. Ndihma dhe mbështetja prej vendeve të shumta do t’i shpëtonte këta njerëz të uritur, mirëpo ata janë lënë në varfëri dhe uri për vdekje.

Veqori tjetër e shoqëris kapitaliste është hapësira e pabarazisë brenda kësaj shoqërie. Në shoqëritë e tilla dallimet në mes të pasurisë dhe varfërisë rriten çdoherë, me rritjen e varfërisë te i varfëri, rritet pasuria te i pasuri.

Gjatë historisë çdoherë ka pasur shoqëri ku i varfëri dhe i dobëti janë shkelur, vetëm gjërat materiale kanë qenë të rëndësishme  dhe egoizmi, interesi personal dhe mashtrimet janë gjetur si rruga e vetme për t’u pasuruar.  Mirëpo që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të njerëzit me pikëpamje të tilla u futën në një periudhë shumë më të ndryshme. Në 150 vitet e fundit njerëzit dhe shoqëritë që e posedojnë këtë  strukturë të pamëshirshme filluan të mos gjykohen apo kritikohen.  Më në fund sjellja e tillë filloj të pranohet si ligj i natyrës.

Robert E. D. Clark shpjegon këtë situatë në këtë mënyrë:

Evolucioni, shkurt, i dha njeriut të lig lehtësim nga ndërgjegja e tij.  Sjellja më devijuese kundër konkuruesit nuk mund të racionalizohej; e liga u quajt e mirë.

Siq po shohim, Darvinizmi që i inspiroi  njerëzit, sistemet dhe ideologjitë dhe mungesa e religjionit i sollën brenga, vështirsi, dhembje dhe dëshpërim botës posaqërisht në 150 vitet e fundit. Ata të cilët menduan se munden t’i mbrojnë interesat personale e shikuan Darvinizmin si shpëtues të vetes.

Këta njerëz të cilët menduan se përgatisnin një kurth të madhe për njerëzimin, në të vërtet nuk ishin në dijeni se atë e përgatisnin për vetveten. Sepse pa marr parasysh se sa ata mundohen të mbijetojnë, në të vërtet ekziston vetëm një Gjykues, një Zot dhe një Zotërues i atyre, tërë botës dhe çdo gjëje që ata mundohen t’a posedojnë. Allahu është Gjykatësi dhe Fuqia e vetme. Pasuria, fuqia dhe pushteti për të cilat njeriu mendon se i fiton vet në të vërtet i janë dhënë nga Allahu që t’a sprovoj atë. Pa marr parasysh sa shumë beson ai që është në një fushë të përpjekjeve, në të vërtet çdo njeri jeton në test të vendosur nga Allahu.  Allahu paraqet në vargjet e shenjta se Ai i sprovon njerëzit me anën e mundësive që ua ofron atyre: 

Ne bëmë çdo gjë në tokë zbukurim të saj që Ne t’i testojmë ata që të shohim se veprat e kujt janë më të mirat. (Sure al-Kahf: 7)

Ata të cilët mendojnë që çka posedojnë i kanë fituar si rezultat i “luftës për ekzistencë” do të ndjenjë dhimbje të madhe në zemër për të cilën nuk ka kompensim, dhe pikëllim të madh kur të ballafaqohen me realitetin në amshueshmëri dhe të shohin se atë që e ndjekën ishtë një ide e zbrazët:

Banuesit e Parajsës do t’i thërrasin Banuesit e Zjarrit, ‘Ne e gjetëm të vërtetën të cilën na e pat premtuar Zoti ynë. E ju a e gjetët të vërtetën të cilën iu pat premtuar Zoti i juaj ?’ Ata do të thonë, ‘Po, e kemi gjetur!’ Në mes tyre thërret një zë: ‘Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët atyre që penguan në Rrugën e Allahut, me dëshirë që t’a shtrembërojnë atë dhe mohojnë amshueshmërin.’… Ata të Arafit i thërrasin burrat që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (Surat al-A'raf: 44-5, 48)

Ndërsa ata të cilët  nuk ranë nën ndikimin e ides Darvinisit-kapitaliste dhe nuk  harruan arsyen për çka janë në këtë botë dhe nuk harruan Allahun, ata i shohin njerëzit si gjëra të gjalla të krijuara nga Allahu.  Sikurse që i ka urdhëruar Allahu, ata gjithmonë i trajtojnë njerëzit këndshëm, tregojnë dhembshuri dhe kujdes dhe bëjnë çdo gjë që është e mundur për t’ua larguar vështirësitë dhe brengat.Ata gjithmonë flasin fjalët më të këndshme, kujdesen, i ndihmojnë dhe i mbrojnë,  jetimët, të sëmurët dhe të gjymtit.Njerëzit e tillë i largohen mëkatit dhe i kryejnë detyrat e dhëna nga Allahu ashtu siq është shpallur në Ku’ran dhe janë superior në shikimin e Allahut: ata nuk i kushtojnë vëmendje pasurisë, racës, ngjyrës, klasës, ideologjisë apo filozofisë. (Për informata të tjera lidhur me këtë temë, shih “Katastrofat që Darvinizmi ia Soll Njerëzimiti” nga Harun Yahya

1) http://www.harunyahya.com/articles/32capitalism.php