|
Filmi i aktorit-regjisorit të famshëm Mel Gibson "Pasioni
i krishtit" me në fund është dalë në publikim
të përgjithshëm pas debateve mujore. Në SHBA është
shikuar me interesim shumë të madh, filmi bëri që
disa kinema të supozojnë ajrin e kishës. Miliona krishter
kanë qendruar në rradhë për të shikuar këtë
punë të rëndësishme për Isain (paqja qoftë
mbi të), gurë themeli i besimeve të tyre.
Një prej aspekteve më të përqendruara nga kritikët
e filmit është mënyra se ky film nuk është "argëtim"
i pastër, si filmat tjerë klasik të Holivudit. Në
të kundërtën, në një numër shumë të
madh të skenave ka vuajtje edhe tortura. Të krishterët
besojnë se Isai është mbytur nga Roamkët me anë
të gozhdimit (kryqëzimit), Mel Gibsoni e paraqet se çfarë
forma të tmerrshme të torurës ishin gozhdimi dhe mizoria
përpara kësaj.
Reagimi i jehudëve
Reagimi më i madh ndaj filmit të Mel Gibsonit erdhi nga jehudët,
dhe në të vërtetë është ende duke u bërë.
Pse është kjo? Përgjigjja në këtë pyetje
qëndron në historinë e krishterizmit siç përshkruhet
në Bibël.
Sipas bibles, Isai është shpetimtari të cilin jehudët
e kanë pritur me shekuj, me fjalë tjera Mesihu. Por, kur ai
filloj të predikoj misionin e tij, ai i thirri popullin jehudi që
të besojnë në Zot dhe gjithashtu i kritikoj hipokizitë
e njerëzve të ndryshëm të fesë të cilët
gëzonin autoritet të madh midis jehudëve. Për këtë
arsye, ndonëse një pjesë e madhe e popullit jehud e besoj
Isain, njerëzit e fesë në fjalë patën armiqësi
shumë të madhe ndaj tij dhe vendosen që t'i bëjnë
një kurthë për të mbytur atë. Më në
fund ata vendosen që t'i ankohen Romakëve, të cilët
sundonin Palestinën në atë kohë. Duke dalur përpara
guvernatorit Romak, Pontius Pilate, ata i thanë atij se Isai ka pretenduar
të bëhet mbret ndërkohë që mbret i tyre është
Cezari, dhe se po u shkaktonte trazira politike. Pilate e pyeti Isain,
e duke parë se ai nuk kishte bërë asnjë krim deshiroj
që të liroj atë. Mirëpo, udhëheqësit fetar
jehud insistuan. Ata kërkuan që ai të gozhdohet, e Pilate
e pranoj kërkesën. Prapë sipas Biblës, faktikishtë
përgjegjës ishin jehudët për vendimin për të
ekzekutuar Isain.
Kjo bëri që disa krishter të ushqejnë një armiqësi
për jehudët gjatëgjithë historisë. Një prej
arsyeve për shfaqjen e "antisemitizmit", ose urrejtjes
së jehudëve, është se të krishterët i konsideronin
jehudët si "vrasësit e krishtit"
Reagimet e udhëheqësve jehud ndaj filmit të Mel Gibsonit
në muajt e fundit kanë qenë se ky film e ka ringjallur
këtë koncept, që ka vazhduar për 2,000 vitet e fundit.
Në shumë skena në film janë përshkruar urrejtja
dhe zëmërimi i disa figurave religjioze jehude ndaj Isait. Kjo
është një pikë e rëndësishme e konfliktit
që i ndan krishterizmin dhe jehudizmin, që kanë shumë
të përbashkëta, dhe madje i vë ata në kundërshtim
ndaj njëri tjetrit.
E vërteta e shpallur në Kur'an
Por, prapa debatit të tanishëm për Isain ndërmjet
jehudëve dhe të krishterëve është e vërteta
më e rëndësishme.
Kjo e vërtetë është shpallur në Kur'an. Sipas
ajeteve të Zotit të Plotëfuqishëm, Isai faktikisht
nuk është mbytur me anë të gozhdimit. Jehudët
vendosen një kurthë të tillë për atë, por
Zoti e zmbrapsi kurthen e tillë me një mrekulli dhe e shpëtoj
Isain, duke u gozhduar dikush tjetër në vend të tij. Kjo
e vërtetë është përshkruar në suren Nisa':
Madje për shkak të thënies së tyre:
"Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin
e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk
e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që
nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë
për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë
dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata
me siguri nuk e mbytën atë. (Kur'an 4:157)
Shprehja, "ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan" tregon
se Isai nuk ishte vrarë e as nuk ishte gozhduar. Edhe deklarata tjetër
përmbanë informatë shumë të rëndësishme:
personi i gozhduar nuk ishte Isai, por dikush tjetër, edhe pse ata
që e kryen gozhdimin menduan se ai ishte Isai. Për shkak se
ai person i ngjau Isait, ose është bërë të duket
sikur ai. (Vetëm Zoti e di të sigurtën)
Kjo informatë në Kur'an ishte temë e debateve ndërmjet
të krishterëve dhe muslimanëve me qindra vite. Të
krishterët thonë se Isai është gozhduar përpara
qindra dëshmitarëve, për të cilën janë pajtuar
shkruasit e Inxhillit dhe autorë tjerë krishter, dhe se kjo
është e sigurtë dhe e vërtetë e dëshmuar
e besuar nga miliona për qindra vite.
Mirëpo, fakti është se disa të krishter e kanë
pranuar edhe faktin se Isai nuk është gozhduar.
Të krishterët që nuk kanë besuar
në gozhdim
Të krishterët kanë dhënë përgjigje të
ndryshme në pyetjen se kush ka qenëai që është
gozhduar. Këta kanë poseduar një besim të llogaritur
si "heretik" sipas doktrines katolike. Levizja e tillë
është e njohur si "Docetism."
Informata më e rëndësishme për Docetismin vije nga
dokumenti Adversus Haereses (kundër Herecies) të shkruar nga
prifti Irenaeus (115-202) në fundin e shekullit të dytë
të erës sonë. Irenaeusi i referohet një Beslidis,
njërit prej përfaqsuesëve të kësaj lëvizje.
Sipas Irenaeusit, Basilidesi, një historian nga Aleksandria, ka insistuar
në shkrimet e tij në mes të viteve 130 dhe 150 se Isai
nuk është gozhduar. Ai ka pohuar se dikush tjetër, një
Simon prej Sirene, është gozhduar dhe se Zoti në mënyrë
të mbinatyrshme e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Simonit që
t'i ngjaj Isait, dhe kështu jehudët dhe Romakët kanë
menduar se janë duke e gozhduar vetë Isain. Basilidesi ka shkruar
madje se Isai e ka shikuar Simonin prej Sirene duke u gozhduar, dhe se
ai pastaj është larguar dhe është ngritur gjallë
në prani te Zotit. (William Smith, D., A Fjalor i biografisë
krishtere, vëllimi 1, f. 768)
Prej nga ka mund t'i arrijë kjo informatë Basilides? Sipas
shkrimeve të një teologu krishter të shekullit të
III, Clementi nga Aleksandria (150-215), Basilidesi ka pretenduar se ka
marrë informata sekrete. Sipas tregimit të tij, një individ
i quajtur Glaucius, që ka vepruar si përkthyes për Simon
Peter, një prej pasuesëve të Isait, e ka mësuar këtë
sekret nga Peter, dhe Basilidesi e ka dëgjuar nga ai. Basilidesi
e ka shkruar një "bibel' të re, në të cilën
shkruasit e Inxhillit janë korrigjuar në driten e informatave
që ai i ka marrë nga Glauciusi.
Basilidesi nuk ishte i vetmi docetist që mbështeste këtë
pretendim. Përveç tij edhe individ të ndryshëm ose
sekte të llogaritura si "heretik" nga kisha e kanë
mbështetur pikpamjen se Isai nuk është gozhduar, por është
zëvendsuar nga dikush që i ka ngjarë atij. Në librin
a është gozhduar më të vërtetë Krishti?
Shkrimtari krishter Faris el-Kayrawni shkruan:
Në vitin 185 pas krishtit një sekt i pasardhësve të
priftërinjëve të Thebes të cilët e përqafuan
krishterizmin pretenduan se "Zoti ndalon që Krishti duhet të
jetë i gozhduar. Ai është ngritur lart në parajsë
në mënyrë të sigurtë." Gjithashtu në
vitin 370 pas krishtit një sekt hermetik gnostik që e ka mohuar
gozhdimin e Isait kanë thënë se ai "nuk është
gozhduar por u është dukur ashtu shikuesëve që e kanë
gozhduar atë." Prap, në vitin 520 pas krishtit Severusi,
peshkopi i Sirisë, ka shkuar në Aleksandri ku ai ka takuar një
grup të filozofëve që mësonin se Isai nuk është
gozhduar por se vetë ashtu është dukur për njerëzit
që e kanë gozhduar atë në kryq. Rreth vitit 610 pas
krishtit peshkopi Gjon, djali i guvernatorit të Qipros, filloj të
deklaroj se Isai nuk është gozhduar por vetëm u është
dukur ashtu dëshmitarëve që e kanë gozhduar atë.
(Faris el-Kayrawni, A është gozhduar më të vërtetë
Isai? Villach: drita e jetës, 1994, f.23)
Mirëpo, që nga shekulli IV kur është vendosur dominimi
absolut i kishes katolike, docetistet janë zhdukur gradualisht sikurse
edhe levizjet tjera të llogaritura si "heretik". Mësimet
se Isai ishte gozhduar konfirmuan vendin e tyre si dogmë fundamentale
e botës krishtere duke u imponuar nga kisha
Njerzimi e mësoi të vërtetën për këtë
çështje vetëm me anë të shpalljes së Kur'ani
pejgamberit Muhammedit a.s. Në Kur'an Zoti e ka treguar këtë
për Isain:
"
Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan
(nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau...."
(Kur'an, 4:157)
JETA E ISAIT SIPAS KUR'ANIT
Sipas të dhënave historike të jehuizmit, krishterizmit
dhe Islamit, Isai ka jetuar përafërsisht para 2,000 viteve.
Ai ishte i derguar i zgjedhur i Zotit dhe është i famshëm
në këtë dhe boten tjetër. Inxhilli i Mateut thot se
ai ka lindur ose gjatë sundimit të Heroldit 1 ose në një
periudhë të ndryshimit të regjimit (4 para eres sonë).
Sipas Inxhillit të Lukes, ai ka lindur gjatë sundimit të
perandorit Augustus (27-14 p.e.s) kur është bërë një
regjistrim në Judea (6 e.s). informatat e tilla nuk mund të
verifikohen. Mirëpo, ekspertët që kanë analizuar burime
të ndryshme besojnë se Isai ka lindur rreth vitit 7-6 p.e.s.
Feja e vërtetë e sjellur nga Isai, i derguari i zgjedhur i
Zotit që është shpërblyer me parajsë dhe dhurata
të veçanta, ekziston sot. Mirëpo, vetëm me emër,
për shkak se është ngatërruar dhe falsifikuar. Meqë
shpallja e dhënë Isait nga Zoti ekziston vetëm në
emër dhe sigurish jo në origjinalin e tij, për shkak se
biblat krishtere janë ngatërruar dhe ndryshuar. Pasi që
ne nuk mund të sigurojmë ndonjë njohuri të vërtetë
për Isain nga ky burim, ne kthehemi te burimi i vetëm që
mund të siguroj të dhëna të vërteta: Kur'ani,
që Zoti ka premtuar se do ta mbrojë deri në ditën
e fundit. Kur'ani tregon shumë për lindjen e Isait, jetën,
shembujt e takimeve të tij me njerëzit tjerë, situatën
e atyre që kanë jetuar rreth tij, dhe shumë çështje
tjera. Gjithashtu siguron shumë shembuj të përpjekejve
të tij për të ftuar popullin jehud në besim. Kur'ani
i tregon fjalet vijuese të Isait:
"Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj
Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar
juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun
dhe më dëgjoni mua. All-llahu është Zoti im dhe Zoti
juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë."
(Kur'an, 3:50-51)
Vetëm disa jehud iu përgjigjen thirrjes së tij dhe u bënë
pasuesit etij. Kur'ani e tregon ekzistencen e këtyre besimtarëve
të devotshëm si vijon:
E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në
mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë
ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"?
Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të
fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo
për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"
Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam
të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që
dëshmojnë (besimin e drejtë) " (Kur'an, 3:52-53)
Sipas dhjatës së re, Isai udhëtoj nëpër të
gjitha qoshet e Palestinës me 12 pasuesit e tij për të
thirrur njerëzit në besim. Në udhëtimin e tij, Zoti
i lejoj atij që të kryej shumë mrekulli. Ai shëroi
të sëmurët dhe të paaftët, i shëroi njerëzit
që vuanin nga lebroza, u solli të pamurin atyre që kishin
qenë të verbër që nga lindja, dhe i ngriti të
vdekurit. Kur'ani i tregon këto mrekulli në ajetët më
poshtë:
"Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit:
Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj
diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet
shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit
në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall
të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani
dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja.
Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë."
(Kur'an, 3:49)
All-llahu (atë ditë) i thotë: "O
Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe
ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë
(Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur
ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë
Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë
shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e
shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja
e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore
(të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët
prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë
kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë:
"Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm
se magji e qartë!" (Kur'an, 5:110)
Isai bëri mrekulli të mëdha, shumë njerëz ishin
të impresionuar me to. Mirëpo, ai gjithmonë ka thënë
se këto mrekulli ndodhin vetëm me dëshiren e Zotit dhe,
sipas bibles, ai gjithmonë u thoshte njerëzve që i sheronte:
"besimi juaj ju ka shpëtuar". "Si përgjigje,
njerëzit falenderonin Zotin kur i shihnin mrekullit e tij:
Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë
detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje. Dhe iu
afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë,
të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë;
i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.
Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët
shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit
shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit. (Mateu 15:
29-31)
Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet
Pashkë. Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin
mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë
mblodhën sinedrin dhe thanë: ``Ç`të bëjmë?
Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë
kështu, të gjithë do të besojnë në të,
do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë
vendin dhe kombin tonë``. Por një nga ata, Kajafa, që ishte
kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjë; dhe
as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që
të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të
mos humbasë gjithë kombi``. Por këtë ai nuk e tha
nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi
duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin,
por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë
që ishin të shpërndarë.
Pavarsisht nga pengesat që shtoheshin, veçenarisht
midis njerëzve që vuanin nga shtypja dhe mizoria, numëri
i besimtarëve filloj të rritej. Në atë kohë,
Isai dhe pasuesit e tij kanë bredhur nepër tërë vendin.
Ndërkohë, priftërinjët e skribët (mesuesit e
ligjit) filluan të intigrojnë dhe komplotojnë kundër
Isait, që u kishte thënë atyre për gabimet e trashëguara
në traditat që ata i kishin favorizuar me vite, duke i përkujtuar
ata për devijimet në mënyrën që ata e kishin
vendosur dhe duke i thirrur ata të besojnë vetëm në
Zot dhe të jetojnë vetëm për Atë. (Luka 22:1-2,
Gjoni 11:47-53)
Sikur të gjithë pejgambert tjerë, Isai e thirri popullin
e tij që të besojnë në Zot, t'i dorëzohen përzemërsisht
Atij, të jetojnë për të arritur kënaqësin
e Tij, të largohen nga mekati dhe punët e këqija, dhe të
bëjnë mirë. Ai i përkujtoj ata për përkoshmërinë
e jetës dhe afërsinë e vdekjes, dhe u tregoj atyre se ata
duhet të përgjigjen për të gjitha punët e tyre
në Ahiret. Ai i thirri ata që të adhurojnë vetëm
Zotin dhe t'i frikohen e t'i kushtojnë vëmendje vetëm Atij.
Bibla gjithashtu përmbanë shumë këshilla dhe material
edukativ (mashal) në lidhje me këtë. Sipas dhjates së
re, Isai i këshilloj ata që ishin "të mangët
në besim", u solli atyre lajme të mira për dominimin
e afër të Zotit, dhe u tha atyre që të kërkojnë
falje nga Zoti. Ky dominim është rregull që jehudët
e pritnin të vendoset kur të arrijë Mesihu, një rregull
që do t'iu sillte atyre besim të rifilluar dhe shpetim.
Isai i mbeti besnik ligjit të Musait (urdhërat e Tevratit)
dhe i qortoi jehudët për shkak të largimit nga urdhrat
ose për praktiken e tyre hipokrite. Sipas dhjates së re, ai
u tha atyre: "nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Musait,
do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua."
(Gjoni 5:46). Isai i thirri njerëzit që të ktheheshin te
tevrati. Inxhilli i Mateut e shënon urdhërin e tij për
të vepruar në përputhje me ligjin e Musait ("ligjin
e shenjtë"):
Unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për
t`i plotësuar (Mateu 5:17)
Ai, pra, që do të shkelë një nga
këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar
kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë
e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë
dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i
madh në mbretërinë e qiejve. (Mateu 5:19)
Kur'ani për Isain thotë si në vijim:
"Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj
Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar
juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun
dhe më dëgjoni mua." (Kur'an, 3:50)
TË DHËNAT KONTRADIKTORE NË INXHILLA PËR GOZHDIMIN
Sot të krishterët besojnë në librin e shenjtë
të njohur si dhjata e re. Shumë pjesë të kësaj
libre i thërrasin njerëzit që të besojnë dhe
të adhurojnë Zotin në mënyrën më të
sinqertë dhe rekomandon parime të shkëlqyeshme të
moralit. Në lidhje me këtë, shumë nga dhjata e re
është e ngjashme me Kur'anin. Prandaj muslimanët dhe të
krishterët kanë shumë besime të përbashkëta
dhe besojnë në vlera të njëjta morale. Kjo është
një e vërtetë e rëndsishme që paraqet temelin
për vendosjen e dialogut dhe bashkpunimit ndërmjet dy besimeve.
Mirëpo, Zoti gjithashtu shpall në Kur'an se dy mësimet
fundamentale në dhjaten e re janë të pasakta.
E para prej këtyre është besimi se Isai është
gozhduar dhe ishte një lloj i "sakrificës" për
të gjithë njerëzit.
E dyta është pretendimi se Isai është "djali
i Zotit". (Zoti sigurisht është përtej kësaj.
Shumë mëdhështor është Ai për të pasur
djalë).
Një pikë interesante është se deklaratat në
Inxhillat në lidhje me këto dy besime aktualisht janë kontradiktore.
Katër Inxhillat
Dhjata e re përmbanë katër "Inxhilla' të ndarë
që e përshkruajnë jetën dhe shërbimin e Isait.
Tre të parët prej tyre, Inxhillat sipas Mateut, Markut dhe Lukës
janë deri në një shkallë të madhe të ngjashëm
me njëri tjetrin. Ata në traditen krishtere përshkruhen
si Inxhillat "sinoptik". (Fjala "sinoptik" nënkupton
"marrja e pikpamjeve të njëjta, dhe përshkruan përspektivat
e tre Inxhillave të parë). Pavarsisht nga të qenurit Inxhilli
i dytë në dhjaten e re, më i hershmi është Inxhilli
sipas Markut. Është pranuar se Mateu dhe Luka e kanë përdorur
Inxhillin sipas Markut si burim kur i kanë shkruar Inxhillat e tyre,
duke i bërë disa shtesa atij.
Inxhilli i katërt është ai i Gjonit, e ky është
shumë i ndryshëm nga vija e marrë nga Inxhillat sinoptik.
Disa ngjarje të përshkruar nga Gjoni nuk duken në Inxhillat
sinoptik, ose janë të përshkruar në kuptim të
kundërt. Për më tepër, një ngjarje e përshkruar
nga Gjoni është përshkruar plotësisht ndryshe nga
mënyra se si duket në Inxhillat sinoptik.
Përshkrimet kontradiktore për gozhdimin
Siç kemi thënë tani, është shpallur në
Kur'an se personi që është gozhduar nuk ishte Isai por,
me anë të mrekullisë së Zotit, dikush që i ka
përngjarë atij është gozhduar e Isai i ka ikur kurthit.
Inxhillat e dhjatës së re insistojnë se ishte Isai është
ai që është gozhduar. Mirëpo, të dhënat
e tyre të gozhdimit bien ndesh me njëri tjetrin në një
shkallë shumë më të madhe se në ndonjë çështje
tjetër.
Ka shumë mospërputhje të mëdha në këtë
çështje, midis Inxhillave sinoptik si dhe me atë të
Gjonit. E dhëna që fillon me darken e fundit të Isait dhe
dishepujve e vazhdon me arrestimin dhe gjykimin e tij është
çështje e kontradiktave të konsiderueshme midis Inxhillave.
Le t'i shqyrtojmë pikat më të mëdha të këtyre
kontradiktave:
o Inxhillat sinoptik pohojnë se në darkën e fundit të
Isait dhe dishepujve të tij ishte një "ceromoni e bukës
dhe verës". Megjithëse Gjoni kurrë nuk e përmend
këtë. Në vend të saj, ai e bënë një
pretendim tërësisht të ndryshëm, se dishepujtë
i pastruan këmbët e tij si shprehje e dashurisë dhe respektit.
o Edhe në lidhje me arrestimin e Isait nga romaket ka mospërputhje.
Sipas pretendimeve në Inxhillat sinoptike, Juda Iskariot e dorëzoj
Isain duke u treguar atë Romakëve. Siaps Gjonit, Isai u dorëzua
vetë. Edhe përgjigjet e dhëna Judas nga Isai janë
përshkruar në mënyrë kontradiktore. Sipas Mateut,
ai i tha Judas, "mik, kryeje atë për të cilen ke ardhur,"
ndërsa sipas Gjonit nuk ka pasë dialog ndërmjet atyre dyve.
o Edhe në lidhje me atë se çka bënë dishepujt
pas arrestimit të Isait ka mospajtime. Sipas Mateut, të gjithë
dishepujt ikën, vetëm Piteri duke e shikuar Isain së largu.
Marku e përshkruan detajin e çuditshëm se si vetëm
"një i ri, që kishte të veshur vetëm ndërresat"
e shikoj Isain, dhe si ai ishte kapur por kishte shpëtuar nga veshja
dhe kishte ikur. Sikur Mateu, Luka shkruan se vetëm Pjetri e shikoi
Isain. Gjoni, në anën tjetër, shkruan se Simon Pjetri dhe
dishepujt tjerë e përcjellnin Isain.
o Përgjegjjet në pyetjen se kush e gjykoj Isain janë gjihtashtu
të ndryshme. Inxhillat sinoptik e përshruajnë se ai ishte
gjykuar nga Gjykata Supreme jehude (Sinedrioni). Sipas Gjonit Isai nuk
ishte gjykuar nga Sinedrioni, por nga Kaiafasi, prifti më i lartë
në atë kohë, dhe vjehërri i tij Annasi.
o Gjykimi i Isait nga guvernatori Romak, Pontius Pilati, gjithashtu përshkruhet
shumë në mënyrë të ndryshme. Sipas Inxhillave
sinoptik, Isai nuk u përgjegj ndaj akuzimeve të bërë
kundër tij nga Pilati, thjeshtë duke thënë "Po,
është si thua ti" kur e pyeti nëse ai ishte mbret
i jehudëve. Gjoni, në anën tjetër, thotë se Isai
i bëri përgjegje të gjatë Pilatit, në deklaraten
e hollësishme duke thënë, "mbretëria ime nuk
është e kësaj bote... Por tani mbretëria ime është
nga një vend tjetër."
o Edhe kush e barti kryqin është e paqartë. Inxhillët
sinoptik shkruajnë se një njeri i quajtur Simoni nga Kirena
e barti atë, ndërsa Gjoni pohon se vetë Isai e barti atë.
o Edhe hajdutët që u kryqëzuan pranë Isait janë
përshkurar në mënyrë të ndryshme, siç
janë edhe fjalët e fundit të Isait.
o Inxhillat edhe kohen e gozhdimit e përshkruajnë në mënyrë
të ndryshme. Sipas Inxhillave sinoptik, ishte në diten e dytë
të pashkëve. Sipas Gjonit, ishte një ditë para pashkëve.
Është e qartë se këto mospërputhje tregojnë
një pikturë interesante.
Kjo është për shkak se këto ngjarje, që përfshijnë
ditën e fundit të Isait, nga darka e fundit deri të gozhdimi,
u zhvilluan, sipas traditës krishtere, përpara qindra dëshmitarëve.
Me përjashtim të darkës së fundit, që kanë
marrë pjesë vetëm dishepujt, të gjitha duhet të
jenë zhvilluar përpara turmave të mëdha. Sipas Inxhillave,
gozhdimi ka ndodhur në Jerusalem, përpara syve të njerëzve
të zakonshëm.
Pra pse ka aq shumë mospërputhje ndërmjet të dhënave
të këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur përpara syve
të aq shumë dëshmitarëve?
Përgjigjja është e qartë: arsyeja për këto
mospërputhje në të dhënat e gozhdimit është
se tregimi është i bazuar në gabim. Nuk është
gozhduar Isai. Zoti e shpëtoj këtë pejgamber të bekuar
nga kurtha e vënë për të.
Isai nuk ka vdekur, por është në prani
të Zotit.
Kur'ani tregon se pabesimtarët planifikuaj një komplot për
t'ia marrë jetën Isait. Mirëpo, ata dështuan, për
këtë Kur'ani shpallë:
E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi
(mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre,
All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër
atyre që bëjnë dredhi. (Kur'an, 3:54)
Siç tregon ajeti, ata kurdisën dhe shkuan për të
vrarë Isain. Mirëpo, komploti i tyre dështoj e ata e mbytën
një që i ngjante atij. Gjatë kësaj ngjarje, Zoti e
ngriti Isain në pranin e Tij:
Madje për shkak të thënies së tyre:
"Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin
e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk
e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që
nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë
për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë
dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata
me siguri nuk e mbytën atë. (Kur'an, 4:157)
Ajeti pasues për procesin e ngritjes thotë si në vijim:
All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu
është i poltfuqishëm, i dijshëm. (Kur'an 4:158)
Realiteti i shpallur në ajet është i qartë. Ata që
tentuan të mbysin Isain nuk arritën. Shprehja "por atyre
u përngjau" e shfaq këtë fakt. Zoti u paraqiti atyre
një që i përngjante atij dhe e ngriti Isain pranë
Tij. Zoti ynë gjithashtu tregon se ata që kanë pretenduar
ashtu nuk kanë pasur njouri për të vërtetën.
Isai nuk është mbytur.
E vërteta, e treguar qartë në Kur'an dhe hadithe (thënje)
të pejgamberit tonë (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të),
është se Isai është ende gjallë dhe do të
kthehet në tokë në fund të kohëve.
ISAI DO TË KTHEHET NË TOKË
Në javet e fundit tema kthimi i Isait në tokë ka zgjuar
interesim të madh në botë. Për të mësuar
të vërtetën për këtë çështje,
natyrisht duhet të studiohen argumentet në Kur'an.
Në Kur'an është një e dëshmi e rëndësishme
në lidhje me ardhjen e dytë të Isait. Kjo mund të
tregohet si në vijim:
1. "... E ata që të besuan ty, do t'i
ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e
kijametit..."
Ajeti i parë që tregon kthimin e Isait është dhënë
më poshtë:
(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha:
"O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë,
po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan.
E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që
nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek
Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për
atë që kudërshtoheshit". (Kur'an, 3:55)
Zoti e përmend se një grup i pasuesëve të vërtetë
të Isait do të dominojnë me jobesimtarët deri në
ditën e ringjalljes. Isai nuk ka pasë shumë pasues gjatë
kohës ës tij në tokë dhe, me procesin e ngritjes së
tij, feja që ai e ka sjellur është degjeneruar shpejt.
Pas dy shekujve, ata që kanë besuar në Isain janë
shtypur për shkak se ata nuk kishin fuqi politike. Prandaj, ne nuk
mund të themi se të krishterët e hershëm kanë
dominuar me jobesimtarët në kuptimin e treguar nga ajeti i mësipërm.
Sot, krishterizmi është larguar aq shumë nga gjendja e
tij origjinale saqë më nuk i ngjan fesë së mësuar
nga Isai. Në këtë rast, "E ata që të besuan
ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën
e kijametit" bartë një porosi të qartë: duhet
të jetë një grup i pasuesëve të Isait që
do të ekzistojnë deri në ditën e fundit. Grupi i tillë
do të shfaqet në ardhjen e tij të dytë, dhe ata që
e pasojnë atë në atë kohë do të dominojnë
me jobesimtarët deri në ditën e fundit.
2. " Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit
vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së
vet..."
Në Kur'an ne lexojmë se:
Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm
se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në
ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre. (Kur'an, 4:159)
Fraza "Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se
ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet" është
shumë interesante. Disa dijetarë besojnë se "atij/atë"
në këtë ajet i referohet Kur'anit në vend të
Isait, dhe kështu që e kuptojnë se nënkupton se idhtarët
e librit do të besojnë në Kur'an përpara se të
vdesin. Mirëpo, është e padyshimtë se fjala e njëjtë
në dy ajetët paraprirëse i referohen Isait.
Një pikë tjetër që duhet të bëjmë
këtu ka të bëjë me interpretimin e "para vdekjes
së vet". Disa besojnë se kjo qëndron për idhtarët
e librit "që t'i besojnë Isait përpara vdekjes së
tyre". Sipas kësaj pikpamje, çdokush nga idhtarët
e librit përfundimisht do t'i besojnë Isait përpara se
ai ose ajo të vdes. Por deri tani, miliona të idhëtarëve
të librit kanë jetuar dhe kanë vdekur pa besuar kurrë
në Isain. Prandaj, ajeti nuk flet për vdekjen e këtij grupi,
por më parë për vdekjen e Isait. Në fund, realiteti
i treguar nga Kur'ani është ky: "përpara se të
vdesë Isai, të gjithë idhtarët e librit do të
besojnë në atë".
Kjo mund të jetë e mundshme vetëm me kthimin e Isait në
tokë dhe të gjithë idhëtarët e librit të
besojnë në të gjatë kësaj jete të dytë.
Kjo në të vërtetë është premtimi në
hadithe. (Vetëm Zoti e dinë të sigurtën).
3. " E ai (Isai) është parashenjë
e momentit (e kijametit)..."
Në Kur'an ne jemi informuar për kthimin e Isait në tokë.
Ky ajet thotë se Isai ëhtë parashenjë e momentit:
E ai (Isai) është parashenjë e momentit
(e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë)
dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë. (Kur'an, 43:61)
Dijetarët e mdhenjë të Islamit e interpretojnë këtë
përemër si referim për Isain, një mendim që ata
e bazojnë në ajetet tjera kur'anore dhe në hadithe. Në
komentarin e tij, Elmalili Muhammad Hamdi Yazir shkruan se:
S'ka dyshim ai (Isai) është parashenjë e momentit, ai
që deklaron se momenti do të vijë, se të vdekurit
do të ringjallen dhe do të ngriten, për shkak të mrekullisë
së ardhjes së dytë të Isait dhe mrekullisë së
tij të ringjalljes së të vdekurit, së bashku me shpalljen
e tij se të vdekurit do të ngriten, dëshmojnë se dita
e gjykimit është e vërtetë. Sipas haditheve, arritja
e tij është parashenjë e ditës së fundit. (Elmalili
Muhammad Hamdi Yazir, Kuran-i Kerim Tefsiri (tefsir i Kur'anit); www.kuranikerim.com/telmalili/zuhruf.htm)
Isai jetoj gjashtë shekuj përpara shpalljes së Kur'anit.
Prandaj nuk mund të konsiderojmë jetën e tij të parë
si parashenjë të ditës së gjykimit. Ajeti thotë
se Isai do të kthehet në fund të kohëve ose, me fjalë
tjera, gjatë periudhës së fundit të kohës përpara
ditës së gjykimit. Në këtë kontekst, kthimi i
tij është parashenjë e arritjes së afërt të
momentit. (Zoti e dinë më së miri).
4. " Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin),
urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin."
Ajetet 45-48 të surës së 3-të tregon se Zoti do t'i
mesoj Isait "Librin", Tevratin dhe Inxhillin. Siç duket,
ky liber në fjalë është shumë i rëndësishëm.
Shprehja e njëjtë është përdorur edhe në
ajetin e dhënë më poshtë:
All-llahu (atë ditë) i thotë: "O
Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe
ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë
(Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur
ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë
Tevratin e Inxhilin..." (Kur'an, 5:110)
Kur të shqyrtojmë si përdoret "libri"
këtu, ne e shohim se në të dy rastet i referohet Kur'anit.
Ajetet tregojnë se pas Tevratit, psalmave dhe Inxhillit, Kur'ani
është libri përfundimtar i shenjët. Edhe një
ajet tjetër e përdorë "librin" për të
simbolizuar Kur'anin, pas përmendjes së tevratit dhe Inxhillit.
(Kur'an, 3:2-3)
Në këtë rast, Kur'ani është libri i tretë
që do të mesojë Isai. Por kjo do të jetë e mundshme
vetëm kur ai të kthehet në tokë, pasi që ai jetoj
600 vite përpara shpalljes së Kur'anit. Edhe hadithët tregojnë
se Isai do të sundoj me Kur'an, e jo me Inxhill, në ardhjen
e tij të dytë. Kjo korrespondon me kuptimin e ajetit. (Allahu
e di më së miri).
5. "Vërtet, çështja e Isait (të
lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja
e Ademit."
Ajeti "Vërtet, çështja e Isait (të lindur
pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit."
(Kur'an, 3:59) gjithashtu mund të tregoj kthimin e Isait. Dijetarët
musliman që kanë shkruar komentare kur'anore theksojnë
se ky ajet tregon faktin se të dy pejgamberët nuk kanë
pasur baba, për shkak se Zoti i krijoj të dytë me urdhërin
"Bëhu!" Mirëpo, ajeti mund të ketë edhe
një kuptim tjetër: sikur që është dërguar
në tokë Ademi nga prania e Zotit, Isai mund të dërgohet
në tokë nga prania e Zotit në kohët e fundit. (Vetëm
Zoti e di të sigurtën).
6. "... ditën kur u linda, ditën kur të
vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë..."
Edhe surja Merjem përmend vdekjen e Isait në ajetin vijues:
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është
me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën
kur të dal (prej varrit) i gjallë!" (Kur'an, 19:33)
Kur është konsideruar ky ajet në lidhje me ajetin 55 të
surës Ali-Imran, shfaqet një realitet i rëndësishëm:
derisa surja Ali-Imran thoshte se Isai është ngritur në
prani të Zotit e nuk e përmend se ai ka vdekur ose se është
mbytur, surja Merjem flet për ditën në të cilën
ai do të vdesë. Kjo vdekja e dytë mund të jetë
e mundshme vetëm pasi ai të kthehet dhe të jetoj në
tokë për një periudhë kohore. (Vetëm Zoti e dinë
të sigurtën).
7. "... e ti u fole njerëzve (kur ishe) në
djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë)
"
Një pjesë tjetër e dëshmisë për kthimin
e Isait është fjala kahlaan, e përdorur në suren El-Maide
5:110 dhe suren Ali-Imran 3:46. këto ajete thonë:
All-llahu (atë ditë) i thotë: "O
Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe
ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë
(Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur
ishe) i pjekur (si burrë) (kahlaan)..." (Kur'an, 5:110)
E që duke qenë në djep (foshnje) u flet
njerëzve, e edhe si i rritur (kahlaan) e që është
nga të përsosurit. (Kur'an, 3:46)
Kahlaan, që është përdorur vetëm në këto
dy ajete, vetëm në lidhje me Isain, dhe për të shprehur
moshen madhore të Isait dmth "dikush ndërmjet 30 dhe 50
vjetëve, dikush që nuk është më i ri, dikush
që ka arritur moshen e përsosur." Dijetarët Islam
pajtohen se simbolizon moshen prej 35 viteve ose më tepër. Ata
i bazojnë pikpamjet e tyre në hadithin e treguar nga Ibn Abbasi
se Isai është ngritur në prani të Zotit në të
tridhjetat e hershme të tij, dhe se ai do të jetojë 40
vite kur ai të kthehet. Prandaj, ata sugjerojnë se ky ajet është
dëshmi për kthimin e Isait, pasi që mosha e tij e vjetër
do të ndodhë pas ardhjes së tij të dytë. (Muhammed
Khalil Herras, Fasl al-Maqal fi raf`i `Isa hayyan wa nuzulihi wa qatlihi
ad-Dajjal (Cairo: Maktabat as-Sunnah, 1990), 20.)
Shkurtimisht, mrekullia e ardhjes së dytë të Isait, e
treguar në numër të madh të haditheve, përmendet
edhe në Kur'an.
Isai nuk ka vdekur, dhe do të kthehet përsëri në
tokë.
GABIMI I TË KRISHTERËVE PËR TRINITETIN
Kur'ani në mënyrë specifike drejtohet në besimet
pozitive dhe karakteristikat morale të të krishterëve.
Zoti ka treguar se për muslimanët, krishterët janë
"më të afërmit si miq për besimtarët"
dhe "nuk janë kryeneçë." (Kur'an, 5:82) Sipas
Islamit, të krishterët nuk janë mohues, por janë idhëtar
të librit, së bashku me jehuditë. Me fjalë të
tjera, ata janë njerëzë të dëvotshëm që
besojnë në shpalljet e më hershme të Zotit.
Megjithatë, Kur'ani thekson një gabim të madh të
krishterëve. Ai është gabimi i trinitetit, përshkrimit
të shenjtërisë Isait. Në lidhje me këtë
Zoti i paralajmëron të krishterët në Kur'an:
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë
tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç
asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes,
ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu)
që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni
pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre"
(trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë
për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg
qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka
në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm
e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
(Kur'an, 4:171)
Në të vërtetë, kur ne të shikojmë në
faktet historike, mund të shihet se triniteti është mit
që hyri në krishterizëm më vonë.
Monoteizmi: thelbi i krishterizimit
Fillimisht krishterizmi ka indur midis jehudive që jetonin në
Palestinë. Të gjithë ata përreth dhe ata që besonin
në Isain ishin jehudi dhe jetonin në përputhje me ligjet
e Musait. Vetia më fundamentale e jehudizmit ishte monoteizmi, besimi
në një Zot.
Mirëpo, krishterizmi filloj të bëhet krejt ndryshe pas
ngritjes së Isait në prani të Zotit dhe me shpërndarjen
e tij prej botës jehudite në atë pagane. Besimi monoteist,
thelbi i ligjeve të Musait, ka kaluar një ndryshim të madh
dhe të krishterët filluan të konsiderojnë Isain si
të shenjtë.
Besimi në "trinitet" u shfaq në fund të këtij
procesi. Ky koncept përshkruan, për të krishterët,
një mënyrë të trianshme të besimit në Zot
si "Babai, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë." Triniteti është
një nga kushtet fundamentale të besimit për krishterët
tradicional. Besimi në trinitetin e shikon Zotin tonë të
Plotëfuqishëm nga një perspektivë paragjykuese dhe
është një koncept i gabuar që i përshkruan shenjtërinë
Isait, që i është dërguar njerëzimit nga Zoti
si pejgamber. Megjithëse kanë shumë mospërputhje dhe
duke qenë plotësishtë i mospërputhshëm me monoteizimin,
zë një rol qëndror në sistemet e korruptuara të
besimit të krishter. Dikush që nuk beson në trinitet, e
prandaj se Isai është biri i Zotit, nuk konsiderohet si i krishter
i vërtetë nga përkrahësit e krishterizmit tradicional.
Presioni në ata që mohojnë trinitetin
Një pikë e rëndësishme është se individë
dhe levizje të ndryshme që kanë kundërshtuar besimin
në trinitet dhe që pohonin se Isai ishte vetëm pejgamber
i Zotit janë nënshtruar ndaj presionev të mëdha gjatë
rrjedhës së historisë krishtere. Këta monoteist kanë
kundërshtuar fort ata që thonin se Isai ishte djali i Zotit,
dhe haptazi kanë deklaruar se kjo ishte "përshkrimi i ortakëve"
Zotit. Për këtë arsye, ata për qindra vite janë
përshkruar si "heretik" dhe madje "armiq të krishterizmit",
e ata që i përkrahnin ata hasnin në pranim të njëjtë.
Sidoqoftë në botën krishtere ata që besojnë në
njëshmërinë e Zotit gjithmonë kanë qenë
pakicë në krahasim me mbështetësit e trinitetit.
Edhe ata neutral që kanë hulumtuar këtë çështje
kanë vendosur se krishterizmi i vërtetë është
krishterizimi monoteist që është shtypur gjatëgjithë
historisë. Një pjesë e madhe e hulumtuesëve të
pavarur të bibles, që kanë filluar veçanërisht
në shekullin 18, kanë konkluduar se triniteti, rrëfimi
i mekateve dhe dogmat tjera krishtere nuk kishin vend në krishterizmin
e vërtetë. Në studimet e tyre të dhjatës së
vjetër dhe të re dhe burimeve tjera krishtere, ekspertët
kanë treguar se krishterizmi tradicional ka shumë veti të
ndryshme me atë të kohës së Isait, dhe është
formuar me shekuj pas asaj kohe.
Të krishterët që e kanë mohuar trinitetin
Nën ndikimin e këtyre burimeve disa sekte të krishtere
refuzojnë trinitetin. Për shembull, Kisha unitare, që i
ka kisha nëpër tërë boten, është një
prej komuniteteve më të mëdha krishtere që refuzon
besimin në trinitet. Edhe pse ata mund të kanë pikpamje
të ndryshme, anëtarët e asaj mbledhje mohojnë se Isai
është djal i Zotit dhe thonë se krishterizmi kërkon
besim në Një Zot. Shumë prej tyre e theksojnë natyren
gabuese të pretendimit se Isai ishte gozhduar për të shlyer
mekatet e botës.
Njëri mund të gjejë kundërshtarë të trinitetit
midis të krishterëve të kishave dhe besimeve të ndryshme.
Kundërshtarët e trinitetit po rriten në numër, veçanërisht
në Amerikë, çdo ditë, dhe është një
rritje e shpejtë në numrin e njerëzve që haptazi shprehin
të vërtetën në botën krishtere. Midis këtyre,
vlen të përmendet veçanërishtë "Kisha
e Zotit në gjithë boten". Herbert W. Armstrong, themeluesi
i kishes, pohon se triniteti është një doktrinë pagane
që ka hyrë në krishterizëm nga kulturat pagane.
Pika më e rëndësishme për këtë temë
është se kudo në bibël nuk ka gjurmë të
besimit në trinitet, e përshkruar si themel i krishterizmit.
Nuk paraqitet as në dhjaten e vjetër, librin e shenjtë
të jehudëve, e as në dhjaten e re, teksti i shenjtë
i të krishterëve. Besimi në trinitet varet në interpretimin
e një numri të deklaratave në bibël, dhe vetë
fjala për herë të parë është përdorur
nga Teofilusi nga Antioka në fund të shekullit të dytë.
Ky besim është përfshirë plotësisht në besimin
e krishter shumë kohë pas asaj. Për këtë arsye,
hulumtuesit e bibles dhe ata që kundërshtuan trinitetin u koncentruan
në pyetjet "a nuk duhet besimi në trinitet, i përshkruar
si bazë e fesë krishtere, haptazi të deklarohet në
bibel?" dhe "nëse ky besim ishte me të vërtetë
i vërtetë, a nuk do të kishte folur Isai për të
haptazi?" Përgjigjja që ata japin është e qartë:
asnjë besim që nuk duket haptazi në bibel dhe kështu
që ishte i panjohur për të krishterët e parë
nuk mund të formojë bazat e krishterizmit. Kjo nuk është
asgjë tjetër përveç se një mit që është
formuar pas Isait dhe nën ndikimin e kulturës greke. Nuk ka
asgje të përbashkët me esencen e krishterizmit.
Kjo e vërtetë mund të shihet nga leximi i kujdesshëm
i bibles.
Edhe baza e bibles është "besimi në
Një Zot"
Është shpallur në Kur'an se Isai u ka shpërndarë
jehudive porosinë vijuese:
,
..." O beni israilë, adhurojeni All-llahun,
Zotin tim dhe Zotin tuaj
" (Kur'an, 5:72)
Shprehjet e thirrjes së Isait në njëshmërinë
e Zotit janë prezente edhe në Ingjujt e dhjatës së
re, që kanë qenë të ekspozuar ndaj shtrembërimeve
dhe falsifikimeve. P.sh, Isai ju përgjigj një skribi që
e pyeti atë, "Cili është i pari i të gjithë
urdhërimeve?" "Urdhërimi i parë i të gjithëve
është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë,
është i vetmi Zot", dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë
tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin
tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën
tënde!" (Mark 12:28-30)
Fragmenti pasues, prap nga Inxhilli sipas Markut, tregon se Isai ndaloj
jo vetëm përshkrimin e shenjtërisë atij por edhe lavdërimin
e tij:
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i
doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti:
``Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që
të trashëgoj jetën e përjetshme?``. Dhe Isai i tha:
``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë,
përveç Një të Vetmit, domethënë Perëndisë.
(Mark 10:17-18)
Në fakt, ky fragment mjafton për të treguar se besimi
në trinitet është një shkelje e dhjates së re.
Me refuzimin e lavdërimit dhe theksimin se vetëm Zoti është
i denjë për lavdërim Isai haptazi deklaroj se edhe ai ishte
rob i Zotit.
Në fakt, Isai është një pejgamber i Zotit, i dërguar
për t'iu treguar njerëzve për njëshmërinë
e Zotit duke pasuar korrupcionin e shpalljes së sjellur nga Musai
dhe se nuk ka tjetër Zot përveç Tij. Ai i thirri jehuditë,
që e kishin korruptuar fenë e vërtetë të sjellur
nga Musai, që t'i braktisin traditat dhe paragjykimet fanatike dhe
t'i nënshtrohen vetëm Zotit. Kjo porosi e Isait bijëve
të Izraelit është shpallur kështu në Kur'an:
Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju
me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që
e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni
mua! S'ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj,
andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!"
(Kur'an, 43:63-64)
"Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj
Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar
juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun
dhe më dëgjoni mua. All-llahu është Zoti im dhe Zoti
juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë"
(Kur'an, 3:50-51).
Është detyrë e muslimanëve, të krishterëve,
jehudive dhe cilitdo në botë që t'i bindet kësaj thirrje
të shenjtë.
|