|
Datuar nga viti 2500 p.e.s, pllakat e Eblës ofrojnë informata
shumë të rëndësishme sa i përket historisë
së religjioneve. Karakteristika më e rendësishme e pllakave
të Eblës të zbuluar nga arkeologët në vitin 1975
dhe e cila ka qenë temë e shumë hulumtimeve dhe debateve
që prej kohësh, është se përmbajnë emrat
e tre profetëve të referuar në Librat e Shenjtë.
Zbulimi i pllakave të Eblës pas mijëra viteve dhe informata
që ata e përmbajnë është tejet e rëndësishme
nga qasja e të qartësuarit të positës gjeografike
të shoqërive të zbuluara në Kur'an.
Reth vitit 2500 p.e.s, Ebla ishte mbretëri që shtrihej në
regjionin që përfshinë kryeqytetin e Sirisë, Damaskun
dhe Turqinë jug-lindore. Kjo mbretëri ka arritur kulmin e kulturës
dhe ekonomisë, mirëpo më vonë, sikurse ndodhi me shumë
civilizime tjera të mëdha, u zhduk nga faqja e historisë.
Sipas disa dëshmive të ruajtura, mbretëria e Ebles ka qenë
qendër kryesore kulturore dhe komerciale e asaj kohe. (1) Populli
i Ebles ka poseduar civilizimin që ka ndërtuar arkivet shtetërore,
ka ndërtuar bibloteka dhe ka regjistruar kontrata komerciale në
formë të shkruar. Ata poashtu kanë patur edhe gjuhën
e tyre, të njohur si gjuha eblaite.
Historia e Religjioneve Të Varrosura
Rëndësia e vërtetë e mbretërisë së
Eblës, e konsideruar si një sukses i madh për arkeologjinë
klasike në kohën kur u zbulua për herë të parë
në vitin 1975, u ndriçua me gjetjen e ca 20,000 pllakave dhe
fragmenteve të vjetra (kuniforme). Ky arkiv ka qenë katër
herë më i madh se të gjitha tekstet e vjetra (kuniforme)
të njohura nga arkeologët mbi 3000 vjet e fundit.
Kur gjuha e përdorur në pllaka u deshifrua nga italiani Giovanni
Pettinato, epigraf në Universitetin e Romës, shkalla e rëndësisë
së tyre u kuptua edhe më mire. Si rezultat i kësaj, gjetja
e mbretërisë së Eblës dhe kësaj arkive të
shkëlqyeshme shtetërore nuk u bë vetëm çështje
arkeologjike, por ishte edhe në interes të qarqeve religjioze,
sepse së bashku me emrat Michael (Mi-ka-il) dhe Talut (Sa-u-lum),
të cilët luftuan krah për krah me Profetin Davud, pllakat
përmbajnë emrat e tre profetëve të përmendur
në tre Librat e Shenjtë: Profeti Ibrahim (Ab-ra-mu), Profeti
Davud (Da-u-dum) dhe Profeti Ismail (Ish-ma-il). (2)
Rëndësia e Emrave në Pllakat e Eblës
Emrat e profetëve të identifikuar në pllakat e Eblës
janë të një rendësie të madhe sikur kjo papritmas
të ishte e hasur në dokumentet historke të asaj kohe. Kjo
informatë e datuar 1500 vjet para Teuratit ishte tejet goditëse.
Paraqitja e emrit të Profetit Ibrahim në këto pllaka prezenton
faktin se Profeti Ibrahim dhe religjioni i sjellur nga ai kanë ekzistuar
para Teuratit.
Historianët analizuan pllakat e Eblës nga kjo perspective, dhe
ky zbulim madhështorë lidhur me Profetin Ibrahim dhe misionin
e tij u bë çështje hulumtimi në lidhje me historinë
e religjioneve. David Noel Freedman, arkeolog dhe hulumtues amerikan i
historiesë së religjioneve, bazuar në studimet e tij, raportoi
për emrat e profetëve siç janë Ibrahimi dhe Ismaili
në pllakat. (3)
Emrat e tjerë në pllaka
Siç ishte e shpallur më lart, emrat e paraqitur në pllakat
ishin të atyre profetëve të referuar në tre librat
e shenjtë, dhe pllakat ishin shumë më të vjetra se
Teurati. Përveç këtyre emrave, në pllakat janë
hasur edhe tema tjera dhe emra të vendeve, nga i cili fakt mund të
konstatohet se Eblaitët ishin tregëtarë shumë të
suksesshëm. Poashtu edhe emrat Sinai, Gaza dhe Jerusalemi, jo shumë
larg Ebles, janë paraqitur në tekstet, duke treguar se Eblaitët
kanë pasur lidhje ekonomike dhe kulturore me këto qytete. (4)
Një detal i rëndësishëm i parë në këto
pllaka ishin emrat e regjioneve të Sodomës dhe Gomorës,
ku jetoi populli i Lutit. Është e njohur se Sodoma dhe Gomora
ishin regjione në bregun e Detit të Vdekur, ku populli i Lutit
jetoi dhe ku Profeti Lut kumtoi shpalljen e tij dhe ftoi popullin të
jetojë sipas vlerave fetare morale. Përveç këtyre
dy emrave edhe emir i qytetit Ira mi cili paraqitet në ajetet e Kur'anit,
është në mesin e tyre në pllakat e Eblës.
Aspekti më i rëndësishëm i këtyre emrave është
ai se pavarësisht nga tekstet të kumtuara nga profetët,
ata asnjëherë nuk janë paraqitur në ndonjë tekst
tjetër. Kjo është një dëshmi e rëndësishme
e dokumentuar që tregon se profetët që e kanë kumtuar
shpalljen e një religjioni të vërtetë në atë
kohë kanë arritur në ato vende. Në një artikull
në revistën Reader's Digest ishte shënuar se religjioni
i Eblaitëve pësoi ndryshime gjatë sundimit të mbretit
Ebrum, dhe njerëzit kishin filluar të shtojnë prefikse
emrave të tyre për të lartësuar emrin e Zotit të
Gjithfuqishëm.
Premtimi i Zotit është i vërtetë...
Historia e Eblës dhe pllakave të saj të cilat erdhën
në dritë pas ca 4,500 faktikisht theksojnë një të
vërtetë të madhe: Zoti dërgoi të dërguar
në Ebla, sikurse dërgoi tek çdo popull, dhe ata i ftuan
popujt e vet në fe të vërtetë.
Disa popuj pranuan fenë që u erdhi dhe kështu arritën
rrugës së drejtë, ndërsa të tjerët e kundërshtuan
porosinë e profetëve dhe preferuan jetë të ligë.
Allahu, Zoti i të gjithë qiejve dhe tokës, dhe e gjithë
asaj që është mes tyre, shpallë këtë fakt
në Kur'an:
Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo
Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar
(duke shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini
larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç apo
përkrah Allahut)." Pastaj pati prej atyre popujve të cilët
Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan
dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër
tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjështruan
të vërtetën.
(Kur'an, 16:36)
Referencat:
1) "Ebla", Funk & Wagnalls New Encyclopaedia,
© 1995 Funk & Wagnalls Corporation, Infopedia 2.0, SoftKey Multimedia
Inc.
2) Howard La Fay, "Ebla: Splendour of an Unknown Empire," National
Geographic Magazine, December 1978, p. 736; C. Bermant and M. Weitzman,
Ebla: A Revelation in Archaeology, Times Books, 1979, Wiedenfeld and Nicolson,
Great Britain, pp. 184.
3) Bilim ve Teknik magazine (Science and Technology), No. 118, September
1977 and No. 131 October 1978
4) For detailed information, please see Harun Yahya's Miracles of the
Qur'an.
|