|
Zbulimet shkencore mbi gjithë-sinë flasin për ekzistencën
e Zotit. Shkenca na udhëheq në përfundimin se gjithësia
ka një Krijues, i Cili është i përkryer në fuqi,
urtësi e dituri. Është feja ajo që na tregon rrugën
për njohjen e Zotit. Për këtë arsye, është
e mundur të thuhet se shkenca është një metodë
që përdorim për të njohur dhe hulumtuar më mirë
të vërtetat, për të cilat bën fjalë feja.
Megjithatë, në ditët e sotme, disa nga shkencëtarët
që flasin në emër të shkencës mbajnë një
qëndrim plotësisht të ndryshëm. Sipas pikëpamjes
së tyre, zbulimet shkencore nuk e përfshijnë krijimin e
Zotit. Përkundrazi, ata kanë formuar një konceptim ateist
të shkencës, duke deklaruar se nuk është e mundur
të arrihet tek Zoti nëpërmjet të dhënave shkencore.
Shkurt, ata pretendojnë se feja dhe shkenca janë dy nocione
në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Në të vërtetë, kjo mënyrë e të kuptuarit
të fesë është tejet e re. Deri pak shekuj më
parë, shkenca dhe feja nuk mendoheshin kurrë të përplaseshin
me njëra-tjetrën dhe shkenca pranohej si një metodë
për të provuar ekzistencën e Zotit. I ashtuquajturi konceptim
ateist i shkencës lulëzoi vetëm pasi filozofitë materialiste
dhe pozitiviste u shtrinë në botën e shkencës në
shekujt e 18-të dhe 19-të.
Pasi Çarls Darvin prezantoi Teorinë e Evolucionit më
1859, qarqe që bartnin një pikëpamje materialiste për
botën nisën ta mbrojnë ideologjikisht këtë teori,
të cilën e panë si një alternativë në vend
të fesë. Teoria e evolucionit pretendon se gjithësia nuk
është krijuar nga një krijues, por ka ardhur në ekzistencë
rastësisht. Për pasojë, u shpall se feja është
në kundërshtim me shkencën. Shkencëtarët britanikë
Maikëll Baigent, Riçard Lei dhe Henri Linkoln u shprehën
kështu mbi këtë çështje:
Për Isak Njutonin, një shekull e gjysmë përpara
Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarë nga feja. Përkundrazi, ajo
ishte një aspekt i fesë dhe në fund të fundit i shërbente
e i nënshtrohej asaj... por shkenca e kohës së Darvinit
mori formën e saj duke u ndarë nga konteksti, në të
cilin kishte ekzistuar më parë dhe duke u shndërruar në
kundërshtare absolute dhe në një depozitë alternative
mendimi. Si pasojë, feja dhe shkenca pushuan së punuari në
harmoni dhe iu kundërvunë njëra-tjetrës, ndërsa
njerëzimi u shtrëngua gjithmonë e më tepër të
zgjedhë mes të dyjave.
Sikurse thamë më parë, e ashtuquajtura çarje mes
shkencës dhe fesë ishte tërësisht ideologjike. Disa
shkencëtarë që besonin me zell në materializëm,
e kushtëzuan vetveten të argumentojnë se gjithësia
nuk ka një krijues dhe trilluan teori të ndryshme për këtë
qëllim. Teoria e evolucionit ishte më e njohura dhe më
e rëndësishmja ndërmjet tyre. Edhe në fushën
e astronomisë, gjithashtu, u zhvilluan ide si "teoria e gjendjes
statike" apo "teoria e kaosit". Sidoqoftë, të
gjitha këto teori që mohonin krijimin u rrëzuan nga vetë
shkenca.
Sot, shkencëtarët që ende mbahen pas këtyre teorive
dhe këmbëngulin në të mohuarit e gjithçkaje
fetare, janë dogmatikë dhe fanatikë, të vetëkushtëzuar
për të mos besuar në Zot. Zoologu i famshëm dhe evolucionisti
anglez Watson e pranon këtë dogmatizëm ndërsa sqaron
se përse ai dhe kolegët e tij e pranojnë teorinë e
evolucionit:
Teoria e Evolucionit është një teori e pranuar universalisht,
jo për arsye se mund të provohet si e vërtetë përmes
argumentimit të arsyeshëm e koherent, por sepse alternativa
e vetme: krijimi i veçantë, është krejtësisht
i pabesueshëm.
Ajo që Watson kupton me "krijim të veçantë"
është krijimi hyjnor. Sikurse pohon, ky shkencëtar e sheh
atë si të "papranueshëm". Po për ç'arsye?
Për arsye se kështu imponon shkenca? Në të vërtetë,
shkenca nuk imponon diçka të tillë. Përkundrazi,
shkenca provon të vërtetën e krijimit. E vetmja arsye,
për të cilën Watson e sheh këtë të vërtetë
si të papranueshme është se ai e ka kushtëzuar vetveten
për ta mohuar ekzistencën e Zotit. Të gjithë evolucionistët
e tjerë i përkasin këtij qëndrimi.
Evolucionistët nuk mbështeten në shkencë, por në
filozofinë materialiste. Ata e shtrembërojnë shkencën
që të përputhet me këtë filozofi. Një gjenetist
dhe evolucionist i njohur i universitetit të Harvardit, Richard Levontin,
e pranon këtë të vërtetë:
Nuk është puna se metodat apo institucionet e shkencës,
në ndonjë mënyrë, na shtrëngojnë të
pranojmë një shpjegim material të botës së dukurive,
por përkundrazi, ne jemi të detyruar për shkak të
pranimit tonë "a priori" të shkaqeve materiale për
të krijuar një aparat hulumtimi dhe një grupim konceptesh
që prodhojnë shpjegime materiale, pavarësisht se sa kundër
intuitës mund të jenë, pavarësisht se sa mistifikues
mund të ngjajnë. Për më tepër, materializmi është
absolut, kështuqë ne nuk mund të lejojmë Këmbën
Hyjnore të shkelë në prag.
Nga ana tjetër, sot, njëlloj si në historinë e shkuar,
ka shkencëtarë që, si kundërshtarë të këtij
grupi materialist dogmatik, pohojnë ekzistencën e Zotit dhe
e shohin shkencën si një mënyrë për ta njohur
Atë. Disa prirje të zhvilluara në SHBA si "Kreacionizmi"
apo "Projektimi Inteligjent" argumentojnë
nëpërmjet provave se të gjitha qeniet e gjalla janë
krijuar nga Zoti.
Kjo na tregon se si shkenca dhe feja nuk janë burime të kundërta
informacioni, por, përkundrazi, shkenca është
metoda që pohon të vërtetat absolute të siguruara
nga feja. Përplasja mes fesë dhe shkencës mund të
jetë e vërtetë për disa besime që mishërojnë
shumë elementë bestytnish krahas burimeve hyjnore. Sidoqoftë,
kjo është jashtë diskutimit për Islamin që mbështetet
vetëm në shpalljen e pastër të Zotit. Për më
tepër, Islami mbështet kërkimet shkencore dhe shpall se
hulumtimi i gjithësisë është një mënyrë
për të njohur krijimin e Zotit. Vargu i mëposhtëm
nga Kurani trajton një çështje të tillë:
A nuk e kanë parë qiellin mbi ta, si e kemi
ndërtuar e zbukuruar? Në të nuk mund të gjesh asnjë
të çarë! Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur
në të male të qëndrueshme dhe kemi bërë
që ajo të nxjerrë bimë të mrekullueshme në
çift. Nga qielli zbritëm ujë të bekuar, me të
cilin rrisim kopshte e drithë për t'u korrur dhe pemë të
larta hurmash, me vile të vendosura njëra mbi tjetrën.
(Sure Kaf, 6-7, 9-10)
Sikurse lënë të kuptohet vargjet e mësimpërme,
Kurani i nxit gjithmonë njerëzit të mendojnë, të
arsyetojnë dhe të hulumtojnë gjithçka në botën
ku jetojnë. Për arsye se shkenca mbështet fenë, ajo
e shpëton individin nga padituria dhe e bën atë të
mendojë në mënyrë më të ndërgjegjshme.
Ajo e hap botën e mendimit të njeriut dhe e ndihmon të
prekë shenjat e dukshme të krijimit të Zotit në natyrë.
Fizikanti gjerman Maks Plank shkruan:
"Kushdo që është marrë seriozisht me punë
shkencore të çdo lloji e kupton se në hyrjen e portave
të tempullit të shkencës janë shkruar fjalët:
Duhet të kesh besim! Kjo është një cilësi, pa
të cilën shkencëtari nuk mund t'ia dalë mbanë."
Ekzistenca e gjithësisë dhe e qenieve të gjalla nuk mund
të shpjegohet përmes rastësive. Shumë shkencëtarë
që kanë lënë gjurmë në botën e shkencës
e kanë pohuar dhe e pohojnë këtë të vërtetë
të madhe.
Sa më shumë që njerëzit mësojnë për
gjithësinë, aq më i madh bëhet admirimi i tyre për
sistemin e saj të përkryer. Çdo hollësi e re e zbuluar
mbështet krijimin në mënyrë të padiskutueshme.
Shumica dërrmuese e fizikantëve bashkëkohorë
pranojnë të vërtetën e krijimit, ndërsa kemi
hyrë në shekullin e 21-të. David Darling, gjithashtu,
pohon se as koha, as lënda, as energjia, as edhe një njollë
a vrimë nuk ka ekzituar në fillim. Një lëvizje e shpejtë
dhe e lehtë, një dridhje dhe një fluks i thjeshtë.
Darling përfundon duke thënë se kur kapaku i kësaj
kutie kozmike u hap, fijet e mrekullisë së krijimit u shfaqën
mes saj.
Përveç kësaj, dihet tashmë se thuajse të gjithë
themeluesit e degëve të ndryshme të shkencës besonin
në Zotin dhe në librat e Tij hyjnorë. Fizikantët më
të mëdhenj në histori, Njutoni, Faradei, Kelvini e Maksuelli
janë vetëm disa nga shembujt. Në kohën e fizikantit
të madh, Isak Njutonit, shkencëtarët besonin se lëvizjet
e trupave qiellorë dhe planetëve mund të shpjegoheshin
përmes ligjesh të ndryshme. Njutoni, megjithatë, besonte
se krijuesi i tokës dhe i hapësirës ishte i njëjtë,
prandaj dhe, sipas tij, lëvizjet e tyre duheshin shpjeguar përmes
ligjeve të njëjtë. Ai thoshte:
Ky sistem kaq i bukur i diellit, planeteve e kometave mund të
ruajë vazhdimësinë vetëm nën urdhërat dhe
zotërimin e një Qenieje të ditur e të fuqishme. Kjo
Qenie qeveris gjithçka, jo si shpirt i botës, por si Zot mbi
gjithçka, për llogari të pushtetit të Vet. Ai e
meriton të quhet Zoti, Sunduesi i Gjithësisë.
Siç dihet, mijëra shkencëtarë që kanë
bërë kërkime në fushat e fizikës, matematikës
dhe astronomisë që nga Mesjeta, janë në një mendje
me idenë se gjithësia është krijuar nga një Krijues
i vetëm dhe gjithmonë përqendrohen në të njëjtën
pikë. Themeluesi i astronomisë fizike, Kepler, deklaroi besimin
e tij të fuqishëm në Zot në një nga libart e
tij, ku shkruan:
Përderisa ne, astronomët, jemi priftë-rinjtë e
më të lartit Zot në lidhje me librin e natyrës, na
takon të mendojmë jo për lavdinë e mendjeve tona,
por, mbi të gjitha, për lavdinë e Zotit. (Dan Graves, Scientists
of Faith, 51)
Fizikanti i madh, Uilliam Tomson (Lord Kelvin), që themeloi termodinamikën
në një bazë formale shkencore, gjithashtu e besonte Zotin.
Ai i ishte kundërvënë fuqishëm teorisë së
evolucionit të Darvinit dhe e kishte mohuar plotësisht atë.
Në vitin 1903, pak kohë para vdekjes, ai deklaroi në mënyrë
të palëkundur se "në lidhje me prejardhjen e jetës,
shkenca... pohon pozitivisht fuqinë krijuese."
Një nga profesorët e fizikës në universitetin e Oksfordit,
Robert Mateus, deklaron të njëjtin fakt në librin e tij,
botuar në vitin 1992, ku sqaron se molekulat e ADN-së janë
krijuar nga Zoti. Mateus thotë se të gjithë stadet vijojnë
në harmoni të përkryer nga një qelizë e vetme
deri te një foshnje e gjallë, më pas te një fëmijë
i vogël dhe së fundi te një adoleshent. Të gjitha
këto ngjarje mund të shpjegohen vetëm përmes një
mrekullie, sikurse në të gjitha stadet e tjera të biologjisë.
Ai shtron pyetjen se si mundet një organizëm kaq i përkryer
e i ndërlikuar të lindë nga një qelizë e thjeshtë
dhe e vetme dhe se si mund të krijohet një NJERI madhështor
nga një qelizë më e vogël se pika e një i-je.
Ai arrin në përfundimin se kjo nuk është asgjë
më pak se një mrekulli.
Disa shkencëtarë të tjerë që pranojnë se
gjithësia është krijuar nga një Zot dhe që janë
të njohur e vlerësuar për zbulimet apo punimet e tyre janë:
Robert Boil
(babai i kimisë bashkëkohore)
Iona Uilliam Peti
(i njohur për studimet e tij mbi statistikat dhe ekonominë
bashkëkohore)
Maikëll Faradei
(një nga fizikantët më të mëdhenj të
të gjitha kohërave)
Gregori Mendel
(babai i gjenetikës; ai zhvlerësoi Darvinizmin me zbulimet e
tij në shkencën e gjenetikës)
Lui Paster
(emri më i madh në bakteriologji; ai i shpalli luftë
Darvinizmit)
Xhon Dalton
(babai i teorisë atomike)
Paskali
(një nga matematikanët më të spikatur)
Xhon Rei
(emri më i rëndësishëm në historinë natyrore
britanike)
Nikolaus Steno
(stratigraf i famshëm që hulumtoi shtresat e tokës)
Karolus Lineus
(babai i klasifikimit biologjik)
Xhorxh Kuvier
(babai i anatomisë krahasuese)
Mathju Mauri
(babai i oqeanografisë)
Tomas Anderson
(një nga pionierët në fushën e kimisë organike).
|