Nje Musliman është një person i cili kupton që
Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe se vdekja nuk
është fundi por një kalim në vendqëndrimin
real të njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me këto fakte,
ai e eviton me kujdes ndërtimin e jetës së tij "buzë
greminës". Ai kthehet nga Allahu, duke e ditur se Ai është
Zotëruesi i vërtetë dhe Krijuesi i jetës, vdekjes
dhe asaj që vjen pas saj. Në këtë sistem të
krijuar nga Allahu, ai kupton që pasuria, pozita shoqërore
apo pamja e bukur nuk janë mjetet që e çojnë
njeriun drejt suksesit; ato janë vetëm "raste"
që ndodhin nën urdhërat e Allahut, që vlejnë
vetëm për një periudhë të shkurtër
kohe.
Një Musliman është i tillë sepse ai kërkon
aprovimin e Allahut. Ky është dhe dallimi kryesor mes
Muslimanëve dhe njerëzve të tjerë. Muslimanët
e shohin fenë si një mënyrë për të
fituar kënaqësinë e Allahut, kurse shumica e njerëzve
e marrin këtë si një sistem bestytnish që zënë
një pjesë të mirë të jetës së
tyre.
Qëllimi i këtij libri është të ftojë
njerëzit të "mendojnë siç duhet"
dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të
drejtë". Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht
larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në
vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të
gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit
të botës dhe arsyen e ekzistencës në të.
S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithçka me një qëllim
të caktuar.
Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti
Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën
e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së
tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit
hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për
ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij
e përkryer janë tregues të qartë se ai është
me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj,
Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme,
të cilat vërtetojnë se ai është me të
vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre
veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm
i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi ti zbulonte
vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit
XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani
është një libër shkencor, pasi qëllimi
i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve
shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë
dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës.
Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore,
të cilat janë zbuluar në mënyrë të
plotë vetëm në saje të fjalës së fundit
të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore
as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në
kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton
akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.
Çdo njëri që e lexon Kuranin dhe e len të
vendoset në zemëren dhe shpirtin e tij, i cili konsideron
jetën, ngjarjet dhe njerëzit për rreth tij me qëndrimin
e një përsoni besimtarë, dhe i cili e merr Allahun
për shokë të vetëm mund ti shohë
sekretet e shpallura në Kuran. Çdo ngjarje, e
rëndësi- -shëme apo jo, nxën vend rrjedhimisht;
asgjë nuk paraqitet si rezultat i një rastësie. Një
sekret, qëllim i shenjët dhe i mirë i Allahut vendoset
prapa secilit prej tyre. Nëse njerëzit veprojnë sinqerisht
dhe gjithmonë kthehen te Allahu, atëherë ata mund
ti vlerësojnë këto sekrete dhe urtësinë
prapa tyre.
Njëri që i kupton sekretet e Kuranit dhe e vëren
eksistimin e këtyre sekreteve në jetë afrohet më
afër Allahut dhe konsilidon shoqëri me Të. Këta
njerëz kanë kuptim ma të mirë për Allahun,
Krijuesin e qiejve dhe të tokës dhe të arrijnë
vlerësim më të mirë të fuqisë, urtësisë
dhe diturisë së Tij. Ata kuptojnë se nuk ka asnjë
shokë apo mbrojtës tjetër pos Allahut. Ata ndiejnë
emocine dhe kënaqësinë e të pamurit dhe kuptimin
e urtësisë dhe sekreteve që Allahu krijon në
çdo moment të vetëm. Allahu zbulon më shumë
sekrete në krijimet e Tij për kësi njerëzish.
Edhe nëse jeta e këti përsoni duket e ngjashme me
të tjerëve, Allahu, faktikisht, krijon diçka të
jashtëzakonshëme për atë përson në
çdo minut. Allahu do tua paraqët këto çdo
njërit që sinqërisht dëshiron të shoh urtësinë
dhe sekretet e Tij në krijimet e Tij.
Siç Allahu thotë në Kuran: Ne këtë
(që u përmend) ka mjaft për një popull të
dëgjueshëm. (Enbiya': 106)
Dita e Gjykimit, e cila do tia sjellë vdekjen
gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është
një çështje për të cilën njerëzit
nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë
ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme
dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë
për atë që do të ndodhë atë Ditë,
por pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson
ata, njerëzit janë të prirur ta harrojnë atë.
Ata thjeshtë parapëlqejnë të vazhdojnë
jetërat e tyre në vend se të ballafaqohen me të.
Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron
për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është
më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit
është një realitet për të gjithë njerëzit
dhe, si e tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do tju
ndihmojë që të mendoni për ekzistencën
dhe realitetin e saj në dritën e vargjeve Kuranore.
Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në
të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen
e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme
nxitën vënien e çështjes ë rëndësishme
të burimit të vërtetë të terrorizmit në
qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës.
Shumë udhëheqës të botës, organizata të
mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione
radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit
paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që
kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që
ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën
qartë se fjalët Islam dhe terror,
nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës
dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.
Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët
materialistë të paaftë të shohin të vërtetën,
sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë
që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime
të kota dhe të derdhen miliona dollarë.
Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca
mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm
nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave
të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt
këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj
në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm
nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet
drejt.
Të dashur fëmijë, në këtë libër
do të flitet për gjëra të rëndësishme
për të cilat ke menduar ndonjë herë...
Këtu në këtë libër, do të flasim për
fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde,
babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët,
bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën,
diellin, hënën dhe tërë gjithësinë.
Do të flasim për fuqinë dhe diturinë e paskajshme
të Zotiti tonë dhe çfarë Ai dëshiron
që ne të bëjmë dhe çfarë nuk dëshiron
që ne të bëjmë. Mos harro se këto janë
gjëra shumë të rëndësishme, që do
tiu sjellin dobi shumë në të ardhmen!
A mundet që një njeri tja dedikojë tërë
jetën e tij Zotit? Si duhet të jetë dashuria ndaj Zotit?
Çfarë nënkupton të qënit i afërt me
Zotin? Pse njerëzit nuk mund të jenë të lumtur
nëse nuk ndjekin udhën dhe fenë e Zotit? A mundet që
dikush të thotë kjo është mjaft pasi
të ketë arritur një shkallë të caktuar të
moralit? Si duhet të sillet dikush ndaj një arroganti? A
zemërohen besimtarët ndonjëherë? Me qëllim
që të mësoni përgjigjet e këtyre pyetjeve
dhe të tjerave si këto, shihni këtë film, i cili
përbëhet nga tre pjesë të realizuara me pyetje
të shkurtra dhe përgjigje mjaft të qarta për to.
Stili i pashoq i Kuranit dhe urtësia e madhe që gjendet
në të, të shpallura 14 shekuj më parë janë
provë se Kurani është fjala e Allahut. Jo vetëm
kaq, por në Kuran gjenden mjaft mrekulli të cilat vërtetojnë
se ai është i zbritur nga Allahu. Prej këtyre mrekullive,
gjenden disa fakte shkencore të shpallura në Kuran 14 shekuj
më parë, të cilat mundën të zbuloheshin vetëm
në saje të teknologjisë së shekullit të 20.
Këto fakte, të cilat nuk njiheshin në kohën kur
u shpall Kurani, i bëjnë të ditur njeriut të ditëve
tona se Kurani është fjala e Allahut.