Jezusi (Isai) (as - paqja
qoftë mbi të), sikurse edhe gjithë profetët tjerë,
është rob i zgjedhur i Allahut, të cilin Allahu e caktoi
për t'i thirrur njerëzit në rrugën e vërtetë.
Mirëpo, ekzistojnë disa veti të Isait (as) që
e veçojnë atë prej profetëve të tjerë,
duke qenë ngritja (lartësimi) e tij tek Allahu dhe ardhja
e sërishme e tij në tokë ajo më e rëndësishmja
prej tyre.
Dëshmia se Isai (as) nuk vdiq, se ai u ngrit në praninë
e Allahut dhe se do të kthehet prap do të hulumtohet në
këtë libër në dritën e vargjeve Kur'anore.
Në këtë libër
do ta hulumtojmë jetën e Profetit Musa siç është
përshkruar në Kur'an. Do t'i hulumtojmë ndodhitë që
ai ka përjetuar ashtu siç janë përshkruar. Në
thelb, ndodhitë në jetën e Profetit Musa nuk duhet të
merren thjeshtë si ndodhi të së kaluarës së lashtë,
por më shumë si ndodhi dhe shembuj për të ndriçuar
vet jetërat tona sot.