|
Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti
Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën
e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së
tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit
hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për
ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij
e përkryer janë tregues të qartë se ai është
me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj,
Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme,
të cilat vërtetojnë se ai është me të
vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre
veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm
i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi ti zbulonte
vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit
XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani
është një libër shkencor, pasi qëllimi
i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve
shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë
dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës.
Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore,
të cilat janë zbuluar në mënyrë të
plotë vetëm në saje të fjalës së fundit
të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore
as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në
kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton
akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.
|