KRIJESA TË MREKULLUESHME

 


TERMITET E VERBRA QĖ NDĖRTOJNĖ NDĖRTESA TĖ LARTA

Termitet janė insekte tė vogla, tė ngjashme me milingonat. Ato janė tė shkathta. Foletė e tyre, qė nė kėto figushumėra ngjajnė si kulla tė larta, janė ndėrtuar nga kėto gjallesa tė vogla. Gjithēka ėshtė e pėrkryer dhe pa asnjė gabim. Termitet i ndėrtojnė ato sipas njė plani tė caktuar. Dhomat e veēanta pėr tė vegjėlit, pėr ruajtjen e ushqimit apo pėr mbretėreshėn janė vetėm disa nga pjesėt e njė foleje termitesh. Sistemi i ventilimit ėshtė mė i rėndėsishmi. Termiteve, lėkura e tė cilave ėshtė shumė e hollė, u nevojitet ajėr i lagėsht. Pėr kėtė arsye, atyre u duhet tė mbajnė temperaturėn dhe lagėshtinė e folesė nė njė nivel tė caktuar, pėrndryshe ngordhin. Ato bėjnė tė mundur qarkullimin e ajrit nėpėr fole nėpėrmjet disa kanaleve tė veēanta, duke pėrdorur ujin qė vjen nga tunelet e nėntokės tė hapura nga ato vetė. Nė kėtė mėnyrė rregullohet temperatura dhe lagėshtia.

A e pėrfytyroni dot se sa i vėshtirė ėshtė ky proces? Termitet duhet tė veprojnė nė njė rregull tė caktuar, duke pasur vėmendjen pėr shumė gjėra sė bashku. Pėrveē kėsaj, ēfarė pėrmendėm deri tani ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e shkurtėr e gjėrave tė shumta qė bėjnė termitet.

Njė karakteristikė tjetėr e termiteve ėshtė ngritja e folesė deri nė shtatė metra lartėsi. Termitet janė nė alarm sa herė qė formohet ndonjė vrimė nė folenė e tyre. Duke pėrplasur kokat nė mur, termitet roje japin alarmin te tė gjithė anėtarėt e tjerė tė kolonisė. Pas kėtij alarmi, vezėt transferohen nė vende tė sigurta. Hyrja e dhomės ku jetojnė mbreti dhe mbretėresha bllokohet me njė mur. Pjesa e dėmtuar rrethohet nga ushtarėt termite, tė cilėt shoqėrohen nga punėtoret qė sjellin materialin pėr tė rindėrtuar murin. Nė pak orė, zona e shkatėrruar ėshtė rregulluar. Pastaj ndėrtohen dhomėzat e brendshme. Termitet veprojnė sipas njė plani tė paracaktuar dhe secili anėtar i kolonisė i zbaton detyrat e veta pa shkaktuar asnjė rrėmujė.

Fakti se termitet mund t’i kryejnė gjithė kėto veprime nė njė kohė tė shkurtėr ėshtė tregues i komunikimit tė pėrkryer ndėrmjet tyre. Ekziston edhe njė aspekt tjetėr i mrekullueshėm i jetės sė termiteve qė punojnė me njė rregull tė tillė dhe ndėrtojnė mjedise tė ngjashme me gradaēelat: Ato janė tė verbra. Ndėrsa kryejnė detyrat e tyre, ato nuk shohin asgjė.

Si ėshtė e mundur qė kėto krijesa tė veprojnė me kaq shkathtėsi dhe tė vėnė nė jetė plane tė tilla?

Pėrgjigjja qė evolucionistėt i japin kėsaj pyetjeje ėshtė se kėto insekte i kanė fituar tė gjitha kėto aftėsi “rastėsisht”. Kjo pėrgjigje nuk ka tė bėjė aspak me tė vėrtetėn, sepse edhe njė pjesė e vetme e rregullit nė koloninė e termiteve, p.sh. kanalet e ventilimit, ėshtė e mjaftueshme pėr tė provuar qė njė sistem i tillė nuk mund tė shfaqet rastėsisht. Pa asnjė dyshim, termitet e verbėra nuk mund ta sigurojnė vetė kėtė rregull tė pėrsosur. Atyre u ėshtė dhėnė nga dikush tjetėr aftėsia pėr tė vepruar.

Allahu ka pėrmendur emrat e disa kafshėve nė Kuran, duke na nxitur tė mendojmė rreth tyre. Pėr shembull, bleta ėshtė dhėnė si shembull nė suren “En-Nahl”, ku thuhet se bleta, e cila prodhon mjaltė, ėshtė mėsuar nga Zoti pėr atė qė i duhet tė bėjė:

Zoti yt i dha instikt bletės: “Ndėrto shtėpi nėpėr kodra, pemė dhe gjithashtu nėpėr kulmet qė njerėzit ndėrtojnė. Pastaj ha nga tė gjitha frutat dhe futu nėpėr rrugėt e mėsuara nga Zoti yt!” Prej barkut tė saj del mjaltė me ngjyra tė ndryshme, nė tė cilin ka shėrim pėr njerėzit. Nė kėto fakte ka argumente dhe mėsime pėr njerėzit qė mendojnė. (En-Nahl: 68-69)

Ashtu si bletėt qė pėrmenden nė ajetet e mėsipėrme, termitet jetojnė sipas mėnyrės qė u ka mėsuar Allahu, i Cili krijoi komunikimin e pėrkryer ndėrmjet kėtyre krijesave tė verbėra, duke bėrė tė mundur qė secila nga njė milion termitet e ēdo kolonie tė kryejė detyrat pėrkatėse.

O ju njerėz! Kujtoni tė mirat qė Allahu u dhuroi. A ka ndonjė zot tjetėr qė ju furnizon nga qielli e toka? Askush nuk e meriton adhurimin pėrveē Tij. E si pra i ktheni shpinėn? (Fatir: 3)

VETĖMBROJTJA TE KAFSHĖT


Zogjtė nė foto ndėrtojnė foletė e tyre pėr tė ndaluar hyrjen e armiqve. Foletė e termiteve, tė ngjashme me gradaēelat janė tė forta si njė kėshtjellė.

Nga mrekullitė mė tė mėdha nė natyrė janė mėnyrat qė pėrdorin gjallesat pėr vetėmbrojtje. Shumė krijesa kanė aftėsinė tė vlerėsojnė rreziqet e mundshme dhe tė pėrdorin forma tė ndryshme sigurie. Pėr shembull, termitet qė pėrmendėm mė sipėr i ndėrtojnė muret e kolonisė se tyre aq tė trasha dhe tė qėndrueshme, saqė me shumė vėshtirėsi mund tė shkatėrrohen edhe me kazmė. Zogjtė shtegtarė e ndėrtojnė hyrjen e folesė sė tyre nė njė mėnyrė tė atillė qė tė ndalojnė gjarpėrinjtė tė hyjnė brenda. Disa merimanga kanė dhoma tė caktuara nė folenė e tyre, nė tė cilat mbeten tė bllokuara insektet e tjera qė, nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, kanė hyrė nė fole.

Bletėt, gjithashtu, marrin masa tė veēanta mbrojtėse pėr tė ruajtur kosheret e tyre. Bletė roje vėzhgojnė kosheret. Ato nuk lejojnė tė hyjė aty askėnd, pėrveē anėtarėve tė kolonisė. Kur ndonjė nga rojet largohet, njė tjetėr bletė vjen tek hyrja e kosheres pėr ta zėvendėsuar. Pėr mė tepėr, kėto bletė roje i marrin pėrsipėr detyrat duke vėnė nė rrezik edhe jetėn e tyre.


Duke ndėrtuar diga nėpėr pėrrenj e lumenj, kastorėt ndalojnė rrjedhjen e ujit dhe ndėrtojnė strofka tė mrekullueshme pėr veten e tyre.

Kastorėt i ndėrtojnė strofkat e tyre nėn ujė. Pėr tė hyrė, ēdonjėri duhet tė kalojė nėpėr njė tunel tė fshehtė, tė njohur vetėm nga kastorėt qė e kanė ndėrtuar atė. Nė fund tė tunelit, ndodhet njė dhomė ku kastorėt jetojnė sė bashku me tė vegjėlit e tyre.

Kėta shembuj janė tė mjaftueshėm pėr tė kuptuar se njė inteligjencė e jashtėzakonshme fshihet pas mėnyrės sė sjelljes tė kėtyre gjallesave, tė cilat zbatojnė metoda kaq tė efektshme pėr t’u vetėmbrojtur. Pėrveē kėsaj, ju e keni vėnė re qė armiku i njė krijese ėshtė njė krijesė tjetėr. Megjithatė, tė gjitha krijesat i njohin armiqtė e tyre shumė mirė dhe marrin masa tė ndėrlikuara pėr t’u mbrojtur prej tyre. Ėshtė shumė e ēuditshme qė njė termit ose njė zog, pavarėsisht nga mungesa e funksioneve tė zhvilluara mendore, mund tė njohė tiparet e njė krijese tjetėr.

Pėr ta kuptuar mė mirė, mendoni veten tuaj! A mundeni ju tė kuptoni qė nė shikimin e parė karakteristikat e njė kafshe qė nuk e njihni ose qė nuk e keni parė mė parė? A mund tė dini se me ēfarė ushqehet, si gjuan dhe ēfarė e frikėson? Natyrisht qė nuk mundeni. Ju nevojitet tė lexoni njė libėr dhe tė merrni informacion rreth kėsaj krijese ose dikush t’ju flasė rreth cilėsivė tė saj. Si ėshtė e mundur qė kafshėt kanė informacion rreth krijesave tė tjera? A mundet qė ato tė kenė zbuluar vetė kush janė armiqtė e tyre, pastaj tė kenė organizuar njė studim mbi sjelljen dhe mėnyrat e tyre tė tė gjuajturit, nė bazė tė tė cilave ato kanė zhvilluar format e pėrshtatshme tė mbrojtjes? Natyrisht qė jo. Asnjė kafshė nuk ka aftėsi mendore pėr tė bėrė kėrkime. Pėr mė tepėr, do tė ishte absurde dhe e pakuptimtė tė mendosh qė kafshėt mbledhin rastėsisht informacion rreth armiqve tė tyre, sepse dėshtimi nė pėrpjekjen e parė do tė thotė vdekje.

Pa dyshim ėshtė Allahu, Zoti i gjithė botės, qė i mėson gjallesat si tė vetėmbrohen. Fakti qė jo vetėm kafshėt qė shohim rreth nesh, por tė gjitha gjallesat nė botė sillen nė tė njėjtėn mėnyrė inteligjente, vė nė dukje inteligjencėn dhe fuqinė e Zotit.

BUSULLA NĖ SYTĖ E MİLİNGONAVE

Ne kemi nevojė pėr udhėzues kur udhėtojmė nė njė vend tė panjohur. Nė veēanti, kur nuk dimė vendin ku po shkojmė, natyrisht qė duhet tė kemi njė busull dhe njė hartė. Harta na tregon se ku jemi, ndėrsa busulla nga duhet tė shkojmė. Ne e gjejmė rrugėn duke pėrdorur kėto mjete, si dhe duke pyetur njerėzit e tjerė. A e keni pyetur ndonjėherė veten se si e gjejnė rrugėn e tyre krijesat e tjera? Keni pyetur veten se si njė milingonė kėrkon ushqim nė shkretėtirė dhe kthehet pėrsėri nė folenė e saj?

Milingonat e zeza tė shkretėtirės qė jetojnė nė brigjet mesdhetare tė Tunizisė janė ndėr ato gjallesa qė i ndėrtojnė foletė e tyre nė shkretėtirė. Kėto milingona janė shumė tė afta nė gjetjen e rrugės nė shkretėtirėn e pafund dhe nė kthimin nė fole pa ndihmėn e njė busulle ose harte.

Pasi lind dielli, temperatura nė shkretėtirė mund tė arrijė deri nė 70OC. Milingonat lėnė folenė e tyre pėr tė gjetur ushqim mes kėtij tė nxehti pėrvėlues. Duke ngurruar, duke u kthyer e rrotulluar shpesh rreth vetes, ato ndjekin njė rrugė gjarpėruese brenda njė zonė qė mund tė jetė deri nė 200 metra larg folesė. Ju mund ta shikoni kėtė rrugė nė hartė. Por mos mendoni qė njė milingonė mund tė humbasė rrugėn pėr shkak tė kėtyre zigzakeve. Nė ēastin qė gjendet burimi i ushqimit, milingona ndjek njė rrugė tė drejtė dhe kthehet nė fole. Duke marrė parasysh pėrmasat e tyre, ky udhėtim i milingonave mund tė krahasohet me kthimin e njė njeriu nė pikėn e tij tė nisjes duke marrė njė rrugė tė drejtė afro 35-40 kilometra larg nė shkretėtirė. Si ndodh, atėherė, qė njė milingonė ėshtė e suksesshme nė kryerjen e kėsaj detyre, kur kjo ėshtė praktikisht e pamundur edhe pėr njė njėri?

Shenjat e ndryshme, si pemėt, shkėmbinjtė, lumenjtė ose liqenet qė ndihmojnė nė gjetjen e rrugės nuk ekzistojnė nė shkretėtirė. Ka vetėm rėrė nė ēdo anė. Edhe po tė kishte shenja tė tilla, nuk do bėnte ndonjė ndryshim, sepse do tė ishte e pamundur pėr njė milingonė qė t’i mbante mend kėto shenja dhe t’i pėrdorte pėr tė gjetur rrugėn. Duke menduar nė kėtė mėnyrė, ēdo njeri mund ta kuptojė mirė vėshtirėsinė e detyrės qė kryen njė milingonė. Ajo mund ta kryejė kėtė detyrė tė vėshtirė nė saje tė strukturės sė veēantė tė trupit tė saj.

Nė sytė e milingonės gjendet njė sistem i posaēėm orientimi. Ky sistem, tė cilin Allahu e ka vendosur te milingona, ėshtė shumė mė i pėrparuar se pajisjet mekanike qė ruajnė drejtimin. Duke qenė e aftė tė shikojė disa rreze tė pakapshme nga njeriu, milingona mund tė vendosė drejtimin dhe tė dijė se ku ndodhet veriu e jugu. Nė saje tė kėsaj aftėsie, nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė qė tė gjejė ku ndodhet foleja e saj dhe tė kthehet tek ajo.

Ata adhurojnė nė vend tė Allahut zota qė nuk u sjellin asnjė furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as nuk kanė mundėsi edhe nė tė ardhmen? Mos i pėrshkruani Allahut partnerė. Allahu di gjithēka, ndėrsa ju nuk e dini. (En-Nahl: 73-74)

Njerėzit janė bėrė kohėt e fundit tė vetėdijshėm pėr veēoritė dhe karakteristikat e dritės, ndėrsa milingonat e njohin dhe e pėrdorin njė karakteristikė tė dritės qė kur lindin. Natyrisht qė njė ndėrtim i tillė i pėrsosur si syri i milingonės nuk mund tė jetė rezultat i rastėsisė. Syri i milingonės ka qenė i ndėrtuar nė kėtė mėnyrė qė kur ajo ka ardhur nė ekzistencė. Pėrndryshe, milingona nuk do tė mund tė kthehej nė fole nė mes tė shkretėtirės sė nxehtė dhe kjo do tė vinte nė rrezik jetėn e saj. Natyrisht, sytė e tė gjitha milingonave tė shkretėtirės janė tė pajisura me kėtė sistem qė ditėn e parė qė ato dalin nė jetė. Allahu, i Gjithėfuqishmi, ėshtė Krijuesi i syve tė tyre.

BASHKĖPUNİMİ MREKULLUESHĖM NDĖRMJET MİLİNGONĖS dhe ZOGUT

Kudo ka mikrobe qė rrezikojnė shėndetin tonė dhe shkaktojnė sėmundje. Kėto mikrobe pėrbėjnė rrezik si pėr njerėzit ashtu edhe pėr gjallesat e tjera, tė cilave u duhet tė mbrojnė veten. Kur vėzhgojmė gjallesat, shohim qė ato pėrdorin metoda tė posaēme pėr t’u mbrojtur nga mikrobet. Pėr shembull, milingonat prodhojnė njė lloj substance acidike qė vret mikrobet. Ato e vendosin kėtė lėndė nė trupat e tyre dhe nėpėr muret e folesė. Me fjalė tė tjera, ato e dinė qė jo vetėm ato vetė, por edhe foleja ku jetojnė duhet pastruar nga mikrobet.


Milingonat, kėto krijesa kaq tė vogla, janė nė dijeni se mikrobet janė tė dėmshme dhe marrin kundėr tyre masat e duhura. Ato prodhojnė njė lloj acidi qė i ngordh mikrobet. Allahu i frymėzon qė tė veprojnė kėshtu.

Si mundet qė njė milingonė tė veprojė me kaq zgjuarsi? Pa dyshim qė aftėsia intelektuale e milingonės nuk ėshtė e mjaftueshme pėr kėtė. Njė milingonė nuk mund tė dijė as ēfarė ėshtė njė mikrob dhe as si tė mbrohet prej tyre. Milingona nuk mund ta analizojė mikrobin dhe pastaj tė zbulojė lėndėn mbrojtėse. Po si e prodhon ajo kėtė lėndė?

Le tė mendojmė sė bashku!

Njerėzit vaksinohen ndaj disa sėmundjeve qė shkaktohen nga mikrobe tė veēanta, por kėto vaksina janė pregatitur nė laboratorė si rezultat i shumė kėrkimeve dhe eksperimenteve. Pėr mė tepėr, janė ekspertėt ata qė i bėjnė kėto kėrkime. Pėr ndryshe, vaksina nuk do tė pėrdorej, sepse mund tė ishte e dėmshme. Milingonat, nga ana tjetėr, nuk kanė njohuri tė tilla. Ato nuk mund tė shkojnė nė njė laborator dhe tė bėjnė kėrkime. Ėshtė absurde tė mendosh njė gjė tė tillė. Sigurisht, milingonat kanė lindur nė kėtė botė tė pajisura me gjithēka qė u duhet pėr tė kryer aktivitetet e tyre jetėsore.

Kjo dituri i mėsohet milingonės nga njė Ekzistencė Madhėshtore: Allahu, Zoti i tė gjitha botėve dhe Krijuesi i ēdo gjėje. Ai i mėsoi milingonės si tė mbrohet nga mikrobet.

Tani, le tė marrim zogjtė si njė shembull tjetėr i gjallesave qė mbrohen nga bakteriet. Mikrobet shqetėsojnė edhe zogjtė, por kėta tė fundit nuk kanė njė sistem nė trupat e tyre qė tė prodhojė lėndė mbrojtėse si te milingonat. Ata kanė gjetur njė zgjidhje tė ndryshme, por praktikisht tė ngjashme pėr kėtė problem. Ata shkojnė e shtrihen nė njė fole milingonash dhe presin qė milingonat tė enden nėpėr puplat e tyre. Milingonat, qė kėrkojnė ushqim, ecin nėpėr pupla dhe substanca qė vret mikrobet pėrhapet nė trupin e zogut. Nė kėtė mėnyrė, zogu pastrohet nga mikrobet. Si ėshtė e mundur qė zogjtė e dinė se milingonat prodhojnė njė substancė tė tillė, qė mund tė dezinfektojė trupat e tyre nga mikrobet?

Njerėzit e kanė zbuluar sistemin mbrojtės tė milingonave vetėm pas kėrkimesh e hulumtimesh tė shumta. Madje shumė njerėz, tė cilėt janė ekspertė rreth kafshėve, ende nuk janė nė dijeni tė kėtij fakti. Ndoshta edhe ju vetė e mėsuat kėtu. Zogjtė, megjithatė, e njohin kėtė veti tė milingonave qė kur lindin. Edhe pse nuk ka njeri qė t’u mėsojė si tė veprojnė, ata mund tė pėrdorin milingonat pėr t’u pastruar nga mikrobet.

Fakti qė zogjtė kanė njohuri pėr lėndėn qė prodhohet nė trupat e milingonave dhe nė tė njėjtėn kohė dinė si ta pėrdorin atė, na ēon vetėm nė njė pėrfundim: Ky informacion u ėshtė MĖSUAR atyre nga Allahu, krijuesi i tė gjitha krijesave.

… ēdo gjė nė qiell dhe nė tokė i pėrket vetėm Atij. Ēdo gjė i bindet vetėm Atij. (El-Bekare: 116)

Pėr njė popull qė sinqerisht ėshtė i bindur ka argumente nė krijimin tuaj dhe nė krijimin e kafshėve. (El-Xhathije: 4)

ZOGJTĖ E VEGJĖL İNXHİNİERĖ

Ju mund tė keni parė foletė e zogjve nė pemė, nė majė tė ndėrtesave apo nėpėr kėndet e ballkoneve. Kėto janė foletė e njė numri tė vogėl zogjsh qė ju i njihni, por shumė lloje tė tjera jetojnė nė botė dhe ndėrtojnė lloje tė ndryshme folesh.


Zogjtė ndėrtojnė foletė e tyre nė vende tė sigurta tė zgjedhura prej tyre.

Para sė gjithash, zogjtė i ndėrtojnė foletė nė mėnyrė qė tė jenė tė lidhur me mjedisin e tyre natyror. Le tė marrim nė shqyrtim zogjtė e bregut tė detit. Kėta zogj i ndėrtojnė foletė e tyre nė sipėrfaqe tė ujit e megjithatė foleja nuk prishet. Materialet e pėrdorura dhe forma e folesė janė tė projektuara mė sė miri, kėshtu edhe nėse niveli i ujit rritet, foleja dhe tė vegjėlit nuk dėmtohen. Kėto krijesa kanė aftėsi tė lindur pėr tė ndėrtuar fole dhe nuk kanė nevojė pėr t’u “specializuar”. Ato nuk mund ta kenė mėsuar njė detyrė tė tillė nga pėrvoja, me kalimin e kohės. Nėse do tė pėrpiqeshin tė eksperimentonin dhe nėse do tė gabonin, foleja do tė fundosej nė ujė. Megjithatė, njė gjė e tillė nuk ndodh kurrė. Tė gjithė zogjtė bregdetarė i ndėrtojnė foletė e tyre nė tė njėjtėn mėnyrė qė nga dita e parė qė janė shfaqur.

Disa zogj qė jetojnė nė moēale i ndėrtojnė muret e foleve tė tyre tė larta, nė mėnyrė qė vezėt tė mos bien pėr shkak tė erės. Si ėshtė e mundur qė kėta zogj janė nė dijeni tė rrezikut tė rėnies se vezėve?

Njė lloj tjetėr zogu qė jeton nė zona tė thata e ndėrton folenė e tij nėpėr shkurre dhe jo nė tokė. Arsyeja pse ai vepron kėshtu, ėshtė ndryshimi i temperaturės. Temperatura nėpėr shkurre ėshtė dhjetė gradė mė e ulėt se nė tokė. Shumėkush nga ne nuk ėshtė nė dijeni tė ndryshimit tė temperaturės ndėrmjet shkurreve dhe tokės, por kėta zogj e dinė dhe mbrojnė veten dhe tė vegjėlit e tyre nga nxehtėsia e madhe duke ndėrtuar foletė nė vende mė tė freskėta.

A e keni pyetur ndonjėherė veten se si zogjtė, tė cilėt nuk kanė vetėdije dhe aftėsi mendore, mund tė njohin hollėsi tė tilla?

Kėto sjellje tė zogjve mund tė krahasohen me ato tė inxhinierėve qė janė arsimuar dhe specializuar pėr vite me radhė nė fushat e tyre. Ndėrsa ndėrtojnė njė shtėpi, inxhinierėt marrin parasysh hollėsi tė tilla si madhėsia e ndėrtesės, materialet qė do tė pėrdoren dhe vendndodhjen. Vetėm atėherė ndėrtimi mund tė fillojė. Siē e patė edhe nė shembullin e pėrmendur mė lart, zogjtė i ndėrtojnė foletė e tyre sipas njė plani. Por atyre nuk u nevojitet arsim. Ata veprojnė tė frymėzuar nga Allahu dhe zbatojnė detyrat e tyre me shumė lehtėsi. Kėta zogj dhe ajo ēka bėjnė janė njė provė e krijimit tė pėrkryer tė Allahut, tė Gjithėditurit qė i frymėzon ata tė bėjnė gjithēka.

Ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė i pėrket vetėm Atij. Allahu ėshtė Ai qė nuk ka nevojė pėr asgjė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, i Falenderuari. (El-Haxh: 64)

SISTEMİ NGROHĖS İ FLUTURĖS DİMĖRORE

Kur vjen dimri, shumė lloje insektesh qė banojnė nė rajone tė ftohta tė botės, mund tė ngordhin nga i ftohti ose mungesa e ushqimit. Kjo ndodh sepse insektet janė krijesa tė ndjeshme. Mirėpo ka disa pėrjashtime. P.sh. fluturat kukuvajkė ngjajnė me fluturat e zakonshme dhe nė shikim tė parė duken shumė delikate. Nė tė vėrtetė, ato janė mjaft tė forta dhe u mbijetojnė kushteve tė ashpra tė dimrit. Si rrjedhim, kėto flutura quhen “flutura dimėrore”.

Ashtu si edhe fluturat e zakonshme, njė flutur dimėrore ka dy krahė dhe trupin, ku bashkohen krahėt. Me qėllim qė kjo flutur tė fluturojė, duhet qė temperatura e kafazit tė kraharorit ku bashkohen krahėt tė jetė 30OC, por temperatura e mjedisit ku ato jetojnė ėshtė zakonisht 0OC apo edhe disa gradė nėn zero. Si mundet qė fluturat dimėrore t’i mbijetojnė njė tė ftohti tė tillė?

Ēfarė i pengon ato nga ngrirja kur nuk lėvizin dhe ēfarė ua bėn tė mundur tė fluturojnė nė kohė tė ftohtė?

Kjo lloj fluture ėshtė krijuar sė bashku me njė sistem tė veēantė ngrohjeje qė i mundėson asaj tė jetojė nė kushtet e dimrit. Ky sistem ka disa tipare plotėsuese.

Para fluturimit, fluturat dimėrore tendosin nė mėnyrė tė vazhdueshme muskujt kryesorė qė janė tė lidhur me krahėt dhe i bėjnė krahėt e tyre tė dridhen. Dridhja e shpejtė e krahėve ēon nė njė rritje tė temperaturės sė kraharorit tė insektit. Nė saje tė kėsaj rritjeje, temperatura e kafazit tė kraharorit mund tė rritet nga 0OC deri nė 30OC apo edhe mė tepėr. Megjithatė, kjo ėshtė vetėm njė nga vetitė qė fluturės i nevojitet tė mbijetojė. Me qėllim qė tė fluturojė, nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm rritja e temperaturės, sepse ndryshimi midis temperaturės se trupit tė insektit dhe mjedisit mund tė rezultojė nė humbje tė nxehtėsisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, sikurse ftohet njė gotė me ēaj tė ngrohtė, edhe trupi i fluturės do tė ftohej pa i mbajtur krahėt duke u dridhur. Me qėllim qė flutura tė fluturojė dhe, si rrjedhim, tė mbijetojė, njė tjetėr metodė ėshtė e nevojshme tė ruajė nxehtėsinė e prodhuar. Kjo realizohet nga njė strukturė e posaēme qė Allahu ka krijuar nė trupin e fluturės dimėrore. Fluturat dimėrore janė tė mbuluara me luspa tė dendura qė zvogėlojnė humbjen e nxehtėsisė. Shkencėtarėt kanė zbuluar se njė flutur pa luspa ftohet dy herė mė shpejt se ajo me luspa.

Ka disa mekanizma tek flutura dimėrore qė e mbrojnė atė nga tė ftohtėt.

Tiparet e pėrmendura mė lart duhet tė kenė ekzistuar qė kur kėto flutura janė krijuar. Pėrndryshe, ato do tė ishin zhdukur pėr shkak tė tė ftohtit. Ēdo njeri nuk ka nevojė tė mendojė gjatė pėr tė kuptuar se nuk ėshtė njė rastėsi qė vetėm kėto lloje qė jetojnė nė rajone tė ftohta kanė kėto tipare qė i bėjnė tė ndryshme nga fluturat e tjera. Mbijetesa e kėtyre krijesave nė vende tė tilla na provon forcėn e Allahut, i Cili na tregon nė njė ajet kuranor se Ai e di ku dhe si jetojnė gjithė krijesat:

Nuk ka asnjė krijesė nė tokė qė Allahu mos t’ia ketė garantuar furnizimin e saj. Ai e di ku jetojnė dhe vdesin. Ato janė tė gjitha nė njė libėr tė qartė. (Hud: 6)

Tipare tė tilla tė gjallesave na bėjnė tė mundur tė kuptojmė fuqinė dhe forcėn e Allahut dhe rrisin tek ne besimin dhe dashurinė pėr Tė.

Sİ E GJEJNĖ SALMONĖT RRUGĖN E TYRE?

Ju gaboheni nėse mendoni qė shtegtimi ėshtė karakteristikė vetėm e zogjve. Nė fakt, ka shumė lloje shtegtarėsh nė tokė dhe det. Nė kėtė pjesė do tė ndjekim aventurėn e salmonit, peshkut shtegtar.

Salmonėt vijnė nė kėtė botė duke dalė nga vezėt qė femrat kanė lėshuar nė lumė. Ata rriten dhe qėndrojnė nė kėtė vend pėr javė tė tėra, mė pas nisin udhėtimin e tyre drejt detit. Pas njė udhėtimi udhėtimi rraskapitės plot peripeci salmonėt mė nė fund arrijnė nė det tė hapur ku kalojnė disa vite tė jetės sė tyre. Pasi rriten aq sa janė nė gjendje tė shumohen, ata kthehen pėrsėri nė lumenj.

Destinacioni qė salmonėt duan tė arrijnė ėshtė vendi ku kanė lindur, por largėsia nuk ėshtė e shkurtėr. Distanca qė peshqve u duhet tė pėrshkojnė pėr tė arritur nė vendlindje mund tė kapėrcejė ndonjėherė edhe 1,500 km, qė nėnkupton njė udhėtim prej disa muajsh. Ka shumė pengesa qė salmonėt duhet tė kalojnė gjatė kėtij udhėtimi.


Problemi i parė dhe ndoshta mė i rėndėsishmi ėshtė gjetja e grykėderdhjes sė lumit, nė tė cilėn peshku ka notuar gjatė udhėtimit tė tij tė parė pėr nė det. Mbėshtetur te kjo, peshku do tė pėrcaktojė rrugėn e kthimit. Nė mėnyrė tė habitshme, asnjė salmon nuk gabon dhe ata tė gjithė e gjejnė lumin qė me pėrpjekjen e parė.

Duke hyrė nė lumė, salmoni fillon nė mėnyrė tė vendosur tė notojė kundėr rrymės. Kėtė herė detyra e tij ėshtė edhe mė e vėshtirė sepse ndėrsa herėn e parė ka ndjekur me lehtėsi rrymėn duke notuar nėn ujė, tani i duhet tė ngjitet mbi ujėra. Gjatė kėtij udhėtimi, salmoni mund tė notojė nė ujėra tė cekėta qė ia nxjerrin pendėt e para mbi ujė. Kėto ujėra tė cekėta janė plot mė zogj, arinj dhe shumė grabitqarė tė tjerė.

Vėshtirėsitė qė salmoni duhet tė kapėrcejė nuk janė tė kufizuara me kaq. Ai ka dalė nga njė vezė nė njė degė lumi, nė njė pjesė nė thellėsi tė tokės. Me qėllim qė tė arrijė pėrsėri atė pikė, kur lumi degėzohet, ai duhet tė ndjekė pa u ngatėrruar rrugėn e saktė. Salmoni nuk bėn gabime nė kėto zgjedhje dhe ndjek gjithmonė tė njėjtėn rrjedhė.

Tani zėreni se ju keni lindur dhe jeni rritur nė njė shtėpi nė njė qytet! Njė ditė ju largoheni nga shtėpia juaj, udhėtoni pėr ditė tė tėra dhe arrini nė njė vend 1,500 km larg shtėpisė. Vitet kalojnė dhe ju dėshironi tė ktheheni nė vendin tuaj tė lindjes. A mendoni se mund tė jeni nė gjendje tė kujtoni rrugėt qė i keni kaluar vetėm njė herė? Njė qenie njerėzore nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, salmoni po. Ai e gjen gjithmonė rrugėn e tij pa bėrė asnjė gabim.

Janė bėrė shumė studime pėr tė kuptuar se si arrijnė salmonėt tė bėjnė kėtė udhėtim tė jashtėzakonshėm. Ėshtė arritur nė pėrfundimin se salmonėt gjejnė rrugėn e tyre duke pėrdorur “nuhatjen”.

Nė saje tė nuhatjes se tij, njė salmon mund tė ndjekė njė aromė nė ujė ashtu siē bėn dhe njė qen gjahu. Ēdo rrymė ka njė aromė karakteristike. Salmoni i kujton tė gjitha aromat gjatė udhėtimit tė tij dhe kthehet nė shtėpi duke i rikujtuar kėto aroma.

Si mund tė ndodhė njė gjė kaq e jashtėzakonshme? Si mundet qė ēdo salmon tė gjejė rrugėn e tij nė mėnyrė kaq tė pėrsosur? Pse tė gjithė salmonėt pėrpiqen tė kthehen nė vendin ku kanė dalė, duke rrezikuar jetėn, duke kapėrcyer ujėvara dhe duke u pėrballur me kafshė tė egra? Pėr mė tepėr, ata nuk i bėjnė tė gjitha kėto pėr veten e tyre, por me qėllim qė tė lėshojnė vezėt e tyre nė kėto ujėra.

Ka vetėm njė pėrgjigje pėr kėto pyetje: Allahu, i Gjithėdituri, e krijoi salmonin dhe sistemin qė i bėn tė mundur atij tė gjejė rrugėn. Si tė gjitha krijesat e tjera, salmoni vepron sipas frymėzimit dhe instiktit tė mėsuar nga Zoti i Lartėsuar.

Pėrmes provave qė mohojnė teorinė e evolucionit ėshtė fakti se salmonėt pėrshkojnė mijėra kilometra dhe rrezikojnė jetėn e tyre pėr t’u shumuar. Evolucionistėt deklarojnė se tė gjitha krijesat janė nė luftė me njėra-tjetrėn dhe se vetėm mė i forti mbijeton nė fund tė kėsaj lufte. Megjithatė, nė kundėrshtim me pohimet e evolucionistėve, midis qenieve tė gjalla ekziston njė bashkėpunim i ngushtė. Kafshėt rrezikojnė vetė jetėn pėr pasardhėsit e tyre. Pėrveē kėsaj, siē do ta shikoni nė shembujt qė do tė sillen mė poshtė, ka lloje tė ndryshme qė bashkėpunojnė dhe pėrfitojnė nga njėri-tjetri. Salmoni ėshtė njė nga krijesat mė interesante qė shfaq sjelljen e tij vetėflijuese pėr pasardhėsit e vet. Salmonėt shtegtojnė dhe kujdesen tė arrijnė vendlindjen pėr t’u shumuar. Ata mbeten tė pakėt nė numėr dhe ngordhin shpejt pasi lėshojnė vezėt e tyre. Megjithatė, ata nuk heqin dorė nga udhėtimi i tyre. Njė sjellje e tillė nuk mundet tė shpjegohet nga teoria e evolucionit. Ky fakt ėshtė shumė i qartė. Allahu krijoi salmonin dhe kėto krijesa sillen siē i frymėzoi Ai. Njerėzit qė pėrdorin urtėsinė e tyre mund tė marrin mėsime nga sjelljet e kafshėve tė tilla. Allahu u kujton atyre:

Tė gjitha krijesat janė nėn sundimin e Tij … (Hud: 56)