|
PJESA E PARË
FAKTI I KRIJIMIT
NË DRITËN E FAKTEVE SHKENCORE
Parathënie
Shikoni rreth vetes prej aty ku jeni ulur. Do të vëreni se
gjithçka në dhomë është ‘e punuar’:
muret, tapiceria, tavani, karriga në të cilën jeni ulur,
libri që mbani në dorën tuaj, gota në tavolinë
dhe detaje tjera të panumërta. Asnjëra prej tyre nuk rastis
të ekzistojë në dhomën tuaj sipas vullnetit të
tyre. Madje edhe leqet e thjeshta të tepihut janë punuar prej
dikujt: ato nuk u shfaqën vetvetiu apo rastësisht.
Një person që bëhet gadi të lexojë një libër
e din se ai është shkruar prej një autori për një
arsye të veçantë. Madje as që do t’i shkonte
ndërmend se ky libër mund të ishte krijuar rastësisht.
Në të njëjtën mënyrë, një person që
sheh një skulpturë nuk ka as më të voglin dyshim se
ajo është punuar prej një skulptori. Dhe jo vetëm
veprat e artit: madje edhe një numër i vogël i tullave
që qëndrojnë njëra mbi tjetrën e shtyjnë
njeriun të mendojë se dikush i ka vendosur ato ashtu sipas një
plani të caktuar. Prandaj, gjithkund ku ekziston rregull –
qoftë ai i madh apo i vogël – themeluesi dhe mbrojtësi
i këtij rregulli duhet të ekzistojë gjithashtu. Nëse,
një ditë, dikush do t’iu afrohej dhe t’iu thoshte
se hekuri i papërpunuar dhe thëngjilli u bashkuan për të
formuar çelikun rastësisht, i cili pastaj ndërtoi Kullën
e Ajfellit prap rastësisht, a nuk do të konsideroheshin si të
çmendur ai dhe ata të cilët i besuan atij?
Pretendimi i teorisë së evolucionit, mënyra unike e të
mohuarit të ekzistencës së Allahut, nuk ndryshon fare nga
kjo. Sipas kësaj teorie, molekulat e pajetë formuan amino acidet
rastësisht, amino acidet formuar proteinet rastësisht dhe në
fund proteinet formuan krijesat e gjalla prap rastësisht. Mirëpo,
mundësia e krijimit të një krijese të gjallë
rastësisht është më e vogël se mundësia
e formimit të Kullës së Ajfellit në të njëjtën
mënyrë, sepse madje edhe qeliza më e thjeshtë e njeriut
është më e sofistikuar se çfarëdo ndërtese
e punuar prej njeriut në botë.
Si është e mundur të mendohet se barazpesha në botë
ndodhi rastësisht kur harmonia e jashtëzakonshme e natyrës
mund të vëzhgohet madje edhe me sy të lirë? Është
pretendimi/pohimi më i paarsyeshëm të thuhet se gjithësia,
secili argument i së cilës sugjeron ekzistencën e Krijuesit
të saj, është krijuar vetvetiu.
Prandaj, duhet të ketë një zotërues të kësaj
barazpeshe të vrojtueshme gjithandej prej organizmit tonë e
deri te këndet më të largëta të gjithësisë
paimagjinueshëm të pafund. Pra, kush është ky Krijues
që paracaktoi gjithçka me kaq finesë/lehtësi dhe
që krijoi gjithçka?
Ai nuk mund të jetë çfarëdo qenie materiale e pranishme
në gjithësi, sepse Ai duhet të jetë vullnet që
kishte ekzistuar para gjithësisë dhe që pastaj e krijoi
gjithësinë. Krijuesi i Gjithëfuqishëm është
Ai në të Cilin gjithçka gjenë ekzistencën,
e që ekzistenca e të Cilit është e pa fillim dhe e
pa fund.
Feja na njeh ne me Krijuesin ekzistencën e të Cilit e zbulojmë
me arsyen tonë. Prej asaj që Ai na ka zbuluar si fe, ne e dijmë
se Ai është Allahu, I Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti,
I Cili krijoi qiejt dhe tokën prej asgjëje.
Edhepse shumica e njerëzve posedojnë aftësinë për
të kuptuar këtë fakt, ata i kalojnë jetët e tyre
të pavetëdijshëm për këtë. Kur e shikojnë
një pikturë të një pejzazhi, pyesin veten se kush
është ai që e ka pikturuar atë. Pastaj, e lavdojnë
artistin pamasë për veprën e tij të bukur artistike.
Përkundër faktit se ata ndeshen me origjinale të panumërta
të asaj pikture, atë moment që kthejnë shikimin, ata
prapseprap e shpërfillin ekzistencën e Allahut, I Cili është
i vetmi zotërues i të gjitha këtyre bukurive. Në të
vërtetë, nuk nevojitet madje as edhe një një hulumtim
i hollësishëm për të kuptuar ekzistencën e Allahut.
Madje edhe nëse njeriut do t’i duhej të jetonte në
një dhomë prej momentit të lindjes , dëshmi të
panumërta vetëm në këtë dhomë do t’i
mjaftonin që të kuptojë ekzistencën e Allahut.
Organizmi i njeriut është i stërmbushur me dëshmi
që nuk do të mund të përmbaheshin në shumë
enciklopedi shumë-vëllimëshe. Nëse i kushtojmë
madje edhe vetëm disa minuta të mendimit të ndërgjegjshëm
për gjithë këtë mjafton për të kuptuar ekzistencën
e Allahut. Rregulli ekzistues mbrohet prej Allahut dhe mbahet prej Tij.
Organizmi njerëzor nuk është ushqimi i vetëm për
të menduar. Jeta ekziston në secilin milimetër katror të
tokës, qoftë e vrojtueshme apo jo nga njerëzit. Bota është
e mbushur përplot me gjallesa të shumta, prej organizmave njëqelizor
deri te bimët, prej insekteve deri te kafshët e ujit dhe prej
zogjëve deri te zvarranikët. Nëse e merrni një grusht
dhe dhe e shikoni atë, madje edhe aty mund të zbuloni gjallesa
të shumëllojshme me veçori të ndryshme. E njëjta
gjë vlen poashtu edhe për ajrin që e thithni. Madje edhe
në lëkurën tuaj, ekzistojnë shumë gjallesa emrat
e të cilave janë të panjohura për ju. Në zorrët
e të gjitha gjallesave janë me miliona bakterie apo organizma
njëqelizor që e ndihmojnë tretjen. Bota shtazore në
botë është shumë herë më e madhe se popullata
njerëzore. Kur ta marrim parasysh gjithashtu botën bimore, shohim
se nuk ekziston madje as edhe një pikë e vetme në tokë
ku nuk ka jetë. Të gjitha këto krijesa që janë
të përhapura në një sipërfaqe prej miliona kilometrash
katrorë kanë sisteme të ndryshme trupore, jetëra të
ndryshme dhe kontribute të ndryshme ndaj barazpeshës ekologjike.
Është e paarsyeshme të pretendohet se të gjitha këto
janë krijuar rastësisht pa ndonjë qëllim apo arsye.
Asnjë gjallesë nuk është krijuar sipas vullnetit të
vet. Asnjë ndodhi e rastësishme nuk mundet të rezultojë
kurrë me sisteme aq të komplikuara.
E gjithë kjo dëshmi na shpie në përfundimin se gjithësia
se gjithësia funksionon me një ‘vetëdije’ të
caktuar. Cili, është atëherë, burimi i kësaj
vetëdije? Padyshim se nuk janë as gjallesat e as qeniet e pajetë
që ekzistojnë në të. E as që mund të jenë
ato ato të cilat e mbajnë këtë harmoni dhe e ruajnë
këtë rregull. Ekzistenca dhe madhështia e Allahut zbulon
veten në prova të panumërta në gjithësi. Në
të vërtetë, nuk ekziston madje as edhe një njeri i
vetëm në tokë që nuk do të pranojë këtë
të vërtetë të qartë nga zemra. E prapseprap ata
e mohojnë atë padrejtësisht dhe me mendjemadhësi edhepse
shpirtërat e tyre janë të bindur për këtë
siç deklarohet në Kur’an. (Sure Neml: 14)
Ky libër është shkruar për të nxjerrur në
pah/të treguar këtë të vërtetë të cilës
një pjesë e njerëzve i largohen për shkak të
të qenit të saj në kundërshtim me interesat e tyre
dhe gjithashtu për të demaskuar mashtrimet dhe përfundimet
e pakuptim mbi të cilat qëndrojnë një pjesë e
pretendimeve të pavërteta. Për këtë arsye shumë
tema të ndryshme janë prekur në këtë libër.
Ata që e lexojnë këtë libër edhe një herë
do të shohin provat e padiskutueshme të ekzistencës së
Allahut dhe do të jenë dëshmitarë se ekzistenca e
Allahut përfshinë gjithçka: ‘arsyeja’ e dinë
këtë. Ai është I Cili krijoi këtë rregull
gjithëpërshkues dhe I Cili gjithashtu e mban atë vazhdimisht.
|