| ALLAHU I PËRGJIGJET
LUTJES SE SECILIT LUTËS
Allahu, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi dhe Mëshiruesi,
shpalli ne Kur’an se Ai është pranë njeriut dhe do
të ju përgjigjet njerzëve kur ata i luten Atij. Një
prej ajeteve të shpallura është:
E kur robët e Mi të pyesin ty për
Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi
më lutet, pra për të qënë ata drejt të udhëzuar,
le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë
Mua. (bekare: 186)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, Allahu është
pranë çdonjërit, Ai ka dijeni për dëshirat
e çdonjërit, ndjenjat, mendimet, çdo fjalë të
shprehur, dhe çdo gjë të përshpëritur, bile
edhe çfarë është e fshehur thell në mendjet
e çdonjërit. Si pasoj e kësaj, Allahu dëgjon dhe
din për çdo njëri i cili i kthehet Atij dhe i lutet Atij.
Kjo është bekimi i Allahu për njërzimin, dhe manifestim
i mëshires, mirësisë dhe fuqisë së pakufij të
Tij.
Allahu ka dijeni dhe fuqi të pakufi. Ai është Zotëruesi
i çdo gjëje në tërë gjithësinë. Çdo
gjallesë, çdo gjë, prej sa duket njerëzve më
të fuqishëm deri të ata më të dobët, prej
njerëzve më të varfër deri te njerëzit më
të pasur, prej trupave madheshtor qiellor e deri te streha e shtazes
më të imët në tokë, të gjitha i takojnë
Allahut dhe të gjitha janë nën kontrollin dhe dëshirën
e Tij.
Një përson i cili ka besim në ketë të vërtetë
mund t’i lutet Allahut për çfarëdo qoftë dhe
mund të shpresoi se Allahu do t’i përgjigjet këtyre
lutjeve. P.sh. një përson i cili është semur nga ndonjë
smundje e pasherueshme, sigurisht do të drejtohet te të gjitha
llojet e kujdesit mjeksor. Sidoqoftë, duke e ditur se vetëm
Allahu e kthen shendetin, lutjet do t’i ofrohen atij për shërim.
Si rrjedhim, një përson me disa lloje të frigës prej
ankthit, mund t’i lutet Allahut për qëtsim dhe t’i
largoi te gjitha llojet e frigës. Një përson i cili befasisht
ka hasur ne vështirsi financiale të cilat nuk mund t’i
kryej, mund t’i drejtohet Allahut për menjanimin e vështërsive
financiale. Njeriu mund t’i lutet Allahut për numër të
pakufizuar të gjërave, për tregimin e rrugës së
drejt, për pranim në xhennet me besimtarët e tjerë,
për një vend më të mirë në xhennet dhe shpetimin
e tij nga xhehennemi me fuqin e Allahut, për shendet të mirë,
dhe kështu me radhë. Kjo është çfarë Pejgamberi
i Allahut (saas) ju tha shokëve të tij i tensionuar kur tha:
Doni te ju njoftoi me një armë e cila do te ju mbroi juve
nga e liga e armikut dhe do te rrit ushqimin e juaj? Ata than: po, o i
dërguar i Allahut . ai tha: thirrne Allahun ditën dhe natën,
se namazi është arma e besimtarit1
Megjithatë, në Kur’an është edhe një zbulim,
i cili meriton vemendje në këtë pike. Sikur që Allahut
thotë në Kur’an :
Njëriu (e tepron) lutet për keq, ashtu
sikurse lutet për mirë, (po Allahu nuk e pranon lutjen e tij
për keq); njëriu (nga vetë natyra e tij) është
i ngutshëm. (isra: 11)
Nuk është çdo lutje e njeriut e dobishme. P.sh. një
përson mund të lus Allahun për më shumë pronë
e pasuri për ardhmerinë e fëmijëve të tij. Megjithatë
Allahu mund të mos shoh mirësi në këtë kërkesë.
Mund të jetë se prospëriteti do t’i largoi fëmijët
e tij nga adhurimi i Allahut. Ne këtë kuptim, Allahu dëgjon
lutjen e këtij përsoni, e pranon si një lloi të adhurimit
dhe i përgjigjet në varianten më të mirë. Si
alternativ, një përson mund të lutet që të mos
vonohet në një takim. Megjithatë, mund të jetë
se është më mirë për të që të
shkoi në atë destinacion pas kohës së caktuar, por
në vend të saj ta bej të mundshme të takoi dikend
që do të kontribojë diçka e cila do të jet
më fitimprurëse për tërë jetën e tij . Allahu
e di këtë dhe i përgjigjet lutësit, jo në formën
të cilën përsoni mendoi, por në mënyrën
më të mirë për të. D.m.th, Allahu e dëgjon
lutjen e atij përsoni, por nese Ai nuk sheh mirë në lutjen
e tij, atëhere Ai krijon çfarë është më
mirë për të. Kjo në vetvete është një
fshehtësi shumë e rëndësishëme.
Kur lutja paraqitet e papërgjegjur, ata të pavetdijëshmit
në këtë fshehtësi supuzojnë se Allahu nuk e ka
dëgjuar thirrjen e tyre. Kjo në të vërtetë është
një besim i shtrëmber i injorances sepse Allahu thotë:
Ne e kemi krijuar njëriun dhe dimë se ç'pëshpëritë
ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që
rrah) i qafës së tij.( kaf:16)
Ai Allahu e di çdo fjalë që njëriu e flet, çdo
mendim dhe çdo moment që ndokuj i takon gjatë jetes se
tij. Edhe atëhere kur dikush është fjetur, Allahu e di
se çfarë ai provon në ëndërr. Është
Allahu i Cili krijon çdo gjë. Si pasoj, çdo here që
ndokush i lutet Allahut, ai duhet ta dij se Allahu do ta pranoi lutjen
e tij si adhurim dhe të besoj se Allahu do t’i përgjigjes
lutjes se tij në kohën më të duhur dhe do të
krijoi çfarë është më e mirë për
të.
Lutja, ndonëse është formë e adhurimit të Allahut,
është gjithashtu edhe një dhuratë shumë e çmuar
për njerëzinë. Sepse, përmes lutjes, Allahu ia mundson
njëriut të arrij çdo gjë që Allahu mendon se
është e mirë dhe që është fitimprurese për
të. Allahu e shpall rëndsinë e lutjeve ne ajetin ku thotë:
Thuaj: “Allahu im as nuk do të kujdesej për ju, sikur
të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi,
ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjështruat,
andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë”. (furkan:
77)
Allahu iu përgjigjet lutjes se atyre te cilët
janë në nevoj dhe shqëtsim
Lutjet janë kohët kur njeriu është më së
afërmi me Allahun ndihet sinqërisht, është koha kur
njëriu e kupton afërsinë e Allahut dhe veten si rob i Allahut,
ai është në nevoj për Allahun. Kjo është
sepse kur dikush lutet, kupton se sa i ulët e i pafuqishem është
para Allahut, dhe kupton se askush përpos Allahut nuk mund t’i
ndihmoi. Sinqëriteti dhe çiltërsia e lutjes se ndokujt
mvaret nga ajo se sa shumë ai është në nevojë.
P.sh çdokush i lutet Allahut për paqë në botë.
Sidoqoftë ndokush që gjindet i pashpresë në mes të
luftës do të lutet më shumë dhe më seriozisht
dhe më përulur Allahut. Ngjashëm, njerëzit, gjatë
stuhisë në anije ose në aeroplan në rrezik të
përplasjes, do t’i luten përulsisht Allahut. Ata do të
jenë të sinqertë dhe të nënshtruar në lutjet
e tyre. Allahu shpalli këtë fakt në ajetin ku thotë:
Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të
tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas
e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj,
ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” (En'am:
63)
Në Kur’an Allahu e urdhron njëriun që të lutët
me përulësi:
Luteni Allahun tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk
i do ata që e teprojnë. (A'raf: 55)
Në një ajet tjeter, Allahu thotë se ai i përgjigjet
thirrjes se nevojëtarëve dhe të shtypurve
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit)
kur ai e thërret, duke ia larguar të keqën e juve ju bën
mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut?
Jo, por ju shumë pak përkujtoni. (Neml: 62)
Padyshim, ndokush nuk duhet doemosdo të takoi vdekjen për me
ju lutë Allahut dhe t’i lutët Atij në nevojë.
Keta shembuj janë dhënë që t’i bëj njërzit
të kuptojnë gjendjen shpirtërore me të cilën
të lutën sinqërisht dhe të mendojnë për
momentin e vdekjes, kur njëriu nuk mundet më të jet i çkujdesur
dhe definitivisht t’i kthehet Allahut me sinqëritet të
brendshëm. Besimtarët të cilët janë përzemersisht
të terhequr te Allahu, në anën tjetër, duke qënë
te vetëdishëm për dobsitë dhe duke ndier nevojë,
çdo herë kthehen sinqërisht te Allahu, edhe nese nuk
janë në gjendjen “jetë a vdekje”. Kjo është
një karakteristik e rëndësishme e cila i dallon prej jobesimtarëve
dhe prej atyre me besim te dobët.
Mos caktimi i çfardo kufiri në lutje
Një përson mund të kerkoj nga Allahu gjithçka mbrenda
kufijve të lejueshëm (hallall ). Kjo është për
arsye se, siç u përmend më parë, Allahu është
i vetmi sundimtar dhe pronar i tërë gjithësis; dhe nëse
Ai deshiron, Ai i jep njeriut gjithçka që Ai dëshiron.
Çdo përson që i drejtohet Allahu dhe i lutet Atij do
të kreditoi forcen e Allahut me bë gjithçka dhe ‘’të
jetë i vendosur në kerkesë’’ sikur që
i dashuri ynë Pejgamberi (saas) ka thënë2: njëriu
duhet ta dijë se është lehtë për Allahun të
plotsoi çdo dëshirë të tij, dhe Allahu do t’i
plotsoi përsonit çdo kërkes te tij nese ka çfardoqoftë
të mirë për atë njëri në atë lutje.
Lutjet e Pejgamberve dhe besimtarëve të vërtetë të
përmendur në Kur’an cakton një shembull për
besimtarët për çeshtjet që mund të lusin Allahun.
P.sh. Pejgamberi Zekrija (as) ju është lutur Allahut për
trashigimtar të kënaqshëm dhe , Allahu ju përgjegj
lutjes së tij, pa marr parasysh se gruaja e tij ishte sterile:
Kur ai iu lut Allahut të vet me një zë të ulët,
e Tha: “Allahu im! Vërtet, mua më janë dobësuar
eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time,
e me lutjen time ndaj Teje o Allahu im, asnjëherë nuk kam qënë
i dëshpëruar”.Unë ua kam frikë pasardhësve
të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa
gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia
Jote një pasardhës (një fëmijë).Të më
trashëgojnë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja
e Jakubit, dhe bërë atë, o Zot, të këndshëm!
(të vyeshëm)!”( Merjem: 3-6)
Allahu ju përgjigj lutjes së Pejgamberit Zekrijaha dhe i dha
atij lajmin e mirë për Pejgamberin Jahja (as) pasiqë i
pranoi lajmet e reja për djalin, Pejgamberi Zekrijaha ishte i befasuar
pasi që gruaja e tij ishte sterile. Përgjegjëja e Allahut,
Pejgamberit Zekrijaha, (as) zbulon një fshehtësi të cilën
besimtarët duhet gjithmonë ta mbajnë në mend:
Ai tha: “Allahu im, si do të kemë unë djalë
kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri
të thellë?” Tha: “Ja, kështu Allahu yt ka thënë:
se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova
më parë ty, që nuk ishe fare!” ( Merjem: 8-9)
Ka shumë Pejgamber te cilët përmenden në Kur’an
të cilve ju dhanë përgjegjëje në lutje. P.sh.
Pejgamberi Nuhi (as) e luti Allahun të u sjell vuajtje popullit të
tij, të cilët e humben rrugen e drejt pavarsisht nga përpekjet
më të mira të tij për t’i udhhequr ata për
rrugën e drejt. Si përgjegjëje lutjes se tij Allahu solli
një denim të madh në ta, i cili hyri në histori.
Pejgamberin Ejubi (as) thirrri Allahun e tij për arsye te smundjes,
duke thënë:
“Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër
Mëshiruesit!”(el enbija:83)
Përgjigjëja Profetit Ejub është shpallur si vijon:
Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm
ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij
dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të
devotshmit. (el enbija:84)
Allahu ju përgjigj Pejgamberit Sylejmanit (as) i cili u lutë:
Tha: “Allahu im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti
që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi
më i madh.(sad; 35)
Dhe Allahu i dhuroi pasuri dhe fuqi të madhe.
Prandaj, ata te cilët luten duhet të kenë në mendjët
e tyre ajetin:
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është
vetëm t'i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë
bëhet. (ja sin:82)
Siç thuhet në ajet çdo gjë është e
lehtë për Allahun dhe Ai dëgjon dhe dinë çdo
lutës.
Allahu ju jep bekim në këtë botë atyre që e deshirojnë,
por në jetën e ardhshme ata do të vuajnë një
humbje të rëndë
Deshirat e atyre të cilët nuk fshehin një frikë të
rrënjosur thellë në zemrat e tyre nga Allahu dhe munges
të një besimi të thellë, në jetë e ardhshme
janë të drejtuar pa fjalë. Ata luten për pasuri, pronë
dhe pozitë vetëm për jetën në ketë botë.
Allahu na informon neve se ata të cilët e deshirojnë vetëm
këtë botë nuk do të kenë shpërblim në
botën e ardhshme. Besimtarët, në anën tjetër,
luten për të dy botërat, për këtë dhe për
ahiret, pasi që ata besojnë se jeta në botën e ardhshme
është e vertetë dhe është afër sikur kjo
jetë. Ne këtë Allahu thotë:
Ka disa prej njërëzve që thonë: “Allahu ynë,
na jep Ti neve në këtë botë!” për të
nuk ka asgjë në botën tjetër.E, ka prej tyre asish
që thonë: “Allahu ynë na jep të mira në
këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër,
dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”Të tillët e kanë
shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i
shpejtë në llogari.(bekare:200-202)
Besimtaret, gjithashtu, luten për shendet, pasuri, dituri dhe lumturi.
Sidoqoft lutjet e tyre bartin synimin që ta kënaqin Allahun
dhe kanë diçka që ka të bëjë me fenë
(dinin). Ata luten për pasuri, më qëllim, që ta përdorin
në rrugën e Allahut. Duke ju falenderuar kësaj, Allahu
i jep shembull Pejgamberit Sylejmanit (as) në Kur’an. Larg
prej qëllimit për këtë botë, lutja e Pejgamberit
Sylejmanit (as) për një posedim të pashembullt, ishte vetem
për qëllim fisnik që t’i shfrytzoi në rrugën
e Allahut, duke i thirrur njërzit në fenë e Tij, dhe mbajtjen
e vetvetës të zënë në përkujtim të
Allahut. Fjalet e Pejgamberit Sylejmanit (as) të shpallura në
Kur’an paraqësin këtë qëllim të sinqërtë:
E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë
së kuajve, ndaj Allahut tim,(sad:32)
Allahu iu përgjigj pikërisht kësaj lutje të Sylejmanit,
i dha atij një pronë të madhe dhe e shpërbleu atë
me bekimet e jetës së ardhshme. Në anën tjetër,
Allahu gjithashtu ua plotson deshirat e atyre te cilët e duan vetëm
jetën e kesaj bote, sidoqoftë, një denim i vështirë
i pret ata në ahiret. Bekimin të cilin nuk e kanë në
këtë botë do të jetë i pranishëm për
ta edhe në ahiret. Ky fakt me rëndsi është treguar
në Kur’an si vijon:
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër
(ahiretin), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron
vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën
tjetër ai nuk ka hise.(Esh-Shura’:20)
Kush është që ka për qëllim vetëm këtë
botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e
pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar,
i përbuzur. (Isra’:18)
|