| ALLAHU E SHTON
BEKIMIN E TIJ MBI ATA QË JANË MIRËNJOHES
Çdo përson është nevojtar për
Allahun në çdo moment të jetës. Prej ajrit që
e thith dhe ushqimit që e han, prej mundësisë se shfrytzimit
të kontrollit të dikujt e deri të aftsia për të
folur, prej të qënit i sterhuar e deri te të qënit
një shpirt i lumtur. Njeriu jeton plotësisht nga ajo se çka
Allahu ka krijua dhe përgatit për të. Prapëseprap,
shumica e njerëzimit nuk e kuptojnë dobësinë e tyre
dhe se ata janë nevojtarë për Allahun. Ata supozojnë
së gjerat zhvillohen ngadal ose se ata sigurojnë çdo
gjë vetëm me mundin e tyre. Ky është një gabim
i madh, gjithashtu edhe mosmirënjohje për Allahun. Ironikisht,
njerëzit të cilët i japin falënderimet e tyre për
një dhuratë të parëndsishme, harxhojnë tërë
jetën e tyre duke injoruar bekimet e panumërta të cilat
Allahu ua jep atyre gjatë jetës së tyre. Sido që të
jet, aq të mëdha janë të mirat që ju janë
dhanë një përsoni, sa që ai kurrë nuk do të
mund t’i numëroi ato. Allahu e tregon këtë fakt në
ajetin:
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të
mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni
ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
(Nahl: 18)
Pavarsisht nga ky fakt, shumica e njërzve harroin të falenderojnë
për ndonjërën nga këto të mira që ata kanë.
Arsyeja për këtë është treguar në Kur’an:
djalli, i cili premtoi se do t’i largoi njerëzit prej rrugës
së Allahut, tha se dëshira themelore e tij është me
i shti njerëzit që të jenë jofalenderues ndaj Allahut.
Paraqitja mospërfillëse e djallit te Allahu shpreh rëndësinë
e falënderimit Allahun:
Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta
e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen
(të besojnë)!” (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti),
i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam
për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A'raf: 17-18)
Besimtarët, në anën tjetër, në vetdije të
dobsis se tyre dhe me përulje para Allahut, shprehin falënderimet
e tyre për çdo të mirë të dhuruar nga Allahu.
Pasuria dhe posedimi nuk janë te vetmet te mira për te cilat
besimtarët e falënderojnë Allahun e tyre. Duke ditur se
Allahu është Pronari dhe Poseduesi i çdo gjëje,
besimtarët e shprehin mirënjohjen e tyre të brendshme për
shendet të mirë, bukuri, dituri, mençuri, dashuri ndaj
besimit dhe urrejtje ndaj mosbesimit, për te kuptuarit, mendjehollsinë,
largpamësinë dhe për aftësië. Ata janë falënderues
që janë të udhëzuar drejt dhe që janë në
shoqëri me besimtarët. Një pamje të bukur, manovrim
i lehtë me punët e tyre, përmbusheje të deshirave
të tyre, njoftime për gëzime të mëdha, drejtues
i respektueshëm apo çfardo e mirë tjetër e bën
besimtarin që menjëherë të kthehet të Allahu,
t’i shprehë mirënjohjet e tij ndaj Allahut dhe reflektohet
në faljen dhe mëshirën e Tij.
Si përgjigjëje për morale të mira të shfaqura,
besimtarët i pret shpërblimi. Ky është edhe një
nga sekretet e treguara në Kur’an: Allahu i rritë të
mirat e Tij në ata të cilët janë mirënjohes.
P.sh. Allahu u dhuron edhe ma shumë shendet dhe forcë për
ata të cilët i paraqësin falënderimet e tyre te Allahu
për shendet të mirë dhe forcë që kanë. Allahu
u jep edhe më shumë dituri dhe pasuri atyre te cilët janë
mirënjohes për diturinë dhe pasurin e tyre. Kjo është
për arsye se ata janë njerëz të sinqertë të
cilët janë të kënaqur me çka Allahu jep dhe
janë të knaqur me të mirat dhe të cilët e marrin
Allahun si shok të tyre. Allahu e tregon këtë sekret në
Kur’an si vijon:
Dhe (përkujtoni) kur Allahu juaj njoftoi bindshëm: “Nëse
falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni,
s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”
(Ibrahim: 7)
Të qënit mirënjohes është gjithashtu edhe shenjë
e afërsisë dhe dashurisë së ndonjërit te Allahu.
Njërzit të cilët falënderojnë kanë mendjehollsinë
dhe mundësinë e pranimit të bukurive dhe të mirave
që Allahu krijon. I derguari i Allahut (saas) gjithashtu na drejton
te kjo kur ai tha:
Kur Allahu të ju jep pasuri, hareja e dhuratave dhe të mirave
të Allahut duhet të reflektohet të ju3
Në anën tjetër, një përson jobesimtar dhe jomirënjohes
do të shoh vetëm papërsosuri dhe gabime madje edhe në
ambientin natyror më të bukur, prandaj do të jetë
i palumtur dhe i pa kënaqur. Në të vërtet, sikur një
qëllim i parëndësishëm në krijimin e Allahut,
këta njerëz, gjithmonë vijnë në kontakt me siç
duket rrethana të papërshtatshëme dhe ngjarje të pakëndshëme.
Në anën tjetër, Allahu shfaq më shumë bujari
dhe të mira të Tij në ata të cilët kanë
një sinqeritet dhe mendjehollësi në botëkuptimet e
tyre
Se Allahu i rrit të mirat e Tij në ata të cilët janë
mirënjohës është një nga sekretet e Kur’anit.
Megjithatë, njeriu duhet ta ketë në mendje se sinqeriteti
është një kusht paraprak për të qënë
mirënjohës. Pa dyshim, udha e ndonjërit për të
treguar mirënjohjen e tij pa u drejtuar sinqerisht te Allahu dhe
duke ndier se paqja e brendshme e faljes dhe mëshirës së
pakufij të Allahut, e cila është vetëm për të
impresionuar njerëzit, do të jetë e dukshme mungesa e sinqeritetit.
Allahu e dinë çka zemra fsheh, dhe do të jetë dëshmitare
për josinqeritet. Ata te cilët kanë synime të brendshëme
të josinqerëta mund t’i fshehin prej njerëzve, por
jo prej Allahut. Njërzit e tillë mund të shfaqin falënderimin
e tyre me sjellje të rreme kur nuk ka sëmundje, por në
kohërat e vuajtjeve, është e mundëshme që ata
mund lehtë të kalojnë në mosmirënjohësa.
Kjo do të jetë e njohur gjithashtu së besimtarët e
vërtetë mbesin mirënjohes ndaj Allahut edhe në kushtet
më të veshtira. Ndonjëri që shikon nga jashtë
mund të shohë se zvoglimi i disa të mirave e gëzojnë
besimtarin. Mirëpo, besimtarët, të cilët janë
të aftë të pranojnë aspektet e mira të çdo
ngjarje dhe situate, shohin të mira edhe në këtë.
Psh, Allahu thotë se Ai do t’i sprovojë njërzitë
me frikë, uri dhe humbje të shendetit ose jetës. Në
këso situatash, besimtarët gezohen dhe ndjenë mirënjohje,
duke shpresuar se Allahu do t’i shpërblejë ata me të
mira të xhennetit si kompensim për patundëshmerinë
e tyre që e treguan në sprovë. Ata e dinë se Allahu
nuk e ngarkon asnjërin më shumë se që ai mund të
durojë. Palekundëshmeria dhe bindja për një dituri
të ketillë i bënë ata të jenë të qetë
dhe mirënjohës. Prandaj, është një veti e qartë
e besimtarëve të tregojnë një dedikim dhe premtimi
të paluhatëshëm dhe Allahut ka premtuar të zgjerojë
të mirat e Tij në robërit e Tij mirënjohës në
të dy botërat, në këtë dhe në ahiret.
|