| SEKRETET E BESIMIT
TË NJËRIT NË FATIN DHE
MBËSHTETJA E TIJ NË ALLAHUN
Mbështetja në Allahun është një
cilësi e veçantë e besimtarëve të cilët
kanë besim të thellë, të cilët mund të çmojnë
fuqinë e Allahut, dhe të cilët janë të afërt
me Allahun. Ka sekrete të rëndësishme dhe të mira
në mbështetjen në Allahun. Mbështetja në Allahun
nënkupton një bindshmëri dhe besim të caktuar në
Allahun dhe në fatin që Ai e krijon. Allahu i ka krijuar të
gjitha krijesat, shtazët, bimët, sikur që i ka krijuar
edhe sendet e pa jetë -- secilin me synimin ose fatin e tij. Dielli,
hëna, detrat, liqenjët, drunjët, lulet, milingonen e vogël,
çdo gjethe që bjen, çdo njëren grimcë të
pluhurit në tavolinen tënde, një gurë në të
cilin ti merr thue, këmishen të cilën ti e ke blerë
dhjetë vjet më parë, pjeshkën në frigoriferin
tënd, nënën tënde, shokët e tu të shkollës
fillore, ty -- me pak fjalë çdo gjë ka fatin e tij i
cili është paracaktuar miliona vite më parë në
shikimin e Allahut. Fati i çdo krijese është i shenuar
në libër, i cili është quajtur në Kur’an
’’Nëna e Librit’’. Momenti i vdekjës,
momenti i rëmjes së gjethës më të imët,
momentin kur pjeshka në frigoriferin tënd fillon të kalbet,
dhe të gjitha fazat e gurit gjer sa ti merr thua në të-
me pak fjalë, çdo ngjarje, e rëndësishëme ose
e parëndësishëme - është e shënuar në
këtë libër.
Besimtarët kanë besim në fatin dhe ata e dijnë se
Allahu e ka krijuar fatin e tyre në variantën më të
mirë për ta. Kjo është pse, në çdo moment
të jetës së tyre, ata mbeshteten në Allahun. Me fjalë
të tjera, ata e dijnë se Allahu krijon të gjitha ngjarjet
me pajtim me qëllimin e parashikuar dhe se ne çkado që
Allahu krijon ka të mira. Psh ngjitja e ndonjë sëmundje
vdekjeprurëse, konfrontimi me një armik të pamëshirëshem
dhe të papelqyeshëm, të qenit i nënshtruar akuzimeve
të pavërteta pavarësisht nga ajo se jeni i pafajshëm,
ose takimin me ngjarjet më trishtuese që ndokush mund t’i
paramendojë, nuk e levizin besimin e besimtarëve as që
shkakton ndonjë frikë në zemrat e tyre. Ata e mirëpresin
çka Allahu ka krijuar për ta. Besimtarët nxjerrin kënaqësi
të madhe për takimin e situatave të cilat zakonisht i tmerrojnë
ose ju sjellin dëshprim jobesimtarëve. Kjo është për
arsye se edhe skenari më tmerrues është planifikue përpara
prej Allahut për me i sprovue ata. Ata të cilët ju përgjigjen
këtyre situatave me palëkundëshmeri dhe mbështeten
në Allahun dhe në fatin që Ai krijon, do të meritojnë
dashuri dhe përfitime të kënaqësive te Allahu. Ata
e fitojnë xhennetin për gjithmonë. Prandaj, besimtarët
pëlqejnë komoditetin dhe kënaqësinë në mbështetjen
në Allahun gjatë tërë jetës së tyre. Kjo
është një e mirë dhe sekret që Allahu u a zbulon
besimtarëve. Allahu thotë në Kur’an se:
Atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do
ata që mbështeten (Ali-Imran: 159)
Pejgamberi i Allahut (saas) gjithashtu e ka theksuar këtë kur
ai tha:
Një robë i Allahut nuk ka besim të vertetë përderisa
ai te mos besojë në fatin (me anët e mira dhe të kqija
të tij) dhe të dijë se ai nuk mund të parandalojë
diçka që i ndodh atij (e mir a e keqë) dhe se ai nuk
mund të nxen diçka që i ka kaluar (e mirë a e keqë)4
Edhe një pikë e përmendur në Kur’an për
mbështetjen në Allahun është ‘’marrja
e paramasave‘’. Kur’ani na informon neve për paramasa
të shumta të cilat besimtarët mund t’i marrin në
situata të ndryshme. Në shumë ajete, Allahu gjithashtu
tregon sekretin se ato paramasa të cilat janë pranuar si formë
e adhurimit ndaj Allahut, nuk mund ta ndrrojnë fatin. Profeti Jakupi
(as) i ka këshillua bijët e tij që të marrin disa
paramasa gjersa të hyjnë në qytet, por pastaj ai ja u përkujtojë
atyre që të mbeshtetën në Allahun. Ky ajetë i
përshtatëshëm është si vijonë:
Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mij, mos hyni (në Egjipt) për
një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë
nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut,
vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut,
vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten
ata që besuan. (Jusuf: 67)
Sikur që shihet nga fjalet e Profetit Jakupit (as) besimtarët
pa dyshimë marrin masa paraprake, por ata e dinë se nuk mundën
të ndrrojnë atë që Allahu e ka vendosur për ta.
Psh një përson duhet t’i respektojë rregullat e trafikut
e jo të vozisë pa kujdes. Kjo është një paramasë
e rëndsishëme dhe një formë e adhurimit e kryer për
jetën e tij por edhe për të tjerëve. Sidoqoftë,
nëse Allahu ka vendosur që ai përson të vdesë
në aksident të veturës, kurrfarë paramasash nuk mund
të mirren që ai të shpetojë. Nganjëherë
një veprim paraprak mund të duket se atij përsoni i ka
mundsuar të shpetojë nga vdekja. Ose dikush mund të marr
një vendim kritik, i cili e ndërron tërë anën
e jetës së tij; ose dikush mund të shpetojë nga një
sëmundje vdekjeprurëse duke treguar forcën dhe rezistencën
e tij. Sidoqoftë, të gjitha këto ndodhin për arsye
se Allahu e ka urdhëruar kështu. Disa njërz i keqinterpretojnë
ngjarjet e tilla si ‘’kapërcim i fatit të ndonjërit’’
ose ‘’ndryshim i fatit të ndonjërit’’.
Por, kurrkush, as edhe ai përson që duket më i fuqishmi
dhe më i vendosuri në botë, nuk mund të ndrrojë
atë që e ka urdhëruar Allahu. Asnjë njëri nuk
ka asi fuqie. Në të kundërten, çdo gjallesë
është e pafuqishme përpara urdhërit të Allahut.
Fakti se disa përsona nuk e pranojnë faktin, nuk e alarmon të
vërteten. Në fakt, mohimi i fesë nga ata është
urdhëruar gjithashtu. Allahu e shpallë këtë në
Kur’an si vijonë:
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin
tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër
- Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun
është lehtë. Ashtu që të mos dëshproheni
tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni
tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu
nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
(Hadid: 22-23)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, çdo ngjarje
që ndodhë është e paracaktuar dhe e shkruar në
libër në shikimin e Allahut. Prandaj, Allahu i thotë njëriut
mos të ankohet për atë që ka mund t’i ketë
kaluar atij. Psh një përson që e humbë tërë
pasurinë e tij në zjarr apo në një sprovë ekspërimentale
tregtare, kjo humbje është sepse ashtu është vendosur,
është e pamundshme për të që të pengojë
që keto të ndodhin. Kështu që, do të ishte e
pakuptimt që të ketë arsye për ankime në këso
humbje. Allahu i sprovon njerëzit me ngjarje të ndryshme të
cilat janë vendosur për ta. Ata të cilët mbështetën
në Allahun kur të takojnë asi ngjarjesh fitojnë kënaqësi
dhe dashurinë e Allahut. Ata të cilët nuk mbështeten
në Allahun, në anën tjetër, kurrë nuk do të
lirohen nga problemet, shqetësimet dhe hidhërimet gjat tërë
jetës së tyre në këtë botë, dhe do të
jenë të dënuar përgjithmonë në ahiret. është
e qartë si kristali se mbështetja e ndonjërit në Allahun
është dobi dhe rahati në të dy botrat në këtë
dhe në ahiret. Me anë të shpalljes së këtyre
sekreteve besimtarëve, Allahu i ka lehtësuar ata nga veshtirësitë
dhe i ka shpërblyer në sproven e tyre në këtë
botë me jëtë të lehtë.
|