| NË ÇDO
NGJARJE KA TË MIRA
Allahu na informon neve se Ai krijon çdo ngjarje me
të mira në të. Ky është edhe një sekret
që e bën të mundshëme për besimtarët të
mbështeten në Allahun. Allahu thotë se edhe sendet të
cilat duken të pafavorshëme kanë shumë të mira
në to:
... bëni durim që All-llahu të japë
shumë të mira në një send që ju e urreni. (Nisa':
19)
... Por mund që ju ta urreni një send, e ai është
shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një
send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin
e çdo sendi) e ju nuk dini. (Bakare: 216)
Të vetëdijëshëm nga ky sekret, besimtaret kërkojnë
të mira dhe bukuri në çdo ngjarje. Jo siç duket
ngjarja e kundërt, mundimi ose ligështia i shqëtëson
ose i brengosë ata. Ata vazhdojnë vetëpërmbajtjen
e tyre edhe nese ekspërienca e tyre është e parëndësishëme
ose një përvojë serioze e rëndë. Muslimanët
e sinqertë shohin të mira dhe qëllim hyjnor bile edhe në
humbjen e tërë pasurisë së tyre të fituar në
mënyrë të vështirë. Ata shprehin mirënjohje
Allahut për dhurimin e jetës. Ata besojnë se Allahu i ka
mbrojtur ata prej bërjes se ndonjë akti të keq ose kundër
lidhjes se madhe për pasuri. Prandaj, ata i shprehin falënderimet
më të thella Allahut për arsye se çfardo humbje
në këtë botë nuk krahasohet me humbjen në ahiret.
Humbja në ahiret nënkupton dënim të përjetshëm
dhe te padurueshëm. Këta të cilët e përkujtojnë
vetën me ahiret, në çdo ngjarje shohin të mira dhe
bukuri të cilat i drejtojnë në ahiret. Këta të
cilët i tejkalojnë këto prova të rënda do t’i
njohin dobësitë e tyre përapara Allahut, dhe do të
rishikojnë sa shumë kanë nevojë për Allahun.
Ata do të drejtohen te Allahu me më shumë përulësi
gjatë lutjeve dhe ai përkujtim do t’i afroj ata më
afër Tij. Kjo sigurisht është një fitim i pa masë
për ahiretin e përsonit. Këto, duke u mbështetur absolutisht
në Allahun dhe duke treguar palëkundëshmëri, ata do
të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe do të
shpërblehen me lumturi të përherëshme .
Njëriu duhet të kërkojë të mira dhe bukuri jo
vetëm në prova të rënda, por gjithashtu në zakonshmerit
ditore. P.sh. duke djegur ushqimin, në mënyrë të përpikët
mund ta qojë atë përson me marr paramas të shumta
te cilat do të parandalojnë, me deshiren e Allahut, një
aksident më serioz në të ardhmën. Një i ri mund
të dështojë nga një provim për pranim në
fakultet, ai i ka humbur shpresat e tij për të ardhmen. Ai duhet,
megjithatë, ta dijë se në deshtimin e tij ka të mira,
gjithashtu; ai duhet të jetë i aftë të mendoj se Allahu
mund të ketë dashur që ai të shmanget prej disa kushteve
ose njërzve të pafavorshëm dhe në këtë mënyrë
të ndihet i knaqur me rezultatin. Si alternative, me mendua se Allahu
në çdo ngjarje ka vendosur shumë të mira të
cilat ose janë të dukshme ose janë larg nga imagjinata,
besimtarët shohin bukuri në nënshtrimin e plot në
udhëzimin e Allahut.
Një përson mund te mos shoh gjithmonë të mira dhe
qëllime të shenjëta prapa çdo ngjarje. Madje edhe
nese kjo është çeshtja, ai e dinë se në çdo
ngjarje ka të mira padyshim. Ai paraqet lutjet e tij për Allahun
që t’i tregoj atij për çdo të mirë dhe
qëllimë të shenjët të fshehur prapa çdo
ndodhie.
Ata të cilët janë të vetëdijëshëm se
çdo gjë ka qëllimin e krijimit të Allahut kurrë
nuk i përdorin fjalët e kota “sikur të mos e kish
bërë atë…” ose ”sikur te mos kisha thënë”etj.
Gabimet, të metat ose siç duken ngjarjet e pafata para se
gjithash përfshijnë te mira dhe secila prej tyre janë sprova
te fatit. Allahu jep mesim të rëndësishëm dhe përkujtim
për njëriun në fatin që e krijon për çdo
përson individualisht. Për ata të cilët mund të
vlersojnë me mendjehollësi, nuk ka asnjë gabim ose fatëkeqësi,
por mësime, paralajmërime dhe urtësi prej Allahut. P.sh.
një musliman të cilit i digjet lokali do të kerkoj shpirtin
e tij, dhe do të bëhet edhe më i sinqertë dhe më
besnik në besimin e tij, duke menduar se ishte paralajmrim prej Allahut
kundër kënaqsisë dhe dashuris së tepërt me të
mirat e botës.
Vazhdimisht, pa marrë parasysh se çka ndonjëri has në
jetën e tij, provat e veshtira do të marrin fund të gjitha
përfundimisht. Një përson i cili përkujton një
vuajtje do të jetë i habitur se nuk është asgjë
më shumë se një kujtim i turbullt në mendjen e tij.
Kjo është gjthashtu si njërzit i kujtojnë skenat prej
filmave. Në përputhje me rrethanat, një ditë do të
vij dhe ekspërienca e dhimbjes më të madhe, do të
jetë vetëm kujtim, më shumë si një paraftyrim
i një skene nga një film. Vetëm një send do të
jetë: qëndrimi i supozuar i përsonit gjatë kohës
së vuajtjes dhe nëse Allahu është i kënaqur me
të apo jo. Një përson nuk do të thirret për llogari
për ekspëriencen. Për këtë, të qenurit në
orvatje për të parë të mirat dhe qëllimin e shenjët
të Allahut që i krijonë në situata të cilat takohet
ndonjëri dhe një qëndrimi pozitiv do t’i sjellin
besimtarit lumturi në të dy botrat. As pikëllimi e as frika
nuk i pret këta besimtarë të cilët janë të
vetëdijëshëm për këtë sekret. Ngjashmerisht,
askush, asnjë ngjarje s’mund të frikësoj, dëmtoj
ose shqëtësoj në këtë ose në botën
tjetër (ahiret). Allahu e tregon këtë sekret në Kur’an
si vijon:
Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e
juve gjithësesi do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush
pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që
do të brengosen”. (Bekare: 38)
Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë)
nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë
brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të
ruajtur.Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në
çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për
shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të
pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh. (Junus:
62-64)
|